
Kina ka shpallur zyrtarisht masat për ndërtimin e një zone demonstruese për arritjen e mirëqenie të përbashkët në provincën Zhejiang. Synimi i ketyre masave do te jetë adresimi i problemit të zhvillimit jo të ekuilibruar ndërmjet zonave urbane dhe atyre rurale. Udhëzimi i lëshuar nga Komitetit Qendror i Kinës dhe Këshillit të Shtetit, përfshin masa të shumëfishta për realizimin e një shembulli për promovimin e prosperitetit të përbashkët. Presidenti kinez Xi Jinping ka treguar rëndësinë e "prosperitetit të përbashkët" duke theksuar se kjo nuk është vetëm një çështje ekonomike por edhe një çështje politike duke ju drejtuar qeverisë që ta trajtojë në mënyrë aktive problemin e differencës së të ardhurave si dhe nevojën për të përmirësuar jetesën e banorëve. Reforma dhe hapja e Kinës ka pasuruar vazhdimisht konceptin e mirëqenies për të arritur në një prosperitet të përbashkët për të gjithë popullsinë dhe jo të krijohen polarizime ndërmjet grupeve shoqerore.

Zhejiang është një provincë bregdetare në lindje të Republikës Popullore të Kinës. Kryeqyteti i tij dhe qyteti më i madh është Hangzhou. Eshtë një nga njësitë më të vogla politike të në Kinë, por është gjithashtu një nga më të populluarat. Zhejiang ka qenë për shumë shekuj një nga qendrat e mëdha kulturore dhe letrare të Kinës. Emri i provincës rrjedh nga lumi i saj kryesor - i njohur si lumi Fuchun në brendësi dhe lumi Qiantang në grykëderdhjen e Gjirit Hangzhou por i quajtur historikisht Zhe Jiang. Zhejiang është ndër provincat kryesore kineze në produktivitetin e lartë të fermave bujqësore dhe udhëheq në prodhimin e çajit dhe në peshkim. Bujqësia e saj është ndër më të larmishmet e Kinës. Provinca ka sasi të mëdha depozitimesh pirofiliti dhe aluniti. Kërkimet në det të hapur në Detin e Kinës Lindore kanë dhënë gjetje të naftës dhe gazit natyror. Zhvillimi industrial u stimulua nga rritja e prodhimit të energjisë elektrike bazuar në lumenjtë me rrjedhje të shpejtë. Hidrocentrali i lumit Xin’an, i përfunduar në 1965, është një nga më të mëdhenjtë në Kinë. Reaktori i parë i stacionit bërthamor të Qinshan, pranë Haiyan në bregdetin verior të Gjirit Hangzhou.

Kontributi më i lartë ekonomik vjen nga industria e lehtë. Kjo pjesërisht pasqyron rolin historik të provincës si një qendër tregtare, artizanale dhe prodhues i rëndësishëm tekstili që nga vitet 1890. Hangzhou u shfaq si një qytet i madh industrial pas vitit 1949. Provinca prodhon një gamë të gjerë të mallrave industriale dhe të konsumit, përfshirë makineritë, tekstilet, mjetet bujqësore, kimikatet, radiot dhe televizionet. Provinca është bërë një eksportuese e rëndësishme me një numër qendrash të specializuara eksporti për produkte të lehta industriale dhe artizanatit. Një industri artizanale e lulëzuar ndodhet kryesisht në fshatrat rurale. Produktet e njohura në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare përfshijnë porcelanin e Longchuan, çadrat e mëndafshit dhe sixhade të Hangzhou, dhe qëndisje, lidhëse, gdhendje në dru dhe gurë, sende inlay dhe një mori produktesh të tjera të artit popullor kinez. Huadiao, një lloj verë orizi i bërë në Shaoxing, është një produkt i mirënjohur tradicional vendas.
Provinca është nga më të zhvilluarat në aspektin ekonomik të vendit dhe një nga kontribuesit kryesor në prodhimin e pergjithshëm bruto. Prodhimi i Pergjithshëm Bruto në vitin 2020 i provincës llogaritet në rreth 6.46 trilion yuan duke u renditur në vëndin e katërt mbas provincave të Guangdong, Jiangsu dhe Shandong. Keto provinca në vitin 2020 kontribuan respektivisht në krijimjn e prodhimit te përgjithshëm bruto në 11.0 trilion yuan, 10.3 trilion yuan, dhe 7.31 trilion yuan. Ndërsa Prodhimi i Përgjithshëm Bruto për frymë i ka tejkaluar 100,000 juan, dhe llogaritet të jetë rreth 1.6 herë më i lartë se mesatarja e vendit. Pavarësisht nga arritjet historike që Kina ka bërë në drejtim të një shoqërie mesatarisht të prosperuar, dhe veçanërisht në eliminimin e varfërisë absolute në zonat rurale në të gjithë vendin, ajo ende përballet me problemin e dukshëm të zhvillimit jo të balancuar. Një hendek i madh egziston midis zhvillimit të zonave urbane dhe rurale, si dhe një ndarje të madhe në shpërndarjen e të ardhurave. Në vitin 2020 të ardhurat e disponueshme për banore llogariten në 32,189 yuan, në zonat urbane kjo llogaritet në 43,834 yuan ndërsa në zonat rurale 17,131 yuan. Kjo diference por me ulet e të ardhurat e disponueshme për kokë banori ndërmjet banorëve urbanë dhe atyre të zonnave rurale është një realitet dhe për provincën Zhejiang. Ndërsa raporti i të ardhurave midis banorëve urbanë dhe ruralë në nivel kombëtar është rreth 2.7 herë, në province e Zhejiang ky raport në vitin 2020 ra në 1.96.

Zhejiang është përzgjedhur për të ndërtuar një zone të prosperitetit të përbashkët nisur nga përparim i dukshëm në zgjidhjen e problemit të zhvillimit të pa ekuilibruar. Dhe si tregues kryesor i zhvillimit të ekuilibruar të provincës është raporti më i ulët ndermjet të ardhurave midis banorëve urbanë dhe ruralë krahasuar me këtë raport për provincat e tjera si dhe në nivel kombertar. Provinca ka gjithashtu një potencial të lartë për përmirësim dhe zhvillim ekonomik. Në krijimin e një zone demonstruese, fokusi duhet të përqendrohet në promovimin e prosperitetit të përbashkët me një qëllim për të përmbushur kërkesën në rritje të banoreve për një jetë më të mirë, Udhëzimi bën thirrje për reforma dhe inovacion për të adresuar boshllëqet e zhvillimit midis rajoneve, si dhe midis zonave urbane dhe rurale si dhe për të ngushtuar hendekun e të ardhurave, me një theks në fshatin, komunitetet e nivelit bazë dhe zonat më pak të zhvilluara, si dhe njerëzit në nevojë. Në ndërtimin e zonës demonstruese, përparësi do t'i jepet thellimit të reformave në sektorin shoqëror, thyerjes së barrierave institucionale që ndikojnë në zhvillimin me cilësi të lartë dhe rritjes së krijimit të mekanizmave të shpërndarjes së të ardhurave dhe pasurisë për të rritur drejtësinë sociale, Reformat e reja do të plotësohen dhe avancohen në fusha të tilla si inovacioni shkencor dhe teknologjik, dixhitalizimi, sistemet e shpërndarjes, zhvillimi i koordinuar midis zonave urbane dhe rurale dhe midis rajoneve të ndryshme, shërbimet publike dhe realizimi i vlerës së produkteve ekologjike.
Prof. Doktor Petraq Milo







