
Kina përballet me sfida historike në përmbushjen e objektivave për ZERO emetime karboni deri në 2060. Kina angazhohet të shkojë nga maksimumi i emetimit të dioksidit të karbonit në 2030, në ZERO emetim në 2060. Koha është e kufizuar dhe presioni i këtij angazhimi është i madh.
Presidenti Xi, në prill 2020 tha: “kujdesi për mjedisin ofron përfitime të mëdha ekonomike, sepse mjedisi nënkupton ekonominë. Nëse mbrojmë mjedisin, marrim shpërblime nga ai”.
Në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 22 shtator 2020, ai deklaroi: “Synojmë asnjanësimin e emetimit të CO2 para 2060. Kina do shtojë kontributet e përcaktuara kombëtare për këtë, do miratojë politika dhe masa të fuqishme”.
Rreth 50% të emetimit të karbonit në Kinë vjen nga energjetika dhe Kinës i duhet të zhvillojë teknologji alternative energjetike, për të përballuar ritmet e rritjes ekonomike.

Niveli i CO2 në atmosferë është shtuar në nivele alarmante dhe llogaritet 147% me i lartë (2018) krahasuar me nivelin paraindustrial (1750).
Studiuesit deklarojnë se CO2 luan një rol shumë të madh në ngrohjen globale dhe ndryshimet klimaterike.
Angazhimi i Kinës për reduktimin e emetimit të gazrave të dëmshme në atmosferë, së bashku me përpjekjet për rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë globale pas pandemisë së koronavirusit, paralelisht me iniciativat e tjera të Qeverisë Kineze në arenën ndërkombëtare, shprehin qartë dëshirën për të marrë më shumë përgjegjësi globalisht, si pjesë e e synimeve 20/20/20, që janë (1) pakësimi i emetimit të (CO2) 20%, (2) rritja e pjesës së tregut të energjisë së rinovueshme 20% dhe (3) rritja 20% e efikasitetit të energjisë.
Angazhimi i Kinës në pakësimin e emetimit të CO2 në atmosferë ka krijuar një presion të fuqishëm pozitiv për pjesën tjetër të botës, për më shumë përpjekje dhe stimul këtë drejtim, presion që në radhë të parë drejtohet te vendet me zhvillim të madh industrial si SH.B.A., India, Rusia, etj, që të rishikojnë objektivat e emetimit të CO2.

Në këtë aspekt duhet të marrim parasysh edhe faktin se Kina është një vend që po kalon nga vend në zhvillim, në vend të zhvilluar dhe nga viti 2020 nuk ka varfëri absolute.
Rritja ekonomike e Kinës dhe zhvillimi në tërësi i vendit, sipas objektivave të Planit XIV Pesë-vjeçar, kërkojnë investime dhe zgjerim kapacitetesh prodhuese, që përbëjnë presion shumë të madh për Kinën, ekonominë e saj dhe komunitetin e saj të biznesit.
Megjithatë, Presidenti Xi Jinping, duke marrë parasysh këtë, është angazhuar personalisht për reduktimin e emetimit të dioksidit të karbonit në ZERO, deri në vitin 2060 dhe këtë e ka shprehur edhe në fjalën e tij në Saimitin dy ditor të prillit 2021.

foto nga VCG
Ishte Joe Biden, Presidenti aktual i SHBA-ve, që ftoi ditët e fundit në Samit liderët botërorë të 40 vendeve emetuese më të mëdha të gazrave serrë, midis tyre përfaqësues nga 17 vendet përgjegjëse për rreth 80% të emetimeve globale, dhe krerët e vendeve që janë veçanërisht të prekshëm nga ndikimet klimatike, midis tyre Xi Jinping dhe Vladimir Putin. Ky samit vjen pasi Biden e solli përsëri SHBA – në në marrëveshjen e Parisit 2015, për uljen e emetimeve globale të karbonit.
SHBA dhe Kina janë emetuesit më të mëdhenj të CO2, me më shumë se gjysmën e këtij emetimi. Kjo ka ndikuar në riformulimin e interesit të përbashkët për të luftuar ndryshimet klimaterike.
Është e dukshme se nuk mund të ketë zgjidhje globale pa Kinën dhe SHBA-në në tavolinë.
Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, “Samiti nxjerr në pah shembuj sesi ambicia për klimën do krijojë vende pune me pagesë, përparojë teknologjitë inovative dhe ndihmojë vendet e pambrojtura t'i përshtaten ndikimeve klimatike”.
Biden ka objektiv që emetimet e sektorit të energjisë të jenë neutrale deri në 2035, ndjekur nga ekonomia amerikane deri në 2050, duke bllokuar shpimet e reja të naftës dhe gazit në tokat federale dhe në det të hapur.

foto nga VCG
Takimi iniciuar nga Biden, vjen pas disa takimeve që Xi ka patur me drejtuesit e Francës dhe Gjermanisë, ku ai ka theksuar se vendet e zhvilluara duhet të jenë shembull për uljen e emetimeve dhe SHBA-të të ripërfshihen në Marrëveshjen e Parisit 2015.
Ulja e emetimeve globalisht deri në vitin 2030 shihet e nevojshme të përmbushet qëllimi i Kombeve të Bashkuara për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius.
Kryeministri britanik, Johnson deklaroi se “tashmë lopja ka ndryshuar” dhe premtoi reduktim 68% deri në 2030 dhe 78% deri në 2035..
Japonia angazhohet të reduktojë me 46% emetimin e CO2 deri në vitin 2030.
Kryeministri kanadez, Trudeau u angazhua për reduktim 40 – 45%.
Bashkimi Evropian premtoi ulje 55% deri në 2030.

foto nga VCG
"Ne duhet të lëvizim më shpejt për të zbatuar zotimet për 2030," tha Presidenti i Francës Emmanuel Macron.
Presidenti rus, në fjalimin drejtuar kombit rus, javën që shkoi tha se ai vendosi qëllimin për të kufizuar ndjeshëm vëllimin e emetimeve neto në Rusi deri në vitin 2050. “Fati i të gjithë planetit tonë, perspektivat e zhvillimit të secilit vend, mirëqenia dhe cilësia e jetës së njerëzve varen kryesisht nga suksesi i këtyre përpjekjeve”, tha Putin.
Austria angazhohet për dekarbonizimin e ekonomisë së saj deri në 2040.
Zvicra angazhohet që të gjenerojë energji elektrike nga burime të rinovueshme.
Danimarka po ndërton 600 ferma me energjinë e erës, që përballojnë kërkesën totale të vendit për energji elektrike.
Norvegjia angazhohet që pas 2025 të mos tregtohen mjete transporti që punojnë me hidrokarbure.
Suedia e ka organizuar ngrohjen e familjeve me anë të impianteve bashkiake dhe ka taksat më të larta të karbonit në botë.
Presidenti i Brazilit Bolsonarou angazhua për të eliminuar shpyllëzimet ilegale në vend deri në 2030 dhe u zotua të arrijë neutralitetin e karbonit deri në 2050.
Kryeministri italian Draghi tha: "Jam i kënaqur kur shoh SHBA-të u kthyen për të punuar së bashku me ne në politikën e klimës”.

foto nga VCG
Kancelarja gjermane Merkel, theksoi se angazhimet e Biden dërgojnë një “mesazh të rëndësishëm për bashkësinë ndërkombëtare”.
Por në fakt, është angazhimi i Kinës dhe i Presidentit të saj Xi Jinping që solli riangazhimin e SHBA-ve në Marrëveshjen e Parisit 2015, angazhimin personal të presidentit të SHBA - ve dhe angazhimin e vendeve të tjera në këtë detyrim global, që të detyruara nga zhvillimet aktuale dhe nga angazhimi total i Kinës dhe presidentit të saj Xi Jinping, deklaruan në Samit objektivat e tyre të reja në lidhje me emetimin e CO2”.
Kështu Kina tashmë bëhet praktikisht udhëheqëse globale e nismës ZERO karbon.







