CMG: Samiti i 9-të i liderëve të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore i zhvilluar virtualisht më 9 Shkurt të këtij viti. Vleresimi juaj si eksperte per Samitin

Marsela Musabelliu në intervistë për CMG

Marsela Musabelliu në intervistë për CMG

Marsela Musabelliu: Ky ishte pa dyshim një samit tejet i rëndësishëm, jo vetëm për kushtet aktuale të kohëve në të cilat jetojmë, por edhe për mesazhet që u dërguan gjatë tij. Fakti që ishte vetë Presidenti Xi drejtuesi i këtij takimi tregon padyshim rëndësinë e kësaj platforme në sytë e vetë Kinës. Ndoshta dhe për t’i dhënë fund aludimeve dhe kundërshtive të gjera që “17+1” ka marrë nga Perëndimi, ishte çasti i volitshëm t’ju tregohej rëndësia e kësaj platforme, jo vetëm kundërshtarëve, por edhe vetë vendeve anëtare të nismës. Një kapitull i ri bashkëpunimi ishte fraza më e nënvizuar në këtë Samit.

Ky samit hapi rrugën për një botë “Pas-Pandemike” ku Kina dhe vendet e EQL veprojnë ngushtë për një të ardhme më të mirë, një të ardhme ku mbizotëron multilateralizmi.

CMG: Këto ditë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, nënshkroi së bashku me Ministrin e Tregtisë së Republikës Popullore të Kinës, Wang Wentao, Memorandumin e Mirëkuptimit “Për Ngritjen e një Grupi të Përbashkët Pune për Bashkëpunim Investimi”, në kuadër të nismës së përbashkët “Një Brez, Një Rrugë”. Si eksperte e marrëdhënieve dypalëshe si e vlerësoni këtë memorandum?

Ministri i Tregtisë së Republikës Popullore të Kinës, Wang Wentao

Ministri i Tregtisë së Republikës Popullore të Kinës, Wang Wentao

Marsela Musabelliu: Prej disa vitesh qeveria shqiptare ka identifikuar energjinë, bujqësinë, turizmin dhe infrastrukturën si katër fushat kryesore të zhvillimit të saj ekonomik kundrejt jo vetëm Kinës, por të gjithë investitorëve të huaj. Aktualisht në Shqipëri janë afro 140 kompani me pronësi totale ose të pjesshme kineze dhe shuma totale e investimeve të Kinës në Shqipëri i kalon 800 milion dollarë. Por duke parë eksperiencën e vendeve të tjera të Ballkanit me investimet kineze mund të themi se Shqipëria ka shumë potencial të pashfrytëzuar në këtë drejtim, sidomos në drejtim të investimeve.

Në Shkurt mësojmë për nënshkrimin e Memorandumit e Mirëkuptimit “Për Ngritjen e një Grupi të Përbashkët Pune për Bashkëpunim Investimi”, në kuadër të nismës së përbashkët “Një Brez, Një Rrugë”.

Ministrja Denaj me Memorandumin e Mirëkuptimit Shqipëri-Kinë

Ministrja Denaj me Memorandumin e Mirëkuptimit Shqipëri-Kinë

Ky memorandum synon promovimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare, si dhe rritjen e investimeve dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përmirësuar mekanizmin e bashkëpunimit për investime nën kuadrin e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet dy qeverive.

Unë mendoj se ky është patjetër një hap më tej në bashkëpunimin pragmatik midis dy vendeve, pasi identikifikimi i fushave të interesit të përbashkët dhe krijimi i një grupi “ad hoc” për të ndjekur hap pas hapi procesin e investimeve, tregon vullnet të dyanshëm dhe ne si vend na intereson patjetër thithja e investimeve te huaja, duke patur parasysh fazën zhvillimore në të cilën ndodhemi.

“17+1” ka afro 40 mekanizma dhe platforma të koordinimit profesional të ngritura nga Kina dhe vendet e EQL, të gjitha këto janë duke luajtur një rol të rëndësishëm. Ky komision i shtohet kësaj liste dhe ne shpresojmë që frytet e këtij komisioni t’i shohim sa më shpejt.

CMG: Në çfare nivelesh janë aktualisht marrëdhëniet tregtare Kinë –Shqipëri?

Marsela Musabelliu: Nëse ka një fushë në të cilën marrëdheniet dypalëshe shkëlqejnë kjo është tregtia.

Për dekada Shqipëria varet nga importet për pjesën më të madhe të konsumit të saj të brendshëm dhe sipas njoftimeve të fundit të Bankës Botërore, tregtia e mallrave të vendit përfaqëson 58.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Tregtia midis Kinës dhe Shqipërisë ka qenë në qendër të disa çështjeve të rëndësishme komisionet ndërqeveritare. Komisioni i Përbashkët Ndërqeveritar Ekonomik dhe Tregtar u krijua në 1989 dhe asokohe ishte një një hap i rëndësishëm i shkëmbimeve për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis të dy palëve. Nga ai vit ka pasur nëntë takime të nivelit të lartë të përqendruar në shkëmbimin ekonomik, me ato të fundit mbajtur në Ningbo në 2018 nën Seksionin e 9-të të Komisionit të Përbashkët Ekonomik midis Shqipërisë dhe Kinës (me sesionin e 8-të që po mbahet në 2014 në Tiranë).

Në shkurt 2020 mallrat prodhuar në Kinë kanë një rritje të ndjeshme në tregun e Shqipërisë. Produktet kineze janë të pranishme në Shqipëri në mënyrë të konsiderueshme pas vitit 2001, që përkon me pranimin e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë. Në vitet e para të mijëvjeçarit importet nga Kina nuk ishin e bollshme, megjithatë kjo prirje ndryshoi pas krizës financiare të vitit 2008 - që nga ai vit e tutje importet nga PRC u rritën dhe duke e bërë atë të 5-të, të 4-të dhe që nga kohët e fundit partneren e tretë tregtare të Shqiperisë (Pas Italisë 34.4%, Greqisë 7.5% vjën Kina 7.4% duke lenë pas Turqinë më 7.2%)

Eshtë pothuajse e pamundur të gjesh një shitës me pakicë ose shumicë në Shqipëri që të mos importojë mallra kineze, për këtë arsye dhe shumë të tjera, duhet bërë më shumë në mënyrë që të mbështesim dhe stimulojmë këto biznese në kërkimin e tyre për çmimin dhe cilësi më të mirë. Në vetëm 15 vjet importet nga Kina u rritën me afro katërfish, ndërsa eksportet në Kinë kanë një rritje gati njëzetfishuar.

Nëse bëjmë një ndarje sipas kategorive:

Sipas të dhënave të INSTAT, importet nga Kina dominohen nga pajisjet elektrike, sanitare, makineri të cilat përbëjnë rreth 40% të totalit me vlerë mbi 23 miliardë lekë (188) milion Euro. Mallrat e hekurit dhe çelikut përbëjnë grupin e tretë më të importuar nga Kina në 4 miliardë lekë (31.7 milion euro), Veshjëmbathjet pasojnë më të importuar nga Kina për tregun shqiptar me vlerë 5.2 miliardë lekë (42.5 milion Euro). Pesha e konsiderueshme e importeve të zëna përfshin gjithashtu mobiljet, shtretërit, dyshekët, llambat dhe pajisjet e ndriçimit etj.

Bazuar në të dhënat e mësipërme se rritja e prezencës së mallrave kinëze në tregun shqiptar nuk është vetëm si rezultat i fuqisë së ulët blerëse të vendit por është për shkak të diversifikimit të produkteve kineze dhe rritjes së artikujve për kategori. Rritja e importeve nga PRC qëndron po merr vlerë të shtuar ndër vitë, dhe sipërmarrësit shqiptarë po blejnë në Kinë produkte deri në dikur më parë ishin blerë në rajon.

Kurse, eksportet shqiptare në Kinë arritën në 6.2 miliardë lekë (50.9 milion euro) në 2019, Kinë dominohen nga kromi. Në të vërtetë, eksportet e xeheve arriti në 5.9 miliardë lekë (48.2 milion euro), duke përbërë 95 përqind të eksporteve totale në ( xeheroret ose nga lëndë të tjera metalmbajtëse).

Dua ta mbyll me një tjetër indeks shumë pozitiv, gjithmonë sipas INSTAT në janar 2021 Exportet në Kinën u rritën me 133%, ndërsa importet nga Kina u rritën me 19%.

CMG: Pas Samitit të 9 Shkurtit 2021, u firmosën dy protokollë të rëndësishëm, që hapin tregun kinez për kompanitë shqiptare të bulmetrave dhe mjaltit. Kjo duhet konsideruar një arritje, por Shqipëria ka dhe potenciale të tjera për të ofruar në bashkëpunim. Opinioni juaj për këtë? Sa e rëndësishme është firmosja e protokolleve te karantines me Kinën?

Marsela Musabelliu: Nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mësojmë se Shqipëria firmosi protokollet e Karantinës me Kinën, duke hapur kështu rrugën eksportit të produkteve të bulmetit e mjaltit

Megjithë kushtet e diktuara prej pandemisë, Shqipëria nuk do të kufizohet për të eksportuar produktet që kërkon tregu i huaj. Pas negociatave të zhvilluara që prej vitit 2018 mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Administratës së Përgjithshme të Doganave të Republikës Popullore të Kinës, lejohet tashmë tregtimi pa barriera në tregun kinez të dy prej produkteve shqiptare, bulmeti dhe mjalti.

Në qarqet e biznesit shqiptar, kur Kina është temë bisede kryesisht shihet si një vend nga ku të blihen produkte, dhe jo të shiten. Në shumë njerëz pyesin se çfarë mund të shitet në një vend që prodhon gjithçka? Por ja që ka vend për eksporte nga Shqipëria në Kinë. Si shembul specifik mund të merren mjalti dhe bulmetrat. Për të dyja këto kategori Shqipëria ka atë që në ekonomi quhet avantazhit krahasues, i cili i referohet një tipari që ka epërsi në një komb ose i një industrie specifike. Në këtë rast për kompanitë shqiptare, kanë potencial të madh për sa i përket mjaltit dhe bulmetrave cilësore, dhe "tipari i tyre superior" është i lidhur me tokën, pozicioni gjeografik, klima mesdhetare që ka afërsisht 265 ditë me diell a vit, dhe një pafundësi lulesh që vijnë nga zona të ndryshme të vendit, për të cilat flora shqiptare është famshme.

Gjatë disa hulumtimeve të mia nëpër Shqipëri kam patur rastin të flas me disa prodhues të mjaltit, të cilët jo vetëm e mendonin hapjen e tyre në tregun kinez por edhe e kishin ndjekur rrugën për të promovuar prodhimet e tyre në Shanghai dhe Ningbo.

Me anë të nenshkrimit të këtij protokolli, bizneset agrare shqiptare kanë mundësi të eksportojnë produktet e mjaltit dhe bulmetit drejt ekonomisë së dytë më të madhe në botë. Heqja e barrierave në doganë për eksportimin e produkteve shqiptare do të stimulojë më tej prodhimin vendas. Gjithashtu, hapja e tregjeve të reja për eksport do t'i bëjë bizneset agrare shqiptare më konkurruese në tregjet ndërkombëtare për shkak të kushteve dhe çmimeve të favorshme tregtimi.

Kapacitetet e konsumit të një vendi si Kina janë jashtëzakonisht tërheqëse për çdo kompani serioze në mbarë botën. Rëndësia në rritje e këtij sektori dhe konsultimi i shtuar me anëtarët e "17 + 1" mund të sjellë shumë përfitime për kompanitë shqiptare të këtyre fushave.

Por këto rezultate nuk erdhën nga hiçi, në Samitin e 9 shkurtit një pikë jashtëzakonisht e rëndësishme për eksportuesit e mallrave ishte zotimi i Kinës për të importuar më shumë se 170 miliard dollarë mallra nga EQL në pesë vitet e ardhshme. Presidenti Xi tha se Kina synon të dyfishojë numrin e produkteve bujqësore që importon nga rajoni dhe të vendosë një objektiv për të rritur vëllimin e tregtisë për produktet bujqësore me 50%.

Kjo është ajo për të cilën shumë prodhues shqiptarë kanë dëshiruar prej shumë kohësh, është një mundësi unike për ta që të arrijnë në tregun e madh kinez me produktet e tyre.

Intervistoi Eda Merepeza