Zyrtarët e lartë të Kinës pjesëmarrës në konferencën që u mbajt në Pekin, kanë analizuar konsolidimin e arritjeve përsa i përket reduktimit të varfërisë si dhe nevojën e rivitalizimit rural dhe sigurinë ushqimore si përparësi të qeverisë kineze. Në vitin 2012, Presidenti Xi Jinping deklaroi çrrënjosjen e varfërisë si një qëllim kryesor të politikës së Kinës. Kina ka ndjekur një strategji të "lehtësimit të synuar të varfërisë" - një koncept i paraqitur nga Presidenti Xi në vitin 2013, gjatë një udhëtimi në Provincën Hunan. Në fund të vitit 2015, qeveria kineze u angazhua zyrtarisht për çrrënjosjen e varfërisë deri në vitin 2020. Qeveria përcaktoi vijën e varfërisë rurale në 2011 prej 339.7 $ ose 2.300 Yuan. Zyra Kombëtare e Statistikave të Kinës llogarit që në vitin 2020, numri i popullsisë rurale në kufirin zyrtar të varfërisë, bazuar në standartet e vitit 2010, është ulur nga 97.5% në vitin 1978 në 1.7% në vitin 2018; në 0.6% në vitin 2019, ose nga 770.4 milion banorë në vitin 1978, në rreth 5.51 milion banorë në vitin 2019. Në fund të vitit 2020, Kina i ka përmbushur objektivat e saj për të çrrënjosur varfërinë ekstreme. Më shumë se 800 zona të konsideruara në varfëri ekstreme pak më shumë se një dekadë më parë, kanë kaluar në nivelin e varfërisë me të ardhura vjetore për frymë prej 4,000 juan, ose afërsisht $ 600, të përcaktuar nga qeveria,. Nëntë të fundit, në provincën Guizhou në jugperëndim të Kinës, dolën nga lista në fund të vitit 2020.

Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikës së Kinës dhe kalkulimet e autorit

Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikës së Kinës dhe kalkulimet e autorit

Asnjë vend tjetër nuk ka qenë në gjendje të nxjerrë një numër kaq të madh njerëzor nga varfëria, në një periudhë kohe relativisht kaq të shkurtër. Kina ka kontribuar më shumë se çdo vend tjetër në uljen globale të varfërisë. Kina ka nxjerrë 770 milion njerëz nga varfëria, duke arritur në vitin 2020 të arrij 10 vjet përpara objektivin e vendosur nga Kombet e Bashkuara për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme ne te gjitha vendet e globit. Puna dhe arritjet për zbutjen e varfërisë në Kinë ofruan përvojë të vlefshme për luftën globale kundër varfërimit. Presidenti Xi ka theksuar shumë herë se shkundja e varfërisë nuk është vija e fundit, por pika e fillimit të një jete të re dhe përpjekjeve të reja, duke kërkuar më shumë përpjekje për të konsoliduar dhe zgjeruar arritjet e vendit në zbutjen e varfërisë. Sfida kryesore e Kinës për të luftuar varfërinë do të jetë vendosja e një kufiri të ri të nivelit të varfërisë. Në kufirin e ri të varfërise në 3.2 $ dollar amerikan në ditë vlerësohet të jetojne rreth 5.4% e popullsisë. Gjithashtu të rëndësishme mbeten përpjekjet për të konsoliduar rezulatatet e zbutjes së varfërisë dhe për të parandaluar në mënyrë efektive që njerëzit të bien përsëri në varfëri.

Në takim e mbajtur, Presidenti Xi nënvizoi se pas fitores në uljen e varfërisë, Kina do të promovojë rivitalizimin rural, që do të fokusohet te puna në zhvillimin e bujqësinë në zonat dhe popullsinë rurale. Popullsia rurale është në rënie në të gjithë botën, por nevoja për rivitalizimin e zonave rurale është në rritje. Kina ka një popullsi të konsiderueshme në zonat rurale, pavarësisht nga ulja e saj në raport me popullsinë urbane. Numri i popullsisë në vitin 1978 është rreth 962.6 milion banorë dhe nga këto 82.1% në zonat rurale. Ndërsa në vitin 2019 numri i popullsisë arrin në mbi 1.4 miliard banorë, dhe nga këto 39.4% në zonat rurale. Reformat ekonomike që u zbatuan në Kinë, duke filluar nga viti 1978, kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në rritjen ekonomike të Kinës dhe standardet e jetesës së banorëve. Por, kjo ka kontribuar dhe në rritjen e pabarazisë ndërmjet zonave urbane dhe rurale, si dhe në standartin e jetesës. Qindra miliona njerëz kanë migruar nga fshati në qytete dhe burimet njerëzore të fshatit janë dobësuar. Treguesi më i dukshëm është hendeku i të ardhurave dhe i shpenzimeve midis zonave urbane dhe rurale. Hendeku i të ardhurave midis banorëve ruralë dhe qytetarë është rritur nga 2.57 : 1 që ishte në 1978, në 3.11 : 1 në vitet 2003-2009. Ndërsa hendeku i shpenzimeve për banor është rritur nga 2.9 : 1 në 1978, në 3.5 : 1 në periudhën 2003-2010.

Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikave të Kinës dhe kalkulimet nga autori

Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikave të Kinës dhe kalkulimet nga autori

Një hendek i lartë ka egzistuar ndërmjet zonave urbane dhe rurale, nëqoftëse analizojmë dhe tregues të tjerë që lidhem me standardin e jetesës si dhe atyre socialë. Një diferencë e lartë tregohet në raportin e numrit të automobilave, kompjuterave, ajër i kondisionuar, etj për 100 familje në vitin 2013, krahasuar familjet urbane me ato rurale.

Një diferencë e lartë shikohet dhe në numrin e personelit teknik shëndetësor, të mjekëve të infermierëve si dhe të numrit të shtretërve spitalorë. Raporti i mjekëve në vitin 1978 ndërmjet zonave urbane dhe rurale është 4.23 me 1, ndërsa raporti i numrit të personelit infermier është 9.15 me 1.

Rivitalizimi i zonave rurale u shndrua në një shqetësim të madh politik për qeverinë qendrore kineze. Rigjallërimi rural synoi kryesisht rritjen e prodhimit bujqësor, zhvillimin rural, standardet më të larta të jetesës, fshatra të pastër dhe qeverisje lokale efektive. Në vitin 2017, një nga pikat kryesore të Kongresit Kombëtar të 19-të të CPC-së do të ishte direktiva , për "zbatimin e strategjisë së vitalizimit rural". Kjo u konsiderua një strategji madhore që do të kishte ndikim thelbësor mbi zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Rritja e nivelit të zhvillimit të zonave rurale, është analizuar në evolucionin e treguesve të raportit të të ardhurave dhe shpenzimeve ndërmjet zonave urbane dhe rurale, të rritjes së standartit të jetesës, të treguesve të rritjes së prodhimit bujqësor dhe të inputeve bujqësore, si dhe të investimeve dhe prodhimit të energjisë elektrike në zonat rurale. Rritja ekonomike e zonave rurale me përparësi, ka sjellë ngushtimin e diferencës së raportit të të ardhurave dhe të shpenzimeve. Raporti i të ardhurave ndërmjet zonave urbane dhe atyre rurale u ngushtua në 2.6 : 1 në vitin 2020, ndërsa raporti i shpenzimeve në 2.0 : 1 në vitin 2020. Një ngushtim të dukshëm tregon edhe raporti i treguesve të standartit të jetesës si numrit të automobilave, i ordinatorëve, i telefonave celularë, i makinave larëse , i biçikletave elektrike, etj për 100 familje, si dhe raporti i numrit të përsonelit mjeksor, i mjekëve dhe infermierëve për 1,000 banorë ndërmjet zonave urbane dhe rurale. Prodhimi bujqësor është rritur nga 139, 700 milion Yuan në vitin 1978 në 11,358,000 njëqind milion Yuan në vitin 2018. Rritja e prodhimit bujqësor është rezultat i rritjes së sipërfaqes së tokës nën ujitje, të përdorimit të plehrave kimike, të numrit të mjeteve të mekanikës bujqësore, të konsumit të energjisë elektrike, të rritjes së investimeve dhe e prodhimit të energjisë elektrike në zonat rurale.

Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikave të Kinës dhe kalkulimet nga autori

Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikave të Kinës dhe kalkulimet nga autori

Në periudhën 1978-2018 një rritje e konsiderueshme është shënuar në fuqinë e makinerive bujqësore në rreth 8.5 herë; të numrit të traktorëve me fuqi të lartë në rreth 7.6 herë; të numrit të traktorëve me fuqi të vogël në rreth 13.3 herë; të konsumit të plehrave kimike në rreth 6.4 herë; si dhe konsumit të energjisë elektrike në rreth 37 herë. Investimet si dhe prodhimi i energjisë elektrike në zonat rurale janë rritur respektivisht 2.9 dhe 5.6 herë.

Rivitalizimi rural është një luftë gjithëpërfshirëse kundër varfërisë, papunësisë dhe pabarazisë, e cila përfshin të gjitha aspektet e shoqërisë, ndër të tjera, ato socialë, ekonomikë, politikë, hapësinorë, mjedisorë, kulturorë dhe institucionalë. Zhvillimi ekonomik duhet të çojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë banorëve të një rajoni, i cili arrihet përmes qasjes në nevojat themelore që çojnë në lirinë sociale dhe ekonomike.

Banka Botërore ka përcaktuar sigurinë ushqimore si një situatë kur të gjithë njerëzit në çdo kohë kanë mundësi fizike sociale dhe ekonomike në ushqim të mjaftueshëm, të sigurt dhe ushqyes që të plotësojë nevojat e tyre dietike si dhe preferencat për një jetë aktive dhe të shëndetëshme. Siguria ushqimore ka qenë prej kohësh një përparësi kryesore në Kinë dhe situata aktuale e pandemisë e ka sjellë atë në një fokus edhe më të mprehtë. Presidenti Xi ju ka kërkuar autoriteteve përkatëse t'i kushtojnë vëmendje të madhe sigurisë ushqimore dhe të ruajnë rreptësisht vijën e kuqe ne rreth 120 milion hektarë tokë të punueshme dhe të marrin masa të forta për të zbatuar sistemin më të rreptë për mbrojtjen e tokave bujqësore. Përpjekja e Kinës për të prodhuar mjaftueshëm për ushqyerjen e popullsisë së saj në rritje, është njohur prej kohësh. Ajo ushqen mbi një të pestën e popullsisë së botës me vetëm një të pesëmbëdhjetën e tokës së punueshme në nivel global.

Megjithëse prodhimi ushqimor i Kinës është rritur gjatë dekadave të fundit, siguria ushqimore mbetet një shqetësim në rritje. Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikës në periudhën 1978-2018, prodhimi i grurit është rritur mbi dy herë; i mishit është rritur 1.9 herë; i qumështit 4.3 herë; i vezëve 1.6 herë; etj. Viti 2020 shënoi vitin e gjashtë rradhazi ku prodhimi total i grurit të vendit ka tejkaluar 650 miliardë kilogramë, sipas njoftimit të agjencisë së lajmeve Xinhua. Rritja e prodhimit bujqësor dhe blegtoral është arritur në rradhë të parë nga ruajtja e sipërfaqes së tokës bujqësore dhe së dyti nga rritja e rendimenteve. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në periudhën 1961-2018 rendimenti i drithrave është rritur nga 1,192 kg/ha në 6,025 kg/ha. Ndërsa indeksi i prodhimit blegtoral nga 9.32 në vitin 1961 në 130.4 në vitin 2017. Siguria e ardhshme e ushqimit e Kinës megjithatë është një objekt shqetësimi në rritje.

Disponueshmëria e furnizimit me ushqim në Kinë është e rëndësishme jo vetëm sepse ka të bëjë me një pjesë të madhe të popullsisë dhe konsumit të botës, por edhe sepse industrializimi i shpejtë ka çuar në konkurrencë për burime midis sektorëve bujqësorë dhe jo-bujqësorë, rritje të fortë të të ardhurave, urbanizim të shpejtë dhe popullsi në rritje. Të gjitha këto stimulojnë kërkesën për produkte bujqësore.

Në të gjithë vendet e globit ritmet e rritjes së prodhimit të ushqimit kanë tejkaluar rritjen e popullsisë në dekadat e fundit, duke nënkuptuar rritjen e disponueshmërisë së ushqimit për frymë. Treguesi i disponueshmërisë dhe konsumit të ushqimit në Kinë, i matur në kcal për frymë në ditë, është rritur gjatë dekadave të fundit duke kaluar kufirin e 3,000 kcal në ditë. Disponueshmëria mesatare e ushqimit për frymë është rritur nga 1,439 kcal në vitin 1961, në 3,191 kcal në vitin 2018, duke u krahsuar me nivelin e vendeve të përparuara.

Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikave të Kinës dhe kalkulimet nga autori

Burimi : Banka Botërore dhe kalkulimet nga autori

Burimi : Banka Botërore dhe kalkulimet nga autori

Në një përpjekje për të mbrojtur burimet e kufizuara të tokës, Kina jo vetëm që ka vendosur linjën minimale për tokën bujqësore të kultivuar, por gjithashtu dhe një objektiv parësor. Ky objektiv nënkupton ndërtimin e 53 milion hektarëve "tokë bujqësore me standard të lartë" deri në vitin 2020 dhe më pas 66.7 milion hektarë të tjerë deri në vitin 2022, me qëllim rritjen e rendimenteve më tej të kulturave bujqësore përmes një bujqësie mekanike në shkallë të gjerë,.

Prof. Dr. Petraq Milo