
Bashkёpunimi ndёrmjet Republikёs Popullore tё Kinёs dhe vendeve tё Evropёs Qendrore dhe Lindore ka hyrё njё njё fazё tё re. Takimi i radhёs qё u mbajt virtualisht mё datё 9 shkurt 2021, si pasojё e situatёs ende tё vёshtirё tё krijuar nga pandemia Covid-19, kishte sy synim promovimin e bashkёpunimit ekonomik ndёrmjet Kinёs dhe CEEC (vendeve tё Evropёs qendrore dhe lindore). Fushat nё tё cilat u diskutua mё shumё ishin tё tregtisё dhe tё investimeve nё teknologi, energji, kulturё, zhvillimin e gjelbёr, arsimin dhe natyrisht investimet nё shёndetёsi.
Duke parё situatёn aktuale nё shkallё globale, ku investimet nё shёndetёsi janё imperative pёr shkak tё situatёs, nё takim u ra dakord mbi vijimin e takimeve nё rang ministrash dhe ekspertёsh nё mёnyrё mё fleksibёl pёr tё pёrballuar situatёn e krijuar.
Pёrsa i pёrket investimeve nё teknologji, u ra dakord mes vendeve pjesёmarrёse qё tё zhvillohej nё Kinё konferenca e pestё mbi mundёsinё e shfrytёzimit tё talenteve tё rinj dhe ndёrtimit tё pёrbashkёt tё qyteteve inteligjentё (smart cities).
Presidenti kinez Xi Jinping nё fjalёn e tij pёrshёndetёse drejtuar kёtij takimi tё lartё, e vuri theksin tek eksperienca nёntё vjeçare e kёtij forumi. Sipas presidentit kinez, synimi nuk ishte dhe nuk ёshtё pёrçarja, por krijimi i situatave tё favorshme ekonomike ku tё gjithё mund dhe duhet tё fitojnё. Ky forum u krijua si kёrkesё e kohёs dhe e sfidave tё paraqitura nga trendet e zhvillimeve ndёrkombёtare. Respekti reciprok ishte dhe mbetet elementi mё thelbёsor nё bashkёpunimin Kinё-Evropё Qendrore dhe Lindore. Forumi ka ndёr tё tjera synime reciproke. Vendimet qё merren janё tё bazuara nё respektin reciprok dhe jo nё qejfmbetje politike.

Bashkёpunimi Kinё-Evropё Qendrore dhe Lindore ёshtё njё bashkёpunim ndёr-rajonal me njё platformё tё rёndёsishme ekonomike. Gjatё vitit 2020, bashkёpunimi ekonomik ndёrmjet vendeve tё kёsaj platforme nuk ishte nё nivelet e duhura pёr shkak tё krizёs ekonomike globale shkaktuar nga pandemia Covid-19.
Presidenti Xi, shtroi idenё se pёr tё rritur tё ardhurat nё shkёmbimet tregtare mes vendeve tё kёsaj platforme, ёshtё e rёndёsishme tё thellohet bashkёpunimi doganor pёr tё siguruar njё tregti tё sigurtё dhe mё tё shpejtё. Lidhur me kёtё fakt, presidenti kinez hodhi idenё e krijimit tё njё iniciative tё re "Doganё Inteligjente, Kufij Inteligjentё dhe Lidhje Inteligjente/Smart Customs, Smart Borders and Smart Connectivity" .
Presidenti kinez u zotua tё konkretizonte mundёsinё qё benefitet ekonomike tё bashkёpunimit BE-Kinё t'i gёzonin edhe vendet e kёsaj platforme sa mё shpejt qё tё ishte e mundur. Pёr tё konkretizuar kёtё fakt, presidenti kinez deklaroi se pёr pesё vitet e ardhshme Republika Popullore e Kinёs nё shёrbim tё benefitit tё ndёrsjellё ekonomik me vendet e Evropёs Qendrore dhe Lindore, do tё investojё mё shumё se 170 miliard dollarё$ pёr tё promovuar tregtinё ndёrmjet vendeve pёrkatёse dhe Kinёs. Platforma tё tilla si China International Import Expo dhe China-CEEC Expo do tё ndikojnё mё tepёr nё tregtimin e tё mirave materiale nё interes reciprok.
Njё tjetёr synim qё tentohet tё arrihet ёshtё edhe bashkёpunimi i bizneseve respektive nё shkallё kombёtare si dhe krijimi i zonave dhe parqeve industriale tё tipit Ningbo dhe Cangzhou nё Kinё.
Investimet nё bujqёsi do tё jenё njё element me interes nё rritje tё eksporteve bujqёsore nga vendet e Evropёs Qendrore dhe Lindore drejt Kinёs. Synohet qё tregtia nё bujqёsi tё rritet me 50% pёr pesё vitet e ardhshme. U shtrua propozimi qё tё ndёrtoheshin ferma pёr mbulimin e prodhimit tё tё gjithё rajonit tё lartpёrmendur nё Evropё dhe tё instalohej programi i shkёmbimit tё agronomёve tё rinj profesionistё. Gjithashtu, bashkёpunimi nё aspektin turistik, arsimor, sportiv dhe mediatik do tё jetё njё nga prioritetet nё pesё vitet e ardhshme tё bashkёpunimit Kinё-Evropё Qendrore dhe Lindore. Investimet nё teknologjinё e gjelbёr, si e ardhmja e padiskutueshme e investimeve nё tregti kёrkojnё tё ashtuquajturёn "green consensus/dakordёsim tё gjelbёr", me theks nё ndjekjen me prioritet maksimal tё ndryshimeve klimatike sipas marrёveshjes sё Parisit tё vitit 2016.

Republika Popullore e Kinёs ka si synim tё themelojё qendrёn e Talenteve tё Rinj(China-CEEC STI Research Center) nё shkencё nё bashkёpunim tё ngushtё me vendet e Evropёs Qendrore dhe Lindore.
Viti 2021, ёshtё edhe viti i fillimit tё implementimit tё planit 14 pesёvjeçar qё ka si synim zhvillimin ekonomik dhe shoqёror tё vendit [Kinёs]. Sipas presidentit Xi, ky plan do tё mbёshtetet fillimisht nё njё treg prej 1.4 miliard njerёzish brenda Repubkikёs Popullore tё Kinёs duke krijuar mё shumё mundёsi fillimisht brenda vendit dhe mё tej duke ndikuar nё tregtinё globale. Synimi ёshtё rritja e standardeve ekonomike me bazё njё biznes mё tё qёndrueshёm.
Republika Popullore e Kinёs ёshtё treg gjigand i cili kёrkon hapёsirё pёr tregti tё mirёfilltё me bazё respektin reciprok. Investimet qё janё kryer nga Kina nё vende tё ndryshme tё Ballkanit ende nuk kanё rёndёsi strategjike pasi nuk ishin pjesё e njё panorame mё tё gjerё. Kjo pёr faktin se popullsitё e Ballkanit janё tё vogla dhe tregu qё ato ofrojnё nuk e pёrballon dot strategjinё kineze tё investimeve. Prandaj, platforma Kinё-Evropё Qendrore dhe Lindore duket si njё bazament me pёrmasa tё pranueshme pёr tё bёrё tregti, edhe pse siç u deklarua nё kёtё forum, pesё e vitet e ardhshme do tё jenё ato qё do tё pёrcaktojnё suksesin e projekteve tё lartpёrmendur.
Dr. Gjon Boriçi







