
Kёto njёzet vitet e fundit po flitet pa mbarim pёr Republikёn Popullore tё Kinёs dhe veçanёrisht tre vitet e fundit pёrplasja ekonomike SHBA-Kinё po merr pёrherё e mё tepёr vёmendjen e studiuesve, analistёve, politikanёve, ekonomistёve. Njё nga pyetjet qё po vijon tё bёhet rёndom ёshtё: çfarё lloj (super)fuqie mund tё jetё Kina? Me sa duket kjo pyetje kёrkon njё pёrgjigje njё miliard dollarёshe pёr shekullin XXI. Nё administratёn e kaluar amerikane tё presidentit Trump, sipas Sekretarit tё Shtetit, Majk Pompeo, nёse Republika Popullore e Kinёs bёhet superfuqi dhe fuqia e parё ekonomike e botёs, do tё jetё njё regjim autoritar i pangopur qё do tё shkatёrrojё çdo qelizё demokracie brenda vendit dhe nё botё. Sigurisht qё Pekini zyrtar nuk ka qenё dakord me kёtё dhe kjo ёshtё e qartё.
Duhet kuptuar se pёr kёdo qё ёshtё i interesuar tё dijё mё shumё rreth Kinёs dhe historisё sё saj, ky vend ka qenё gjithmonё njё fuqi e madhe pёr shumicёn e kohёs nё histori. Distanca e largёt me Evropёn dhe kontinentet e tjerё, e kanё mbёshtjellё Kinёn me njё vello padukshmёrie dhe enigme. Gjithmonё "Perandoria e Mesit" ka tёrhequr vёmendjen e udhёtarёve nё tё kaluarёn, tё tashmen dhe padyshim e njёjta gjё do tё ndodhё edhe nё tё ardhmen. Filozofia e lashtё mijёra vjeçare kineze nё prezantimin e vetes dhe mёnyrёs sё tё bёrurit biznes me kombet e tjerё nuk ka ndryshuar. Nё mёnyrёn e prezantimit tё vendit me botёn e jashtme Kina i qёndron me besnikёri "Pesё Virtyteve" (Mirёsisё, Drejtёsisё, Normave Etike, Mençurisё, Besueshmёrisё). Nё bazё tё kёtyre virtyteve politika e brendshme dhe e jashtme qё nga dinastitё e lashta deri tek politikё bёrёsit e sotёm modernё qё drejtojnё Kinёn, mund tё na japin indicie domethёnёse lidhur me atё se çfarё "e pret" botёn nёse Republika Popullore e Kinёs bёhet fuqia e parё e globit nё shekullin XXI apo nё tё ardhmen.

Duhet kuptuar se shoqёria e sotme kineze nuk ёshtё ajo e 100 viteve mё parё, kur Kina ishte njё vend i kolonizuar nga fuqitё e mёdha perёndimore. Nuk ёshtё as edhe vendi i 1000 viteve mё parё e vuajtur nga luftёrat e vazhdueshme civile dhe pёrplasjet e pamёshirshme pёr pushtet ndёrmjet zotёrve tё ndryshёm feudalё. Eksperienca historike e Kinёs ёshtё shumё e pasur dhe plot me tё dhёna sesi mund t'i pёrceptojmё sot nё epokёn moderne projeksionet e Pekinit zyrtar pёr fuqinё nё botё.
Nuk kanё qenё tё pakta edhe idetё sidomos gjatё tё gjithё vitit 2020, se Kina nuk do tё jetё njё fuqi pacifiste. Nё njё fjalim (online) tё mbajtur pёrpara Asamblesё sё Kombeve tё Bashkuara nё muajin shtator, presidenti i Republikёs Popullore tё Kinёs, Xi Jinping, pёrsёriti qёndrimin e tij tё njohur se mbetet i pёrkushtuar ndaj zhvillimeve paqёsore nё rajon dhe nё botё, duke i qёndruar mё besnikёri politikave tё ndjekura nga perandorёt e dikurshёm kineze qё pёrgjithёsisht shmangnin mos pёrdorimin e forcёs ushtarake nё arenёn ndёrkombёtare. Ёshtё sigurisht e vёrtetё qё perandorёt e dikurshёm kinezё kanё patur marrёdhёnie tё qёndrueshme me fqinjёt e tyre tё Azisё lindore, madje edhe pёr kohё tё gjatё. Njё gjё e tillё pёr shembull, nuk mund tё thuhet pёr fuqitё e mёdha perёndimore evropiane tё cilat gjatё shekujve deri nё vitin 1945, kanё luftuar me egёrsi tё madhe kundёr njёra tjetrёs. Gara pёr supremaci absolute nё Evropё dhe mё pas nё botё, ka shkaktuar shumё herё tragjedi tё mёdha nё kontinentin evropian. Historianёt kinezё parapёlqejnё tё ballafaqojnё pёrplasjet e mёdha brutale tё shekullit XV tё monarkive evropiane, me prezantimin e paqёsor tё flotёs kineze tё drejtuar nga admirali Zheng He (Xhen He), e cila i prezantoi vendeve tё ndryshme tё botёs kulturёn kineze duke filluar nga vendet rreth oqeanit Indian e deri nё Evropё dhe, nuk pushtoi askёnd. Koncepti modern i tё bёrurit politikё filloi tё njihej nё fillimet e humanizmit evropian. Prezantimi ndaj tjetrit jo me forcёn e bajonetёs, por tё kulturёs filloi pёr disa kohё tё ishte kryefjala e politikёs evropiane, edhe pse nuk zgjati shumё.

Megjithatё, duhet ditur se pacifizmi kinez nё prezantimin e vetes nё arenёn ndёrkombёtare nё atё kohё, ishte nё kontrast tё plotё me dinastitё brenda vendit tё cilat ishin nё luftё konstante me njёra tjetrёn. Shumё prej kёtyra luftёrave ishin pёr arsye mbrojtje, mё sё shumti kundёr fiseve veriore. Megjithatё, kur qetёsia vendosej brenda vendit, edhe perandorёt kinezё mbanin qёndrime agresive ekspansioniste. Dinastia Han (206 para Krishtit–220 pas Krishtit) dhe Dinastia Tang (618–907) i lёshuan ushtritё e tyre pёr tё pushtuar territore nga Azia Qendrore deri tek gadishulli korean. Dinastia Song (960–1279) zhvilloi luftёra dhe mori territore edhe nga shtetet rivale; por nuk ёshtё se shkёlqeu me luftё. Dinastia mё e suksesshme ishte Qing (1644–1912), e cila kontrolloi territore nga Tibeti deri nё Xinjiang-un e sotёm. Pas rёnies sё dinastisё Qing, Kina kaloi njё periudhё tepёr problematike. Deri nё vitin 1949, kur u themelua Republika Popullore e Kinёs, vendit iu desh tё pёrballonte shumё sfida tё mёdha. Popullit kinez iu desh tё duronte poshtёrime dhe plaçkitje tё egra, por megjithatё arriti ta ruajё sovranitetin e vendit të tij. Dalёngadalё, Kina rifitoi kontrollin mbi territorin e saj nё vitin 1949 (edhe pse jo plotёsisht pasi Tajvani vijon tё mbetet i ndarё nga pjesa tjetёr e vendit). Rivaliteti kishte qenё gjithnjё i dёmshёm nё marrёdhёniet mes shteteve tё Evropёs. Kina, duke qenё njё shtet unitar, gjuhё dhe kulturё tё vetme, e pati mё tё lehtё tё vendoste autoritetin brenda vendit. Nё shekullin XXI, rreth e rrotull kufijve, Kina nuk ka rivalё qё tё kёrcёnojnё sigurinё e saj. I vetmi problem nёse mund tё quhet kёshtu, ёshtё roli qё Kina duhet tё luajё nё gadishullin korean pёr tё mos lejuar pёrshkallёzimin e konfliktit ndёrmjet dy Koreve.
Iniciativa Njё Brez Njё Rrugё, ёshtё pёr momentin shembulli mё i qartё sesi e percepton Pekini zyrtar praninё e Republikёs Popullore tё Kinёs nё botё. Kjo iniciativё ёshtё pёr momentin tregues i qartё se Kina do tё jetё njё fuqi e pranueshme botёrore. Ndryshe nga fuqitё perёndimore tё cilat i kanё ofruar botёs modelin e tyre tё jetesёs dhe tё bёrurit politikё, Kina duket jo shumё e interesuar pёr tё ndryshuar botёn. Sistemi i ekonomisë tregtare duket se i shkon pёr shtat edhe politikave ekonomike tё Kinёs. Bashkёjetesa e dy modeleve (sipas rrugёs kineze) ёshtё njё shembull i qartё. Kina nuk e ka problem tё bёjё tregti edhe me njё shtet teokratik si Rusia apo me Gjermaninё demokratike nё kuptimin plotё tё fjalёs. Ёshtё e ditur se paraja nuk ka ngjyrё e as ideologji. Biznesi i biznesit ёshtё biznesi thoshte Alfred Sloan.
Historikisht, ndёrmjet kinezёve ka ekzistuar besimi se i pёrkasin njё kulture qё ёshtё gjithnjё nё transformim. Vetё Konfuci e mendonte shoqёrinё kineze se ishte e civilizuar. Nё Analektet e tij, ai ka shkruar se s'kishte asgjё tё keqe nёse njё njeri superior jeton nё mes tё tё pakulturuarve.

Duke folur nё terma praktikё, shtetarёt e sotёm kinezё nuk besoj se kanё pritshmёri qё bota tё bёhet "kineze", por janё tё zellshёm pёr tё promovuar kulturёn kineze. Kinezёt e kuptojnё fare mirё lidhjen e fuqishme ndёrmjet kulturёs dhe pushtetit (fuqisё). Perёndimi nё gjysmёn e dytё tё shekullit XIX deri nё gjysmёn e parё tё shekullit XX, triumfoi mbi Kinёn falё kulturёs dhe teknologjisё mё tё avancuar. Mendoj se problemi mё i madh qё ka Kina edhe sot nё ballafaqimin me Perёndimin, ёshtё se nuk ka kaluar etapёn e rёndёsishme tё Revolucionit Industrial. Kina thjesht pati vullnetin tё bёjё kapёrcime tё jashtёzakonshme ekonomike, sidomos kёto dyzet vitet e fundit, por etapa e Revolucionit Industrial e gjysmёs sё parё tё shekullit XIX vendosi kornizat e triumfit Perёndimor, korniza qё ekzistojnё edhe sot e kёsaj dite. Ishte pikёrisht triumfi i biznesit teknologjik industrial ndaj prapambetjes feudale dhe idesё sё merkantilizmit dhe manifakturave. Kina sё bashku me Japoninё janё shoqёritё mё tё avancuara tё Azisё Lindore. Ekonomikisht, Kina ia ka kaluar Japonisё. Presidenti Xi ёshtё i ndёrgjegjshёm pёr kёtё fakt. Presidenti kinez ёshtё arkitekti i ndёrtimit sё fuqisё kineze nёpёrmjet tё ashtuquajturёs "soft power". Nё njё prononcim ai ka thёnё: Faktet provojnё se rruga jonё dhe sistemi ynё... janё tё suksesshёm. Ne duhet tё vijojmё tё popullarizojmё kulturёn tonё shpirtёrore anembanё botёs, ta ndёrthurim me vlerat bashkёkohore dhe me sharmin e pёrjetshёm tё kulturёs kineze.
Si pёrfundim, a do tё jetё Kina njё fuqi tolerante nёse dominon botёn? Në historinë e lashtë, kinezёt e kanё konsideruar vetveten si mё tё mirё se tё tjerёt, dhe se civilizimi i tyre ёshtё civilizimi i vёrtetё. Sot ky mentalitet mendoj se ka ndryshuar. Kina kёrkon marrёdhёnie korrekte me vendet e tjera dhe kjo ёshtё ajo çka shpesh nёnvizon gjatё fjalimeve tё tij presidenti Xi. Por, kjo sipas presidentit nuk do tё thotё se Kina do ta ulё kokёn dhe do tё tolerojё pёrsёri tё ofendohet nga kombet e tjerё. Multilateralizmi vijon tё qёndrojё nё bazё tё politikёs sё jashtme aktuale tё Pekinit zyrtar. Epoka e globalizmit ofron shanse tё mёdha, jo vetёm pёr Kinёn. Koha do ta tregojё nёse rruga kineze do tё jetё e duhura pёr botёn, apo do tё vijojё (siç po ndodh prej dy shekujsh) pasfidueshmёria Perёndimore.







