Duket se Kina po ecën në një dimension të ri dhe fton edhe pjesën tjetër të botës të jetë mbështetëse e kësaj ideje.

Propozimi i Presidentit të Republikës Popullore të Kinës për ndërtimin e “një komuniteti / bashkësie të fateve të përbashkëta të njerëzimit”, i shpëton për mrekulli të gjitha tentativave të mëparshme të teorive supranacionale, të cilat gabimisht keqkonceptonin kombin, bashkëpunimin midis kombeve, sistemet politike, ushtarake, ekonomike, juridike, etj.

Antropologët përgjithësisht dallojnë (1) perandoritë, që qeverisen nën një urdhër të vetëm dhe (2) lidhjet e shteteve dhe / ose kombeve, që ndërtohen për qëllime të përbashkëta, dhe kjo ndodh më shpesh kur parashikohen rënie të fuqisë ushtarake dhe ekonomike.

Është e dukshme se Kina ka bërë një propozim që nuk ka lidhje me asnjë prej dy koncepteve të mësipërme.

Në mënyrë tepër shkencore dhe profesionale, Presidenti Xi Jinping ka përsëritur disa herë edhe në Kombet e Bashkuara dhe në veprimtari të tjera të rëndësishme ndërkombëtare dhe kombëtare se është e nevojshme të mbështesim dhe të mësojmë nga njëri-tjetri, në kuadër të një të ardhmeje të përbashkët të civilizimeve të botës tonë.

Pra, nuk bëhet fjalë thjesht për burime natyrore, nuk bëhet fjalë për supranacionalitet, nuk bëhet fjalë për sovranitet të kufizuar apo veprime të kushtëzuara diplomatike për shkak të ekonomisë, diplomacisë, etj.

Është e natyrshme që botës i duhet dhënë kohë të mësohet me këtë koncept, sidomos pas asaj që kjo botë ka kaluar historikisht nga lashtësia deri në ditët tona, por thjesht duhet kuptuar se Kina që bën këtë propozim ka burime të mjaftushme për të ecur edhe pa botën, Kina që bën këtë propozim është në një periudhë shumë vjeçare rritjeje ekonomike, politike dhe diplomatike e ushtarake, me një prani cilësore dhe serioze në tërë botën dhe pasi ka kaluar fazën e varfësrisë absolute, ndihmon edhe kombet e tjera më mbështetje ekonomike e financiare, shkencore dhe arsimore, materiale dhe pajisje dhe teknologji të ndryshme.

Ideja e Kinës ka në thelb konceptin se duhet të zgjedhim që të ecim drejt një botë harmonike ku të gjithë të jetojnë e të qetë me frymën e vëllazërisë.

Presidenti Xi bën thirrje për nxitjen e një modeli të ri marrëdhëniesh ndërkombëtare në themel të të cilave qendron respekti i ndërsjelltë, drejtësia, bashkëpunimi dhe ndërtimi i një bote vibrante në themel të së cilës të jetë ndërtimi i një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin mbarë.

Gjithashtu, kjo ide duket se i përmbahet edhe parimeve të barazisë sovrane, dialogut dhe konsultimit, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit fitimprurës.

Vetë Presidenti Xi e ka hedhur idenë e tij të qartë në arenën ndërkombëtare për një botë globale, të barabartë, të hapur dhe paqësoren dhe këtë edhe në debate të rëndësishme ndërkombëtare, duke bërë thirrje të vazhdueshme për bashkësinë ndërkombëtare për të krijuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Edhe në Forumin Ekonomik Botëror të Davos, në Janar 2017 Presidenti Xi e sqaroi më së miri konceptin e bashkëpunimit mbi këto parime dhe edhe në Gjenevë në Kombet e Bashkuara, duke bërë thirrje për të tëra palët që të mbështesin pikëpamjen e globalizimit ekonomik.

Kina thekson rëndësinë e krijimit të një bote më të sigurt, për të bërë të mundur një zhvillim të qendrueshëm, në reduktimin e rreziqeve dhe konflikteve të panevojshme midis kombeve dhe territoreve si dhe rritjen dhe forcimin e mbështetjes së procesit të paqes në botë si dhe forcimin e rolit të Kombeve të Bashkuara.

Kina, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, ka qenë një shtyllë e fortë e multilateralizimit, që ka si qëllim të ndërtojë një komunitet me të ardhme të përbashkët të njerëzimit.

Edhe kryetari i Forumit Ekonomik Botëror Klaus Schwab ka thënë se Xi propozon ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin dhe ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore.

Kjo qasje përballet fare mirë me sfidat aktuale dhe të së ardhmes në aspektin global, për objektivat e mijëvjeçarit për zhvillimin e qendrueshëm dhe ka garanci faktin se nga një vend me 850 milionë njerëz në varfëri ekstreme, Kina tashmë ka lënë pas krahëve një etapë të saj historike, drejt një etape të re zhvillimi, të cilën kërkon në mënyrë te ndershme t’a ndajë me pjesën tjetër të botës.

Koha që kalojmë është unike, jemi përballë ndryshimeve të rëndësishme dhe për këtë nevojitet një e ardhme e përbashkët bazuar në harmoni, ndershmëri, dinjitet dhe respekt të ndërsjelltë, theksojnë analistët më në zë në mbarë botën, duke përshendetur dhe respektuar idenë e Kinës.

Jemi në një fazë ku njerëzit, mallrat, kapitali dhe idetë lëvizin lirshëm në glob, interneti dhe infrastruktura po zgjerohen, forcohen, përmirësohen dhe shërbimet që ofrohen me anë të tyre po shtohen nga dita në ditë.

Edhe propozimet për integrimin e Euroazisë në projektin e madh edhe angazhimi në marrëveshjen e vendeve të Azisë Juglindore, edhe Korridori ekonomik Kinë – Pakistan, e bëjnë Kinën të duket qartësisht në arenën ndërkombëtare si një vend që mund dhe duhet të mbajë përgjegjësi edhe më të mëdha.

Tashmë në një botë ku proteksionizmi dhe unilateralizmi janë në rritje, Kina dhe Presidenti Xi përbëjnë mbështetje shumë të rëndësishme dhe të fuqishme për rendin e ri ndërkombëtar, tregtinë e lirë, besimin në fuqinë e organizatave ndërkombëtare dhe respektin për drejtësinë dhe fjalën e lirë.

Është e dukshme se Kina po bën përpjekje serioze dhe cilësore për të kompletuar rendin ndërkombëtar që ai të jetë më i drejtë, më i përshtatshëm për qytetarët globalë, duke mbështetur të tëra kombet dhe sidomos ato të pazhvilluara dhe në zhvillim.

Kina prej dekadash po korr suksese të njëpasnjëshme në jetën politike, ekonomike, sociale, shkencore, sportive, kulturore, mjedisore, etj dhe rrugët dhe mjetet me të cilat arriti suksesin dhe qendrueshmërinë e tij, thjesht kërkon t’a ofrojë për të tërë ne të tjerët

Nga: Dr. Enriko Ceko