Ndikimi i Kinës në ekonominë botërore sa vjen e rritet dhe efektet e kësaj rritjeje janë pozitive, pavarësisht pengesave që vendosen dhe përpjekjeve për ta ndalur trendin. Reforma e hapjes gjatë 40 viteve të fundit i ka mundësuar shtetit më të madh në botë një themel të fortë e të konsoliduar ekonomik. Ekonomistë dhe analistë të shquar të ekonomisë janë të surprizuar se sa e orientuar mirë është ekonomia kineze drejt tregut dhe për përshtatshmërinë e saj në një periudhë mjaft të shpejtë me ndryshimet që ndodhin, jo vetëm brenda, por veçanërisht jashtë Kinës në ekonominë e tregëtinë globale, por edhe në të gjithë mjedisin në përgjithësi.

Pandemia përballi me vështirësi të shumta shtete të mëdhenj e të vegjël, ekonomi të konsoliduara e mjaft të fuqishme, të cilat ende sot janë në kërkim të gjetjes së rrugës optimale dhe efikase për t’u futur në rrjedhë normale. Ndryshe nga pothuaj të gjithë vendet e tjera, Kinës nuk iu desh shumë kohë për të rimarrë veten nga goditja pandemike e për të kapur ritmet e periudhës përpara se të shfaqej sëmundja e koronavirusit. Një rrugë e orientuar me efikasitet ishte përshpejtimi i procesit të digjitalizimit.


Shitja në transmetim të drejtpërdrejtë në platformën e internetit

Shitja në transmetim të drejtpërdrejtë në platformën e internetit

Kina numëron sot më shumë se 900 milionë përdorues të internetit. Kjo marrëdhënie me internetin bëri të mundur që aktivitete me rëndësi ekonomike të realizoheshin online, përmes platformash të ndryshme. Hov veçanrësisht të madh mori tregtia elektronike. Në se deri në vitin 2019 në vëllimin e përgjithshëm të tregtisë, tregtia elektronike zinte 35 % të volumit të përgjithshëm, viti 2020 shënoi një bum mjaft të madh dhe në disa provinca të përparuara e kaloi shifrën 55 %, por në mesataren e përgjithshme, është mbi 10 % rritje krahasuar në një vit më parë.

Duke promovuar prodhimet vendore dhe cilësinë e kërpudhave në provincën Shaanxi,

Presidenti kinez Xi Jinping

Presidenti kinez Xi Jinping

theksoi se ata kanë një vlerë të shtuar dhe se po rritet gjithnjë e më shumë kërkesa në treg për këtë prodhim cilësor. Vetëm pas një minute, u regjistruan mbi 86.000 porosi në platformën e tregtisë elektronike. Ky është thjesht vetëm një nga mijëra shembuj që mund të sillen për të argumentuar sistemin e fortë të tregut përmes internetit.

Vetëm në megafestën e 11 nëntorit, e cila është simbolike dhe e veçantë për Kinën u përfshinë mbi 800 milionë konsumatorë, 250 mijë marka dhe më shumë se 5 milionë tregtarë. Blerja në internet sigurisht që është aplikuar edhe më parë në Kinë dhe vende të tjera të botës dhe po vjen në rritje, por pandemia ndikoi në ndryshimin e mënyrës së jetesës, punës dhe prirjeve dhe Kina ndryshe pothuaj nga të gjithë vendet e tjera intensifikoi rrugët në këtë drejtim. Kjo bëri të mundur që edhe lufta tregtare të orientohej në këtë pistë.

Shifrat e vitit 2020 janë vërtetë mbresëlënëse kur flitet për ekonominë e dytë më të madhe në botë, që e konsolidon në progres të vazhdueshëm ecurinë e saj. Vetëm në muajin dhjetor Kina realizoi një sufiçit tregtar prej 78 miliardë dollarësh. Teprica e përgjithshmë arriti në 535 miliardë dollarë, 27 % më shumë se një vit më parë. Duke analizuar këto shifra, dëshmi e një politike ekonomike vizionare, analistët i atribuojnë realizimin e këtyre fitimeve, menaxhimit të pandemisë.

Louis Kuijs, kreu i ekonomisë së Azisë në Oksford Economics

Louis Kuijs, kreu i ekonomisë së Azisë në Oksford Economics

thekson se: “Kina ka përfituar nga shumë kërkesa për pajisje mbrojtëse dhe elektronike, pasi njerëzit në të gjithë botën punonin nga shtëpia. Pasi u rikuperua nga kriza e saj Covid-19, Kina ishte e hapur për biznes, kur pandemia shkaktoi kërkesë të madhe në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e tjera të lidhura me Covid -19. Gjykuar nga rritja e importeve amerikane nga Kina në vitin 2020, duket e drejtë të thuash që lufta tregtare e Trump me vendin dështoi “ – nënvizon Kuijs.

Kina gjithnjë e më shumë po dëshmon se mbetet një vend shumë konkurues në prodhim dhe tregti dhe investimi i disa qarqeve në Perëndim për të vendosur barriera ndaj Kinës, nuk duket një ide e mençur dhe që mund të japë rezultate. Mjaft sanksione të vëna ndaj saj nga adminstrata që sapo u largua nga Shtëpia e Bardhë nuk kanë dhënë efekte, përkundrazi kanë sjellë pasoja negative në ekonominë amerikane. Më shumë se 245.000 vende pune janë pakësuar në SHBA si rezultat i luftës tregtare midis dy vendeve.

Në ndërmarrjet amerikane që eksportojnë në Kinë ka nja angazhim prej 1.2 milionë të punësuar dhe me një investim prej më shumë se 105 miliardë dollarësh vetëm në vitin 2019. Tregu kinez mbetet një referncë e patjetërsueshme dhe adresë e nevojshme për ekonominë globale, ashtu si edhe komunikimi i mirëkuptuar midis ekonomive më të fuqishme të botës. Kina dhe SHBA janë dy ekonomitë e vetme që kanë GDP mbi 10 trilionë dollarë. Rritja e fuqizimi i Kinës vitet e fundit ka qënë me hapa shumë të shpejtë. Nga 2015 deri ne fund të vitit 2019 prodhimi i materialeve prej çeliku nga 10 miliardë ton shkoi në mbi 12 miliardë ton, i automjeteve nga 24.5 në 25.5 milionë njësi, i qarqeve të integruara nga 108.7 miliardë, në 2011.8 miliardë copë dhe i energjisë elektrike nga 5.8 trilionë kilovat ne 7.25 trilionë kilovat.

Në se deri disa vite më parë ishte SHBA që kryesonte në të gjithë botën për prodhimin e çelikut dhe atë të automjeteve, tani Kina ka një vëllim prodhimi në këtë dy drejtime disa herë më të madh se atë të SHBA-ve. Shifrat kokëfortë që prezantohen here pas here, dëshmojnë pakuptueshmërinë e luftës midis Kinës dhe SHBA-së. Në se fërkimet vazhdojnë, ata do sjellin rrjedhimisht edhe pasojat e veta. Sigurisht që një luftë tregtare e dy më të mëdhenjve ka pasoja për të dy palët, e në mënyrë kapilare për ekonominë globale. Kina i është shmangur këtij ballfaqimi dhe ka bërë thirrje për të gjetur rrugët efikase të bashkëpunimit.

Në të njëjtën kohë, përballë sanksioneve, është investuar edhe në fushën ligjore. Ndryshe nga përpjekjet e Kinës, në SHBA në periudhën e fundit të Trump janë ashpërsuar tonet dhe masat. Bursa e New Yorkut e anuloi në fillim të vitit urdhërin e dhënë në fund të vitit të kaluar për çregjistrimin e kompanive kineze të telekomit. Urdhëri ekzekutiv i qeverisë amerikane në nëntorin e vitit të kaluar që do zbatohej nga 31 dhjetori deri me 11 janar, u anulua mëngjesin e 4 janarit. Vendimi i marrë në fund të nëntorit ishte krejtësisht i paarsyeshëm, duke iu referuar faktit që tre operatorët kinezë kanë më shumë se 20 vjet që e zhvillojnë tregtinë në Bursën e New Jorkut, duke respektuar rigorozisht rregullat e tregut amerikan të letrave me vlerë.

Goditja e kompanive të ligjshme mbështetur mbi një urdhër ekzekutiv, i cili mirëfilli kishte ngjyrime politike, jo vetëm se dëmton rregullat ekzistuese dhe rendin normal të tregut, por edhe tregon se arroganca e administratës në ikje, dobësoi besimin global tek tregu amerikan i kapitaleve.

Ish-Presidenti Trump me këtë dhe veprime të tjera i ka futur shpesh në udhëkryq të panevojshëm marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat nepërmjet të tregut, ligjit dhe mbrojtjes së interesave legjitime të investitorëve, i shërbejnë zgjidhjes dhe konsolidimit ekonomik, pa qënë nevoja të përplasen me dallgë që i pengojnë në komunikim.

Duke parë zhvillimet dhe qëndrimet e fundit të administratës në largim mbetet shumë i rëndësishëm përcaktimi që do të mbajë rreth këtyre marëdhënieve administrata e re. Nga deklaratat e dhëna më parë, nuk ka sinjale që Presidenti Joe Biden të ketë një ndryshim të menjëhershëm kursi, siç ka theksuar lidhur me marrëveshjen për klimën apo atë bërthamore me Iranin. Megjithate ai ka lënë të kuptohet se do të mbajë një qëndrim ndryshe, më pak luftarak dhe më të qëndrueshëm ndaj Kinës.

Një koherencë afatgjatë dhe e mirëkuptueshme bashkëpunimi do të ishte me dobi për të dy palët, aq më shumë që Kina përherë e më tepër po afishohet në politikën e saj paqësore dhe të multilaterizmit.

Nënshkrimi vitin e kaluar i marrëveshjes së RCEP-it, është një provë tjetër konkrete e angazhimit të Kinës për tregtinë e lirë dhe multilaterizmin. Marrëveshja e nënëshkruar nga vendet e ASEAN-it si dhe Kina, Japonia, Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e re është sinjali i qartë i një politike tregtare pa konfikte të imponuara nga politika të çastit dhe me efekte negative. Duke u përfshirë në këtë marrëveshje, Kina tregoi se po investohet fuqishëm dhe pa paragjykime në të gjitha polet globale ekonomike, duke vlerësuar çdo hallkë.

Duke vënë theksin tek diplomacia dhe dialogu, si prirja themelore e politikës aktuale që po ndjek Kina,

u nënshkrua marrëveshja e RCEP-it

u nënshkrua marrëveshja e RCEP-it

, marrëveshje e cila krijon një frymëmarrje të re në tregtinë e lirë. Ndërkohë që administrata e Trump ishte e prirur për të armatosur tarifat dhe unilaterizmin për të siguruar përfitime prefernciale për vete, Kina u angazhua pa zhurmë e bujë, pa qënë nevoja e sanksioneve, por përmes diplomacisë elegante e serioze në zgjerimin e hapsirave të tregtisë së lirë shumëplanëshe rolin e saj brenda kufijve të këtij komunikimi.

Kina i është përgjigjur qetësisht sfidës amerikane përmes thellimit të integrimit të saj me të tjerët dhe përcaktimit të saktë të rrugëve në të ardhmen e vet tregtare.

Rezultatet e arritura në vititin 2020 dëshmuan qartësisht se strategjia kineze ishte e suksesëshme dhe shifrat janë përtej asaj që parashikohej, aq më shumë në një vit të vështirë, ku ekonomitë e shumë vendeve u gjunjëzuan përballë pandemisë.

Gëzim Podgorica