
Pas rёnies sё Murit tё Berlinit nё nёntor 1989, eksperimenti i tё paturit njё bote njё polare nuk rezultoi i suksesshёm. Bota sidomos nё shekullin XXI, po bёhet pёrherё e mё shumё multipolare. Ky fakt vjen si rezultat i avancimit global të disa shteteve apo strukturave tё mёdha shtetёrore si Bashkimi Evropian apo Republika Popullore e Kinёs. Lidhur me kёtё të fundit, veçanёrisht pas lojёrave tё suksesshme olimpike tё organizuara nё Pekin nё vitin 2008, roli dhe pjesёmarrja e Republikёs Popullore tё Kinёs nё strukturat ndёrkombёtare po bёhet gjithnjё e mё i dukshёm. Vend me njё traditё tё lashtё nga i cili janё shpikur jo pak gjёra, edhe nё shekullin XXI, Kina po i prezantohet botёs me njё vizion tё qartё lidhur me tё ardhmen e njerёzimit. Nё dyzet e tre vitet e fundit, qё nga fillimi i reformave tё hapjes nё vitin 1978, Kina ka njohur njё

progres tё gjithanshёm tё paimagjinueshёm. Pёrparimi me hapa galopantё sidomos nё fushёn ekonomike, ka bёrё natyrshёm tё mundur kthimin e vёmendjes tek roli dhe pesha qё pritet tё ketё vendi gjigant aziatik nё marrёdhёniet ndёrkombёtare. Viti 2020, ishte njё vit i vёshtirё pёr tё gjithё botёn. Pёr Republikёn Popullore tё Kinёs ishte i vёshtirё edhe si pasojё e tensioneve politiko-ekonomike qё shoqёruan marrёdhёniet kino-amerikane. Pandemia Covid-19, mbetet njё tjetёr sfidё e madhe pёr t'u kapёrcyer. Ёshtё i kuptueshёm fakti, se çdo lidership shtetёror, aq mё tepёr kur ka njё kohё tё gjatё nё krye tё çёshtjeve botёrore, sheh me mosbesim çdo avancim tё shteteve apo strukturave tё tjera shtetёrore tё huaja. Nё rastin e Kinёs, aplikimi i standarteve perёndimore nё tё bёrurit biznes, por duke i dhёnё imazhin e karakteristikave kineze, padyshim qё do tё ishte sfidё. Kina, ёshtё vendi me popullsinё mё tё madhe nё botё. Si e tillё, pёrfshirja e saj nё agjendёn ndёrkombёtare ёshtё multidimensionale. Qё kur pёrfundoi Lufta e Dytё Botёrore dhe pas themelimit tё Republikёs Popullore tё Kinёs mё 1 tetor 1949, vende tё ndryshme nё botё nuk kanё reshtur sё shikuari Kinёn edhe me shpresё edhe me mosbesim.

Republika Popullore e Kinёs qё nga themelimi, gjithmonё ka patur mesazhe pёr botёn dhe pёr tё ardhmen e njerёzimit. Nuk do tё ndalem tek epoka e Luftёs sё Ftohtё nё kёtё artikull, pasi kam shkruar edhe mё herёt pёr pёrfshirjen e Kinёs nё çёshtjet ndёrkombёtare nё atё epokё por, do tё pёrqendrohem tek ajo se çfarё mund t'i ofrojё Kina njerёzimit pёr shekullin XXI. Pandemia Covid-19 tregoi mё sё miri se asnjё shtet nuk mund tё fitojё mbi kёtё fatkeqёsi i vetёm. Bashkёpunimi ndёrmjet vendeve ёshtё domethёnёs pёr tё triumfin e njerёzimit. Nga tё dhёnat qё diponojmё deri tani, mesa duket, Republika Popullore e Kinёs mbetet vendi mё i suksesshёm pёr numёr popullsie nё administrimin dhe kontrollin e pandemisё Covid-19. Politikat e efikase tё ndёrmarra nga qeveria e vendit, duket se kanё dhёnё frytet e duhura pёr tё mbajtur nёn kontroll pandeminё. Fatkeqёsisht pёr pjesёn tjetёr tё botёs nuk ёshtё kёshtu. Ndoshta vendet e tjera e kishin tё pamundur tё aplikonin modelin kinez nё pёrmbajtjen e pandemisё, vetёizolim total dhe gjurmimin e çdo rasti. Viti 2021, pritet njё tё jetё njё vit qё ndoshta do tё sjellё tё papritura tё mёdha nё politikat botёrore. Pёr kёtё arsye, Republika Popullore e Kinёs pritet tё ketё njё mision i cili jo nga pak vende konsiderohet si vizion pёr tё ardhmen e pёrbashkёt tё njerёzimit. Iniciativa kineze Njё Brez Njё Rrugё, qё i ёshtё prezantuar botёs qё nё vitin 2013, pritet tё luajё njё rol tё rёndёsishёm pёr tё ardhmen e njerёzimit. Kemi tё bёjmё me njё inciativё qё jashtё çdo dyshimi pritet tё sjellё ndryshime tё mёdha nё jetёt e njerёzve, veçanёrisht tё atyre qё jetojnё nё shtetet kufitare me Kinёn.

Por, si gjithçka qё realizohet pёr herё tё parё, pritet tё ngjallё edhe mosbesim, edhe probleme. Problemi kryesor mbetet problemi i pёrplasjes ekonomike ndёrmjet SHBA-ve dhe Kinёs. Fatkeqёsisht, pёrplasja ekonomike ndёrmjet dy ekonomive mё tё mёdha tё botёs, nuk ndihmon tё ardhmen e njerёzimit. Tё konsideruarit tё Kinёs si vend kompetitor dhe jo bashkёpunues, do tё sjellё stanjacion nё ekonominё globale. Ёshtё e nevojshme tё kuptohet se pa bashkёpunim nuk ka pёrfitim. Gjatё epokёs sё Luftёs sё Ftohtё ishte bashkёpunimi ndёrmjet vendeve tё perёndimit qё bёri tё mundur triumfin mbi bllokun sovjetik. Nё rastin konkret, Kina nuk bёn pjesё nё asnjё aleancё kundёr Evropёs apo Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs. Kina e ka luks qё tё mos jetё pjesё e asnjё aleance kundёr njё aleance tjetёr. Numrat, si tё popullsisё ashtu edhe tё ekonomisё ia lejojnё. Megjithatё, deri tani Republika Popullore e Kinёs po tregon njё largpamёsi tё admirueshme pёrsa i pёrket sesi duhet dhe mund tё funksionojё bota nё kёtё shekull. Interesat e çdo vendi janё prioritet, dhe pёrshtatja e interesave kombёtare me ato ndёrkombёtare janё padyshim njё sfidё nё kuptimin e vёrtetё tё fjalёs. Nё kohёrat kur shtete tё ndryshme nё botё investonin qё tё mbanin mbyllur kufijtё dhe pёrfshiheshin nё luftёra merkantiliste tё pakuptimta, efektet e globalizimit po tregojnё se tё ndёrtuarit e njё bote tё hapur, ku tё gjithё tё kenё mundёsi tё bёjnё biznes, duhet tё bёhet realitet. Qё nё gjysmёn e dytё tё vitit 2020, Kina filloi tё punonte fort duke e vёnё theksin tek marrёdhёniet shumёpalёshe ekonomike ndёrmjet vendeve tё botёs. Edhe njё vend gjigant si Kina, nuk mund tё prosperojё ekonomikisht pa patur bashkёpunim nё kuptimin e plotё tё fjalёs me vendet e tjera. Iniciativa Njё Brez Njё Rrugё, duket se i shёrben idesё kineze pёr tё mbёshtetur fort multilateralizmin. Njё botё me fate tё pёrbashkёta ёshtё njё ide shumё e bukur, por pёr mendimin tim, kёrkon ende kohё qё tё realizohet. Nё njё vёshtrim gjeopolitik ndёrmjet Evropёs dhe Kinёs, shtrihet njё sipёrfaqe shumё e madhe me vende qё nuk kanё zhvillim tё lartё ekonomik, dhe madje niveli i dobёt ekonomik i tyre pengon integrimin e ekonomive globale. Investimet ekonomike si nga Kina ashtu edhe nga Evropa nё kёtё hinterland tё madh aziatik nuk mund tё jenё domethёnёse nёse kёto vende vijojnё tё kenё probleme tё gjithanshme. Euro-Azia ёshtё "ishulli" i madh botёror, dhe kush zotёron kёtё ishull zotёron botёn ёshtё deklaruar dikur. Nёse ecet me kёtё mentalitet, tё jemi tё sigurtё se luftёrat do tё jenё tё vazhdueshme, dhe paqja e siguria do tё jenё gjithnjё tё rrezikuara. Pёr tё ndёrtuar njё botё me fate tё pёrbashkёta pёr njerёzimin, nuk mjafton vetёm dёshira, duhet vullnet dhe bashkёpunim nё vijimёsi. Vendet e interesuara pёr kёtё synim, dёshtuan gjatё vitit 2020. Tё shikojmё se ç'rrugё do tё shtrojnё gjatё vitit 2021 pёr tё ndёrtuar "fatet e pёrbashkёta" tё njerёzimit, ku pёr momentin Republika Popullore e Kinёs duket mё e avantazhuar nё kёtё drejtim pasi nuk ka treguar proteksionizёm dhe unilateralizёm nё marrёdhёniet e saj me vendet e tjera.

Dr. Gjon Boriçi







