Tё mёrkurёn e datёs 6 janar 2021, e gjithё bota asistoi me habi dhe mosbesim ndaj sulmit tё paprecendent qё iu bё Kongresit nё Capitol Hill nё Uashington. Turmat e njerёzve qё pushtonin zyrat e ligjvёnёsve amerikanё duke bёrё edhe dёmё ishin tronditёse. Si kishte mundёsi qё tё ndodhte njё gjё e tillё nё vendin ku sistemi demokratik ka baza tepёr tё forta ligjore dhe morale? Ishte a pabesueshme, pasi pёr herё tё parё nё tё gjithё historinё e zgjedhjeve presidenciale nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, presidenti Donald Trump refuzoi dhe refuzon edhe sot e kёsaj dite tё njohё rezultatin e zgjedhjeve. Refuzime tё tilla jemi mёsuar t'i shohim nё vende me demokraci tё brishtё, apo nё vende tё pazhvilluara apo nё zhvillim e sipёr. Institucioni i njohjes sё rezultatit tё zgjedhjeve mbetet njё nga parimet e legjitimitetit tё pushtetit dhe tranzicionit logjik nga njё administratё nё njё tjetёr. Kёtё radhё nuk ndodhi kёshtu.

Nuk ishin tё paktё edhe ata senatorё e kongresmenё tё Partisё Republikane qё e dёnuan shumё ashpёr thirrjen e presidentit Trump pёr tё vijuar mosnjohjen e rezultatit tё zgjedhjeve dhe ndёrsimit tё turmave pёr tё pushtuar Kongresin. Distancimi i elementёve mё tё spikatur tё Partisё Republikane nga "aventura" e rrezikshme politike ku hyri presidenti Trump, ishte shumё domethёnёs. Njё tjetёr domethёnie tё madhe pёr tё gjithё botёn, mendoj se ishte edhe fakti se, megjithёse pushteti i presidentit nё detyrё ёshtё i jashtёzakonshёm, sistemi i ndёrtuar prej mё shumё se 200 vitesh, mbajti. Sistemi nuk u shemb. Kjo tregoi se Amerika ka institucione shumё tё forta, dhe kjo forcё buron nga pavarёsia e tyre pёr tё vepruar dhe kundёrshtuar brenda kuadrit ligjor çdo iniciativё tё paligjshme, qoftё kjo e ndёrmarrё edhe nga presidenti i vendit. Ishte pikёrisht kjo forcё e institucioneve tё pavarura ligjvёnёse dhe ligjzbatuese, qё detyroi presidentin Trump tё arsyetonte dhe t'u bёnte thirrje mbёshtetёsve tё tij mbrёmjen e 6 janarit pasi ishte mёsyrё Kongresi qё tё shkonin nё shtёpi.

Mёsymja e Kongresit nё SHBA ishte njё akt i pastёr populizmi qё pati fatkeqёsisht edhe çmimin e vet nё jetё njerёzore. Katёr demonstrues qё po shkelnin ligjin dhe njё polic qё po kryente detyrёn nё mbrojtje tё ligjit, humbёn jetёn. Tek humja e jetёve njerёzore ia vlen tё ndalemi pak pёr tё kuptuar logjikёn e populizmit dhe tё atyre qё e mbёshtesin atё. Lind pyetja: kujt i interesojnё pёrleshjet mes njerёzve dhe forcave tё rendit dhe humbja e jetёve njerёzore? Dhe pёr mё tepёr, gjithmonё mё ka befasuar pyetja (qё edhe sot e kam tё pamundur pёr t'i dhёnё pёrgjigje) se si ka mundёsi qё ka ende njerёz (edhe nё vendin mё tё zhvilluar tё botёs) qё janё gati tё humbin jetёn, siç edhe ndodhi pёr karrigen e dikujt tjetёr?

Paaftёsia pёr tё bindur njerёzit nё domosdoshmёrinё e njё ndryshimi tё logjikshёm tё pushtetit, jo tё sistemit, mbetet njё sfidё pёr çdo aspirant pёr lider politik. Kemi patur edhe ne nё Shqipёri njё tragjedi tё tillё me humbje njerёzore njё dekadё mё parё. Sistemi kapitalist nё tё cilin jetojmё, nuk e pranon populizmin. Populizmi sё bashku me nacionalizmin, janё format mё tё kёqia tё pёrdorura nga individё tё paaftё qё nuk e kuptojnё domosdoshmёrinё e kompromisit politik. Mё e keqja ёshtё se, ata qё nxisin dhunёn asnjёherё nuk janё nё krye tё turmave tё cilat i kanё ndёrsyer vetё. Prej afro njё dekade e gjysёm kam studiuar fenomenin e revolucioneve apo tё pёrmbysjeve tё mёdha politike qё kanё pёrjetuar shtete tё ndryshme nё botё. Gjithmonё, gjatё tё gjithё historisё, liderёt politikё qё kanё nxitur dhunёn asnjёherё nuk kanё pёsuar as gёrvishtjen mё tё vogёl, ndёrsa tё tjerё kanё humbur jetёn ne emёr tё atyre qё i nxitёn tё sulmonin institucionet. Dhuna dhe humbja e jetёs qё e pason, vijnё edhe si pasoje e mungesёs apo e refuzimit tё kompromisit. Personalisht, kёtё gjё, e quaj mungesё të theksuar inteligjence. Tё dish të bёsh kompromis, do tё thotё tё dish tё investosh. Shfajёsimi i palogjikshёm lidhur me humbjen e njё palё zgjedhjeve nuk duhet tё errёsojё arsyen pёr tё futur nё lojё tё paarsyeshmen; dhunёn. Po e shikojmё mё sё miri se ku shpie dhuna. Dhuna solli edhe izolimin e pashmangshёm politik tё presidentit Trump tё cilit i kanё mbetur edhe pak ditё nё krye tё vendit si president. Puna ka shkuar deri aty sa edhe nga ish aleatёt e tij po kёrkohet nxjerrja e tij [presidentit Trump] para gjykatёs pёr tё gjykuar pёrpjekjen e tij pёr tё ndalur njё kalim paqёsor tё pushtetit.

Ndalimi i llogarive tё presidentit Trump nё rrjetet sociale ishte njё tjetёr goditje e madhe qё iu bё presidencёs sё tij. Megjithё kёto goditje tё forta, pёrsёri presidenti Trump ka deklaruar se nuk do tё japё dorёheqje dhe as nuk do ta njohё ndonjёherё rezultatin e zgjedhjeve. Pёrsёri presidenti ka vendosur t'i shpallё "luftё" rrjeteve sociale qё guxuan t'i ndalonin llogaritё e tij nё to. Nё njё sondazh tё kryer nga televizioni amerikan ABC, 56% e amerikanёve kёrkonin qё presidenti Trump tё largohej nga detyra. Shifra 56% ёshtё shqetёsuese lidhur me atё qё ndodhi nё SHBA tё mёrkurёn e 6 janarit. Kjo tregon se gati gjysma e popullsisё (44%) nё SHBA ose ёshtё indiferente ose aprovoi atё çfarё ndodhi atё ditё. Rezultatet e sondazhit, mendoj, se duhet tё ishin shumё mё tё thella nё favor tё dёnimit tё asaj çfarё ndodhi tё mёrkurёn. Kjo do tё thotё se, shoqёria amerikane mbetet njё shoqёri thellёsisht e ndarё. Politikat populiste kanё nxitur njё ndarje tё paprecedent nё historinё e Amerikёs, të paimagjinueshёm qё nga koha e luftёs civile. Sistemi politik amerikan i mbijetoi populizmit tё shfrenuar, por a do tё ketё tё ardhme populizmi nё SHBA dhe botё? Shumё ekspertё politikё qё kam ndjekur ditёt e fundit janё shprehur se "trumpizmi" ishte njё formё populizmi qё i bёri jo pak dёme sistemit. Mendoj se faktori "Trump" ishte njё eksperiment pёr tё parё nёse forcat populiste nё botёn perёndimore do tё mund tё ndryshonin sistemin. Humbja e Trumpit ёshtё njё humbje e populizmit politik nё çdo vend të Evropёs ku parti pa parime ishin lёshuar kundёr sistemit (të mirat e të cilit po i shijonin) pёr tё promovuar kaosin. Humbja e Trumpit ёshtё edhe humbja e tyre.

Duhet kuptuar se bota nuk ёshtё mё dypolare apo njёpolare, por multipolare. Multilateralizmi nё marrёdhёniet ndёrmjet shteteve tё botёs ёshtё pika kyçe e vijimit tё qёndrueshmёrisё financiare dhe rrjedhimisht politike. Askush nuk pёrfiton nga tё qёnurit i izoluar, aq mё tepёr shtetet e mёdha. Nё sistemin ekonomiko-politik global, ёshtё njёlloj si nё sistemin demokratik qё e ka promovuar atё; tё gjithё kanё nevojё pёr tё gjithё.