Më 31 Dhjetor 2020, Presidenti i Kinës Xi Jinping në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar kombit, tha: "Ne kemi kapërcyer goditjen e pandemisë COVID-19, duke ekuilibruar punën për parandalimin e epidemisë dhe zhvillimin ekonomik, zhvillim i cili fitoi arritje të rëndësishme." Nëse ndonjëherë bota ka patur nevojë për një dozë mrekullie ekonomike dhe shërimi, tani është koha më e përshtatshme. Ndërsa madhësia e tragjedisë njerëzore është ende e panjohur, ndikimi ekonomik dhe financiar po del në pah ngadalë.

Një recension global

Pandemia që ka prekur thuajse çdo shtet të botës, ka të ngjarë të përfundojë duke kushtuar midis 8,1 dhe 15,8 trilionë dollarë globalisht. COVID-19 është një ngjarje që në teoritё ekonomike mund të shqipërohet "Mjelma e Zezë". Kjo ngjarje e papritur dhe e vështirë për tu parashikuar nuk ishte brenda rrezes së pritshmërive dhe projeksioneve ekonomike normale, por, do të rezultojë në një tkurrje të rëndë ekonomike jo vetëm në vitin 2020 dhe 2021, por edhe më tej. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e parashikoi një recension të thellë në 2020 dhe sipas ekspertëve të tyre, tkurrja ekonomike botërore mund të shkojë nga - 4.4 % deri në -5.2% (statistikat përfundimtare nuk kanë dalë ende).

Në teoritë ekonomike, ka shumë skenarë që merren me recensionet, por në rastin e vitit 2020 tre janë më të mundshmet: recensione në formë V, në formë U dhe në formë L. Në një recension në formë V, ndodh kur ekonomia vuan një periudhë të mprehtë, por të shkurtër të rënies ekonomike me një kurbë tё përcaktuar qartë, por që ndiqet nga një rikuperim i fortë. Një recension në formë U është më i gjatë se një recension në formë V dhe ka një trajektore më pak të përcaktuar qartë ku një ekonomi kombëtare tkurret për disa tremujorë dhe kthehen ngadalё në rritjen e trendit. Një recension në formë L ose depresioni ekonomik, ndodh kur një ekonomi ka një recension të rëndë dhe nuk kthehet në vijën e trendit rritje për një kohë shumë të gjatë. Ndërkohë që ekonomistët e çdo vendi po shpresojnë që ekonomitë e kombeve përkatëse të kenë një recension V, në Kinë kjo u vulos ende pa u fashitur pandemia.

Kur bazat janë të forta, krizat kapërcehen.

Rimëkëmbja ekomomike ka filluar të shpaloset në Kinë, njё komb i cili di se si ta shndërrojë krizën në mundësi. Megjithëse pandemia COVID-19 ka ndryshuar jetën e të gjithë botës dhe po vazhdon të shkatërrojë ekonominë botërore, Kina ka të ngjarë të jetë vendi i vetëm i madh që të rritet në një vit të goditur nga pandemia. Kina në tremujorin e parë të 2020, pa një tkurrje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) me - 6.8 %, por që atëherë është rikuperuar fuqimisht; me +3.2 % rritje në tremujorin e dytë dhe +4.9% në të tretin (ndërsa vlerësimet paraprake për tremujorin e katërt të 2020 shkojnë në +6% për shkak të rritjes së konsumit të brendshëm dhe investimeve). PBB-ja e plotë e vitit të Kinës për vitin 2020 do të kalojë kufirin e 100 trilionë juanëve (15.3 trilionë dollarë) dhe PBB-ja për frymë tashmë ka kaluar 10,000 dollarë. Me kësi shifrash për PBB, Kina do të jetë e vetmja ekonomi e madhe që regjistroi rritje pozitive në fund të vitit që lamë pas.

Burimi: Zyra Kombëtare e Statistikave të Kinës (përpunim grafik nga autori)

Efikasiteti i qeverisjes dhe observimi i ligjeve.

Qeveria qëndrore kineze urdhëroi që njerëzit të vetëizoloheshin, dhë njerëzit u bindën. Një popullsi, ekuivalente me një të pestën e njerëzimit qëndroi në shtëpi, iu druajt virusit dhe iu përmbajt rregullave të vendosura. Këto masa të rrepta i kushtuan Kinës një rënie të paprecedentë prej 6.8% të PBB-së në tremujorin e parë, por ato funksionuan dhe sot situata është nën kontroll. Shëndeti i njerëzeve u bë proiriteti kryesor gjatë shpёrthimit të pandemisë, pavarësisht kostove financiare. Kina ndërtoi rikuperimin e saj relativisht të shpejtë përmes masave të menjëhershme dhe tё shumta, duke përfshirë bllokimin e rreptë dhe politikat e ndjekjes së popullsisë që synojnë të minimizojnё pёrhapjen e pandemisë si dhe bumin industrial të mbështetur nga shteti në një kohë kur rritja globale mbetet nën presion të fortë

Sistemi ekonomik.

Ekonomia e tregut socialiste - në të cilën ekziston një sektor i ndërmarrjeve shtetërore, që sot në Kinë përbëjnë 25% të totalit, paralelisht me kapitalizmin e tregut dhe pronësinë private, u tregua jashtëzakonisht efikase në kohë, në trajtë dhe në aksion përgjatë pandemisë. Akumulimi i forcave të kapitalit dhe prodhimit u ndërlidh me subvencione të mirëstudiuara për të pёrballuar në kohë reale çdo pengesë ditore. Qeveria kineze gjithashtu veçoi nga buxheti qindra miliarda dollarë për projekte të mëdha të infrastrukturës dhe ofroi stimuj parash për të nxitur konsumin e brendshëm. Të mos harrojmë se ky ishte edhe viti kur Kina kishte synimin e madh të çrrënjosjes së varferisë, synimi që u përmbush, pavarësisht situatës ekonomike në krizë.

Me rrënjët thellë në globalizim.

Ekonomia kineze ka përfituar gjithashtu nga roli i saj i rëndësishëm në zinxhirët e furnizimit në të gjithë botën ku eksportet e Kinës u rritën me 3.5% në gjysmën e parë të vitit, duke tejkaluar parashikimet e zymta për një ngërç të globalizimit në kohë pandemie.

Për shkak të madhësisë së ekonomisë kineze, suksesi i kombit do të jetë thelbësor në ringjalljen e ekonomisë në të gjithë botën, sepse përmes komunitetit të së ardhmes së përbashkët për njerëzimin, Kina po krijon një botë ku integrimi i mëtejshëm në zinxhirët globalë të tregtisë është e vetmja rrugë për kapёrcimin e krizave - dhe me pandeminë nën kontroll të shoqëruar me politikat ambicioze ekonomike, Kina duket e mirë-pozicionuar në mbështetjen e ekonomisë globale. Çelësi nëse Kina mund të kthehet të jetë motivuesi kryesor i rimëkëmbjes ekonomike në të gjithë botën do të varet nga fakti nëse kombet e tjera mund të takohen me Kinën në gjysmë të rrugës dhe të përdorin përpjekje kolektive për të nxitur zgjerimin ekonomik në të gjithë botën.

Jonathan Ostry zv/Drejtor i Departamentit të Kërkimeve në FMN ka shprehur se: “Në këtë rimëkëmbje surprizuese të ekonomisë se Kinës gjatë pandemise ka shumë mësime. E para është një përgjigje e fuqishme e politikës shëndetësore që ka qenë efektive. E dyta është një stimul shumë thelbësor, i besueshëm fiskal dhe monetar.” Në një botë të pushtuar me recesion, nevoja për Kinën për të koordinuar kundërmasat e shpërthimit COVID-19 dhe për të drejtuar një rimëkëmbje ekonomike luan në pikat e forta të modelit të qeverisjes së kombit. Për Kinën është një krenari e madhe që sot gjithnjë e më shumë vende e kanë kthyer vëmendjen e tyre tek Kina si një model i ri i zhvillimit dhe mbështetjes në vetvete.

Ajo që duket qartë është se performanca e lartë e sistemit dhe mirëmenaxhimi i situatës më kritike të hasur deri më tani nga administrata e Xi Jinping, i ofron Kinës një mundësi unike për të parë botën e së nesërmes me syrin e sotëm, dhe për të ndërtuar kompetenca të qëndrueshme për të ardhmen me në qendër njeriun dhe mirëqënien.

Dr. Marsela Musabelliu