
Rritja e pandalëshme ekonomike e Kinës dhe ndjekja nga ana e saj e një politike të hapur bashkëpunuese dhe mbështëse ka sjellë një qasje të re në komunikimin global. Kina është sot nismëtare e sponsorizuese e nismave me impakt të fuqishëm zhvillimi, ku shkëlqen mbi të gjitha ajo e Rrugës së Mëndafshit, por edhe një sërë iniciativash të tjera që po sjellin një ndryshim të madh në ekonomi, zhvillimin teknologjik dhe atë klimaterik.
Roli që sot luan Kina si një fuqi e përgjegjëshme globale me ndikim në të gjithë trajektoren e marëdhënieve shumëplanëshe, duhet të marrë edhe një përgjigje pozitive nga shtete të ndryshme që kërkojnë t’i ruajnë ritmet pozitive të transformimeve. Duke qënë një aktor kryesor në politikën e ekonominë botërore me prirje në rritje, ajo ka intensifikuar adresimet që këto prirje të harmonizohen me qendrat e fuqishme të zhvillimit, në mënyrë që përfituesit të jenë pastaj edhe shtete me mundësi më të pakta e ritme më të ngadalta zhvillimi. Duke qënë tashmë një fuqi e madhe globale, pesha që Kina ka sot ndaj zhvillimeve ekonomike e politike në shkallë globale shkon në rritje.

Bashkëpunimi Kinë-BE
Kina është në një zgjerim e thellim të dukshëm të bashkëpunimit me vendet e BE-së, dhe pavarësisht dallimet që kanë palët për çështje të ndryshme, ato nuk janë kurrsesi pengesë për një zgjerim të komunikimit e bashkëpunimit, duke qënë se interesat e bashkepunimit janë më të mëdha.Kina po dëshmon se është e gatshme të rrisë gjithnjë e më shumë pjesën e saj të përgjegjësisë dhe të kontribuojë hapur e pa komplekse në zhvillimin ekonomik botëror. Forcimi i dilalogut dhe shkëmbimet tregëtare, por edhe ato të fushave të tjera, i kanë hapur rrugën krijimit të një klime biznesi me përfitim të ndërsjellë, gjë që e tregojnë edhe tendencat e sotme të komunikimit.
Sipas të dhënave, nga janari në nëntor eksporti i Kinës në BE ishte 2.45 trilionë juanë, duke u rritur me 7 % krahasuar me një vit më parë.
Në komunikimet e tij të vazhdueshme me kolegët evropianë, Këshilltari i Shtetit dhe ministri i jashtëm i Kinës Wang Yi, ka ritheksuar se Kina dhe BE duhet gjithnjë të gjejnë rrugët e forcimit të dialogut dhe të rrisin shkëmbimet. Është moto e politikës së sotme kineze që gjithshka të arrihet përmes dialogut dhe krijimit të një klime bashkëpunuiese sa më paqësore e mirëkuptuese, gjë të cilën e thekson në mesazhet e tij edhe Presidenti kinez Xi Jinping.

Presidenti Xi Jinping dhe liderët e BE-së
Ruatja e ekuilibrave, mosndërhyrja në punët e brendshme dhe forcimi i komunikimit mbeten një orientim i rëndësishëm politik i Kinës, duke u investuar në aleanca që sjellin zhvillim dhe jo në konflikte të panevojëshme. Ditët e fundit Presidenti kinez Xi në një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron i shprehu në mënyrë të hapur e të sinqertë gjithë vullnetin e tij për të nxitur një zhvillim të qëndrueshëm marëdhëniet Kinë- Evropë “pavarësisht se si ndryshon situata ndërkombëtare. Ne respektojmë zgjedhjen që bëjnë vetë të gjitha vendet lidhur me rrugën e tyre të zhvillimit” – tha Xi.
Marëdhëniet e Kinës me shtetet më të fuqishme të Evropës kohët e fundit janë rritur e thelluar, por edhe me vendet e tjera të Europës Lindore e Juglindore, veçanërisht në kuadër të Nismës 17+1 kanë gjetur një korsi të re bashkëpunimi. Ekonomia kineze ia doli të sfidojë pasojat e rënda që ka marrë ekonomia globale nga pandemia që ka pushtuar botën, duke u bërë kësisoj një ekonomi që jo vetëm ka vënë struktura solide zhvillimi, por ka krijuar mundësi për të mbështetur edhe ekonominë e vendeve të tjera në mënyrë kapilare.
Dialogu i nivelit të lartë për mjedisin, klimën, digjitalizimin po i ngre në një nivel gjithnjë e më të lartë marëdhëniet kino-evropiane. Kina dhe Franca kanë arritur që të zgjerojnë fushat e bashkëpunimit sidomos në prodhimin e vaksinave Covid -19, biokultivimin, kërkimet hapësinore, shkëmbimet njerëzore, tregëtinë e të tjerë.
Një partneritet i fuqishëm strategjik po thellohet në mes Kinës dhe Italisë, i cili u dëshmua në mënyrë të qartë edhe në përpjekjet e përbashkëta e ndihmën e pakursyër kineze në përballimin e pandemisë Covid-19. Pavarësisht se sisteme dhe sfonde të ndryshme kulturore, të dy vendet kane ditur më së miri të zhvillojnë marëdhëniet në psita me interes recirpok dhe pa krijuar asnjë problem as në komunikimin mdis tyre, por as me aleatët. “Lufta e përbashkët Itali –Kinë kundër Covid-19 është bërë një shembull i lidhjes së fortë midis dy popujve e qeverive “ shprehej kryeministri Italian Conte në një mesazh të dërguar pak kohë më parë në drejtim të kryeministrit kinez Li Keqiang. Populli italian ka shfaqur një simpati në rritje posaçërisht me mbështetjen dhe ndihmën që dha Kina në momentet e vështira të pandemisë.
Marëdhëniet e Kinës me Italinë janë pjesë e sfondit dhe e platformës bashkëpunuese Kinë – BE. Presidenti Italian Mattarela vullnetin dhe angazhimin e tij specifik për të përkrahur e për të intensifikuar narëdhëniet kino-evropiane, ia ka shprehur drejtëpërsedrejti para pak kohësh Presidentit kinez Xi Jinping.
Shembujt jane te prëkshëm dhe në shumë shtete e fusha. Ditët e fundit kompania automobilistike gjermane “Volkswagen” inaguroi një qëndër kërkomore shkencore dhe zhvillimi në Hefei, për të promovuar zhvillimin e mjeteve elektrike në Kinë. Duke qënë se Kina është një ndër tregjet më të mëdha botërore për makinat ekologjike dhe përfaqëson një fuqi inovatore për industrinë automobilistike, gjigandët evropianë të indisutrisë së makinave, vënë në qendër vendin e fuqishëm aziatik. E solla këtë shembull për të ilustruar idenë se komunikimi është Kinë- Europë është shumëdimensional dhe ka rrokur shumë fusha.
Po të shohësh qarkullimin e mallrave nepërmjet linjës hekurudhore të këtij viti, konstaton se në periudhën janar-nëntor kanë kaluar 2158 trena mallrash mes Kinës dhe Evropës përmes Erenhotit në Rajonin autonom të Mongolisë së brendshme në Kinën Veriore, duke shënuar një rritje me 53.4 % me bazë vjetore. Numri i trenave të drejtuar jashtë vendit për këtë periudhë ishte 1023, ndërkohë që në Kinë hynë 1135 trena, duke rritur ndjeshëm komunikimin mes Kines dhe Europës në linjë hekurudhore. Duke qënë se transporti ujor është më i ngadaltë, transporti përmes rrugëve tokësore, e veçanarëisht në kushtet e pandemisë së këtij viti, ka marrë një hov edhe më të madh. 56 qytete kineze adresojnë mallrat ë ndryshme drejt 49 qyteteve në 15 vende evropiane duke synuar që me zgjerimin e projektit “Një brez, një rrugë” shtrirja e këtij trasnporti të vijë në rritje. Në fund të nëntorit një itinerar i ri iu shtua linjës Kinë- Evropë, ai që lidh qytetin Jinhua në Kinën Lindore me Dourges në Francë. Mallrat inxhinierike dhe furnizimet për të mbajtur nën kontroll pandeminë, ishin ngarkesat kryesore që u nisën nga Kina në një udhëtim prej 11 mijë kilometrash duke kaluar përmes Kazakistanit, Rusisë dhe Gjermanisë e vendeve të tjera, duke arritur ne Dourges pas 18 ditësh. Ngarkesat me tren po shpërndahen në një sërë vendesh si Francë, Spanjë, Itali, Poloni e të tjerë.

Trenat e mallrave nga Kina drejt vendeve të BE-s
Dy vite më parë Kina nisi operimin e trenit nga Changsha, Xian deri në Budapest, nga Choningqing nepërmjet Sllovakisë, Çekisë deri në Duisburg të Gjermanisë, po edhe nepërmjet Lituanisë e Polonisë nga nga Chongqing, duke qënë present në mjaft destinacione të tjera. Komunikimi hekurudhor Kine – BE sa vjen e rritet. Me 14 dhjetor nga Suzhou në provincën lindore Jangsu u nis për Duisburg një tren tjetër me mallra që hap kështu një linjë të re komunikimi midis Kinës dhe kontinentit të vjetër. Ai do përshkojë një rrugë të gjatë prej 13 mijë kilometrash dhe do të arrijë në destinacion pas 23 ditësh, në fillim të vitit të ardhshëm.
Me vendet e EQL me të cilat Kina është në partneritet e mbështetje përmes Nismës 17+1, vëllimi i tregëtisë nga 52 miliardë e 100 milionë dollarë, u rrit në 67 miliardë e 980 milionë dollarë, referuar vitit 2018, krahasuar me atë 2017. Autostrada në Malin e Zi, dy autostrada të mëdha në Maqedoninë e Veriut, autostrada E763 që është në përfundim në Serbi nga grupi i shpëjtësisë së lartë në Shandong, ura e Peljeshacit në Kroaci, janë disa nga investimet kineze , që tregojnë së diapazoni i komunikimit të Kinës me Evropën njeh vetëm shtrirje në kurbë intensive rritëse. Por krahas infrastrukturës, marëdhëniet njerëzore dhe ato komunitare janë një tjetër aspekt i bashkëpunimit. Janë më shumë se 170 qytete të binjakëzuara midis Kinës dhe vendeve të EQL-së.
Shifrat e bashkëpunimit dhe referencat janë të shumta. Sigurisht që ato kanë rëndësinë e tyre, pasi shpjegojnë e argumentojnë intensitetin e komunikimit. Mbi të gjitha ato janë reflex i pririjes së zhvillimit të tanishëm, por edhe atij të ardhshëm midis Kinës dhe vendeve të ndryshme evropiane, i klimës bashkëpunuese e cila me shumë vende është e relaksuar dhe ka sjellë efekte të prekshme. Kina dhe vendet evropiane po theksojnë tendencën e zhvillimit të mirë të marëdhënieve, bashkëpunimi është në zgjerim dhe nivelet e shkëmbimeve janë pasuruar dhe po çertifikojnë çdo ditë e më tepër rezultate. Kina dhe Evropa po familjarizojnë përherë e më tepër komunikimin, duke identifikuar rrugët që i bashkojnë, të cilat janë më të shumta e më të fuqishme se sa dallimet, të cilat nuk janë thelbësore dhe nuk pengojnë zhvillimin e mirëkuptimin e përbashkët.
Gëzim Podgorica







