Republika Popullore e Kinës tashmë është pjesë e rëndësishme e skenës botërore politike, ekonomike, sociale, juridike, sportive, kulturore, mjedisore, etj, duke bërë një shkëputje shumë të madhe dhe të rëndësishem cilësore me synim bërjen e Kinës një vend të zhvilluar, ku popullsia gëzon të ardhura të larta.

Arritjet më të mëdha të Kinës në këto vitet e fundit kanë qenë të lidhura me (1) eliminimin e varfërisë, (2) forcimin e paqes globale, (3) ndihmën kundër pandemive, (4) mbrojtjen e mjedisit, (5) ndërtimin e fateve të përbashkëta të kombeve, (6) krijimin dhe zhvillimin e tregjeve rajonale dhe ndërkombëtare, etj.

Sipas një raporti të Credit Suisse Group, ekonomia kineze është më e madhja në botë për sa i përket fuqisë blerëse dhe ekonomia me rritje më të shpejtë në botë, që ka patur normë rritjeje rreth 10% për 30 vjet me radhë. Ky vend i pasur me shumë burime natyrore nën dhe mbi tokësore, ndër to edhe minerale të rralla, zotëron asetet më të mëdha të sektorit bankar në botë me rreth 45.838 trilionë dollarë dhe me rreth 42.063 trilionë dollarë depozita. Atje janë drejtuar pjesa më e madhe e investimeve të huaja në botë. Sipas Forbes, në Kinë kanë shtëpinë e tyre 129 nga 500 kompanitë më të mëdha në botë.

Po sipas raportit të Credit Suisse Group, Kina ka më shumë njerëz të pasur se sa vendet e tjera. Në vitin 2020 Kina është e para në botë për numrin e përgjithshëm të miliarderëve (878 miliarderë) dhe e dyta në botë për numrin e milionerëve (3.55 milionë milionerë), shtuar se në Kinë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik shënon një model të vërtetë për sukseset dhe arritjet, duke e bërë Kinën një vend shumë të sigurt për respektimin e ligjit dhe kontratave të biznesit, duke rëndur Kinën midis vendeve të prefereruara për bërjen e biznesit.

Edhe në aspektin historik, Kina ka qenë fuqi e madhe ekonomike që ka dhënë prej shekujsh më shumë se rreth 25% të gjithë prodhimit të përgjithshëm botëror. Aktualisht Kina është (1) ekonomia më e madhe prodhuese, (2) ekonomia më e madhe eksportuese e mallrave dhe shërbimeve, (3) tregu më i madh i konsumit, (4) tregu me rritjen më të shpejtë dhe importuesi i dytë më i madh i mallrave në botë, me një rol të madh në tregtinë ndërkombëtare, duke u angazhuar më shumë se të gjitha vendet në organizata tregtare dhe traktate ndërkombëtare.

Me rritjen e peshës së ekonomisë së Kinës në botë, rëndësi të madhe i kushtohet zhvillimit të brendshëm me anë të politikave të kujdesshmë rajonale dhe sektoriale, që janë themeli i planeve pesëvjeçare të zhvillimit, që (1) hartohen, (2) planifikohen, (3) zbatohen, (4) kontrollohen dhe (5) vlerësohen nën kujdesin e veçantë të Presidentit të vendit Xi Jinping.

Partnerët më të mëdhenj tregtarë të Kinës janë SH.B.A., BE, Japonia, Hong Kong, Koreja e Jugut, India, Tajvani, Australia, Vietnami, Malajzia dhe Brazili.

Kina është vendi i parë në botë për numrin e fuqisë punëtore (778 milionë), ku rreth 63% e saj punon në ndërmarrjet publike. Kina ka bërë përmirësime të dukshme në indeksin e bërjes së biznesit dhe në raportin global të konkurrencës.

Kina renditet e para midis vendeve me të ardhura të mesme të larta në indeksin global të inovacionit dhe në indeksin global të krijueshmërisë, kjo sipas publikimeve të Universitetit Cornell dhe Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale. Gjithashtu, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Standardeve (ISO), Kina është vendi ku janë lëshuar më shumë çertifikata ISO se çdo vend tjetër.

Indeksi global i inovacionitm, indeksi global i krijueshmërisë dhe numri i çertifikateve ISO të lëshuara, janë shembulli më i mirë që tregojnë se ekonomia, biznesi dhe tregtia janë në qendër të vëmendjes së qeverisë, sektorit publik dhe atij privat në Kinë, kjo mbështetur edhe nga zhvillimet më të fundit të teknologjisë, përfshirë këtu teknologjinë e informacionit dhe atë 5G.

Deri në fund të korrikut 2020, përdoruesit e teknologjisë 5G në Kinë ishin më shumë se 88 milionë individë, më shumë se 80% e gjithë përdoruesve në botë. Deri në fund të këtij viti, numri i stacioneve 5G në Kinë do arrijë rreth një milion, numri më i madh i këtyre stacioneve në botë.

Të gjitha këto arritje janë pjesë e vizionit dhe objektivave të udhëheqësit të Republikës Popullore të Kinës dhe popullit të madh Kinez, Presidentit Xi Jinping, që synon që Kina të bëhet një “shoqëri e moderuar e prosperuar” deri në fund të vitit 2021 dhe një komb i zhvilluar plotësisht deri në fund të vitit 2049, që është edhe 100 vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Megjithatë, duhet shtuar se të gjitha këto suksese të mëdha dhe të pamohueshme janë rezultat i punës së palodhur të popullit të mrekullueshëm dhe punëtor kinez, që besoi në rrugën e zhvillimit të vendit të përgatitur dhe drejtuar me kujdes nga Partia Komuniste e Kinës.

Sipas kësaj rruge zhvillimi, tashmë planet pesëvjeçare synojnë zhvillim të shpejtë rajonal dhe sektorial, duke bërë që shpejt më shumë se 85 - 90% e popullsisë së Kinës të kthehet nga popullsi me të ardhura të mesme të ulëta në popullsi me të ardhura të mesme të larta dhe më tej në një popullsi me të ardhura të larta dhe shumë të larta, me një kalim të butë dhe të kontrolluar nga popullsi rurale në popullsi suburbane dhe urbane, një dukuri e cilësuar si moderne kjo, që kërkon edhe më shumë investime në kohezion social dhe në infrastrukturën për përmirësimin e cilësisë së jetës.

Si rezultat i kësaj politike, sipas Oxford Economics, Shangai, Pekini, Guangzhou, Shenzheni dhe Honk Kong janë ndër dhjetë qytetet më të mëdha në botë për nga zhvillimi dhe të ardhurat.

Duket se viti 2021 do jetë një vit premtues për Kinën dhe popullin e saj, që, duke parë mbrapa te vështirëstë e arritjes së sukseseve, shikojë përpara drejt një zhvillimi të sigurt dhe drejt përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së jetës dhe të bashkëpunimit reciprok dhe ecjes së bashku me popujt e tjerë të botës.

Nga. Dr. Enriko Ceko