
Problemet klimatike kanё qenё dhe mbeten jo nё pak raste njё shqetёsim konkret pёr Republikёn Popullore tё Kinёs. Kjo edhe pёr njё faktor tё thjeshtё. Kina mbetet njё nga vendet mё tё mёdha tё burimeve energjetike nё shkallё botёrore. Duke qenё kёshtu, Kina pёrballet me njё problem shumё imediat; ndotjen e ajrit qё rrezikon shёndetin e popullsisё sё saj. Duke qenё njё vend gjigant me pasuri tё mёdha, padyshim qё kёto pasuri ndёrlidhen edhe me çёshtjen e ndotjes sё mjedisit. Jo pak herё nё rang botёror, nё mediumet e rёndёsishme ndёrkombёtare, ёshtё ngritur zёri pёr ndryshimet e mёdha klimatike qё po vuan planeti ynё. Duke qenё se Republika Popullore e Kinёs nё dyzet vitet e fundit ka treguar njё vitalitet tё jashtёzakonshёm shoqёruar me njё rritje tё paprecendet ekonomike, vendosja nёn kontroll e ndotjes mjedisore nё vend ёshtё njё nga detyrat mё immediate qё shtrohen pёrpara udhёheqjes politike kineze dhe jo vetёm. Nёse Kina ia del mbanё tё mbajё nёn kontroll dhe akoma mё mirё, tё frenojё ndotjen ambientale, atёherё do tё jetё edhe mё i favorshёm investimi nё energjinё e gjelbёr, qё do tё ndihmojё edhe mё shumё nё cilёsinё e ajrit. Megjithatё, nuk ёshtё vetёm kjo. Ёshtё e domosdoshme tё bёhen disa llogari edhe me fenomene natyre, si valёt e tё nxehtit veror, pёrmbytjet dhe thatёsirat. Sigurisht, njё sfidё e tillё kёrkon pёrkushtim dhe investime tё jashtёzakonshme nё ekonomi.

Nё fakt situata nuk ёshtё edhe mё e mirё nё shkallё botёrore. Sipas studimeve tё kryera vitet e fundit nё kontinentin e Antarktikes, niveli i pёrqendrimit tё gazrave CO2 ka ndryshuar ndёrmjet 180 dhe 80 pjesё pёr milion (ppm) duke filluar nga 850 mijё vjet mё parё gjatё epokёs sё akullnajave duke pёrshkruar rekorde nxehtёsie ndёrakullnajore pёr tё paktёn çdo 100 mijё vjet. Pёrqёndrimi i energjisё si rezultat i shfrytёzimit tё burimeve nёntokёsore kёrkon tё paktёn 150 vjet pёrpjekje sipas studiuesve tё kёsaj fushe. Njё element i tillё filloi tё studiohet qysh me shpёrthimin e Revolucionit Industrial afёrsisht 200 vite mё parё. Gjatё shekullit XX, ndotja ambientale u rrit me 400 ppm. Sipas klimatologёve, niveli i ndotjes nё planet megjithё pёrpjekjet e mёdha pёr reduktimin e emisionit tё gazrave sipas marrёveshjes sё Parisit, sipas pёrqёndrimit tё CO2, do tё rritet nё dekadat e ardhshme nё nivele tё paimagjinuara qё nga koha e dinozaurёve 65 milion vjet mё parё.

Njё konferencё e rёndёsishme politike nё mbrojtje tё ambientit u zhvillua gjashtё vjet mё parё nё Pekin, saktёsisht mё datё 11 nёntor 2014. Presidenti kinez Ji Jinping dhe ai amerikan Barak Obama u zotuan tё ulnin nё limite emisionet e gazrave nё vendet pёrkatёse. Republika Popullore e Kinёs ёshtё aktualisht vendi i parё nё botё nё prodhimin e GHG-ve (Greenhause Gases) duke ia kaluar nё kёtё mёnyrё qё nё vitin 2006 Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs. Nё kёtё konferencё, presidenti kinez Xi, u zotua se deri nё vitin 2030, emisioni i gazrave nga ana e industrive kineze nuk do tё kishte mё rritje. Premtimi i presidentit Xi, ishte nё vazhdёn e synimeve tё premtuara nё Kongreset XI dhe XII tё planeve pesёvjeçare. Nёse ia arrihet kёsaj, atёherё deri nё vitin 2030, Kina do tё reduktojё deri nё 4.2 miliard ton konsumin e qymyreve dhe gazit natural duke rritur nё kёtё mёnyrё kapacitet bёrthamore pёr pёrdorim energjie deri nё 58 GW(Giga Walt) me njё rritje prej 30 GW qё ёshtё nё ndёrtim e sipёr.
Ka sigurisht arsye pёrse Kina dёshiron ta bёjё kёtё. Nё radhё tё parё ёshtё pёrmirёsimi i kushteve ambientale nё vend. Disa vite mё pёrpara dhe saktёsisht nё vitin 2013, Kina vuajti njё ndotje tё paprecedentё tё ajrit gjё qё u pasqyrua edhe nё mediat ndёrkombёtare. Sё dyti, ndёrgjegjёsimi publik po bёhet pёrherё e mё i pranishёm nё Kinё pёrsa i pёrket ruajtjes sё ambientit. Tё gjitha shtresat shoqёrore nё Republikёn Popullore tё Kinёs po i kushtojnё vёmendje politikave tё qeverisё pёrsa i pёrket mjedisit. Njё hap me rёndёsi nё kёtё drejtim ishte edhe dalja pёrfundimtare e vendit nga varfёria kёtё vit (2020). Cilёsia e jetёs ekonomike padyshim ndikon tek investimet dhe fuqia e blerёse.
I gjithё viti 2020, ishte njё vit i vёshtirё pёr tё gjithё botёn. Pandemia Covid-19 pёrkeqёsoi problematikat ekonomike tё shteteve. Bota mund tё pёrmirёsohet sipas deklaratave tё fundit tё presidentit Xi Jinping duke respektuar civilizimin ekologjik. Njё deklaratё tё tillё (ende pa u zgjedhur president i vendit nga Komiteti Qendror i Partisё Komunsite tё Kinёs) e dha pёrpara pesёmbёdhjetё vitesh, saktёsisht mё 15 gusht 2005, gjatё vizitёs sё tij nё fshatin Yucun tё provincёs Zhejiang. Atёherё Xi Jinping ishte sekretar i Partisё pёr provincёn e Zhejiang dhe nё kёtё vizitё ёshtё shprehur, "Ne themi sot se duam ujёra tё kulluar dhe male tё bleruar, por gjithashtu duam edhe male me ar e argjend. Nё fakt, ujёrat e kulluar dhe malet e bleruar mund tё jenё po aq tё çmueshёm sa malet me ar dhe argjend". Me kёtё frazё, sekretari i atёhershёm mishёroi njё ndryshim tё madh nё konceptin dhe modelin e zhvillimit tё Republikёs Popullore tё Kinёs, dhe do tё vijonte tё mbetej pjesё domethёnёse e konceptit tё tij pёr zhvillimin e vendit kur tё zgjidhej nё postin e presidentit.

"Ёndrra kineze" sipas presidentit Xi Jinping konsiston edhe nё "puritetin" ekologjik. Sipas tij, populli kinez nuk mund tё rigjallёrohet nёse jeton nё njё mjedis tё ndotur, dhe kёshtu "Ёndrra Kineze" nuk mund tё pёrmbushet. Sfida pёr Kinёn ёshtё sesi tё motivojё individёt dhe institucionet tё mbrojnё ambientin.
Pёr kёtё arsye, presidenti Xi e ka cilёsuar "gjelbёrimin" si element me rёndёsi tё lartё kombёtare dhe si pjesё tё Pesё Koncepteve tё Mёdha pёr Zhvillim. Modeli kinez i zhvillimit sipas presientit Xi nuk mund tё jetё i suksesshёm me zhvillim ekonomik, por pa industri tё gjelbёr, pasi nuk mund t'i pёrgjigjet nevojёs sё njerёzve pёr njё jetё mё tё mirё. Investimi nё kёtё fushё kёrkon shpenzime tё mёdha. Pёrllogaritet sipas ekspertёve se pёr tё investuar nё ekonominё dhe industrinё e gjelbёr kёrkohen nga 90 deri nё 100 trilion Yuan ose 13.36 deri nё $14.95 trilion dollarё me njё shpenzim vjetor tё GDP prej 2% duke filluar nga viti 2020 deri nё vitin 2050. Dekarbonizimi i planetit kёrkon kosto tё mёdha. Presidenti Xi Jinping e risaktёsoi kёtё synim edhe nё fjalёn qё mbajti nё shtator të kёtij viti pёr nder tё 75 vjetorit tё themelimit tё Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara. Personalisht, gjithmonё e kam cilёsuar Republikёn Popullore tё Kinёs njё "kontinent" brenda njё kontinenti. Pёr kёtё arsye, ёshtё e domosdoshme qё ky "kontinent" tё vijojё tё marrё pёrgjegjёsi mё tё mёdha pёrsa i pёrket çёshtjeve tё ndjeshme ndёrkombёtare. Ambienti ёshtё njё nga kёto pёrgjegjёsi. E ardhmja e njerёzimit kёrkon qё shtetet e mёdha tё tregohen tё tillё nё bazё tё pёrgjegjёsive qё marrin. Sfida e ekonomisё dhe industrisё sё gjelbёr do tё jetё treguesi i suksesit apo dёshtimit ndaj kёsaj pёrgjegjёsie.
Dr. Gjon Boriçi







