Qё nga hapja e Republikёs Popullore tё Kinёs pas fillimit tё reforamve tё vitit 1978 tё iniciuara nga Ten Hsiao Pin (Deng Xiaoping), vendi gjigant aziatik ka ecur drejt njё prosperiteti ekonomik tё paprecedent gjatё dyzet e dy viteve tё fundit. Gjatё kёtyre katёr dekadave tё shёnjuara nga reforma tё shumta, Kina ka hedhur hapa tё mёdhenj drejt prosperitetit ekonomik. Rritja e Kinёs ka patur njё impakt thuajse absolut nё botё. Vendi ka popullsinё mё tё madhe nё botё dhe njё ekonomi tё stabilizuar nё rritje. Gjatё kёtyre katёr dekadave, udhёheqёsit e vendit kanё ndёrmarrё reformё pas reforme pёr tё pёrmirёsuar jetёn ekonomike tё popullit kinez, por nё mendimin tim reforma mё e rёndёsishme qё ёshtё marrё ishte ajo pёr tё reduktuar nё maksimum nivelin e varfёrisё nё vend. Tё gjitha reformat e tjera i shёrbyen kёsaj sfide tё madhe tё reduktimit tё varfёrisё.

Kina e re, u themelua me emrin Republika Popullore e Kinёs mё 1 tetor 1949. Sipas ekspertёve ekonomike ku nuk mund tё lёmё pa pёrmendur profesorin e nderuar Li Yining, i cili ёshtё njё nga mendjet mё tё ndritura tё ekonomisё kineze, sfida e reduktimit tё varfёrsiё do tё fillonte pikёrisht nga reforma pёr pronёn, qё nё thelb ёshtё njё nga kёrkesat mё tё rёndёsishme pёr zhvillimin e ekonomisё dhe e tё mirave materiale. Njё pronё private e stabilizuar ёshtё gjithashtu njё rezultat qё ofron pozita tё pandryshuara stabiliteti pёr kompanitё qё prodhojnё tё mirat materiale. Por, se cila do tё ishte forma mё e mirё e pronёs pёr tё ndihmuar reduktimin e varfёrisё, do tё ishte ajo qё do tё aplikohej mё mirё pёr t'i shtuar Kinёs mundёsitё e progresit ekonomik. Vetёm njё pronё private me njё strukturё tё vetme nuk ndihmonte nё zhvillimin ekonomik dhe nё prodhimin e tё mirave materiale nё mёnyrё qё tё arrihej dhe t'i preznatohej botёs socializmi me karakteristika kineze.

Deng Xiaoping

Kina nё fund tё shekullit XX dhe nё fillimin e shekullit XXI ka eksperimentuar njё nga arritjet mё tё mёdha tё historisё sё saj moderne; reduktimin e varfёrisё nё mёnyrё tё dukshme dhe shumё tё shpejtё krahasuar me tё gjitha eksperiencat e historisё njerёzore. Gjatё kёsaj periudhe, vlerёsohet se nga 400 deri nё 600 milion kinezё dolёn nga varfёria, nё kuptimin e plotё tё fjalёs. Gjatё kёsaj periudhe, Republika Popullore e Kinёs ka patur njё rritje ekonomike gati 10% pёr tridhjetё vitet e fundit. Falё kёsaj reforme, miliona kinezё kishin pёr herё tё parё mundёsi nё jetёn e tyre tё paturit e njё jetё tё mirё pёr ta dhe fёmijёt e tyre. Ky ndryshim i jetesёs u bё falё reformave tё iniciuara nga viti 1978 dhe ritmet kanё qenё tё jashtёzakonshme. Askush nuk e kishte menduar nё vitin 1978 kur e gjithё kjo filloi, se nё vitin 2020 zhdukja e varfёrisё do tё bёhej realitet.

Reforma pёr tё reduktuar varfёrinё ishte nё sinkron tё plotё me politikёn e Kombeve tё Bashkuara tё vitit 2015, kur u bё thirrja pёr Synimin e Zhvillimit tё Mijёvjeçarit (Millennium Development Goal-MDG) pёr tё reduktuar varfёrinё ekstreme. Sipas një statistike tё Bankёs Botёrore, nё botё kishte njerёz qё jetonin me $1.25 nё ditё. OKB-ja kishte llogaritur se numri i njerёve nё botё qё jetonin nёn limitin e varfёrisё nё vitin 1990 ishte 1.9 miliard, dhe nё viitn 2015 ishte 836 million in 2015. Njё kontribut tё madh nё kёtё drejtim si vendi me popullsinё mё tё madhe nё botё dha Republika Popullore e Kinёs. Me tё drejtё shtrohet pyetja: si ia doli Kina tё reduktonte varfёrinё? Strategjia e Kinёs pёr tё pёrmbushur kёtё reformё konsistoi nё tre elementё: tё dhёna tё sakta pёr numrin e njerёzve tё varfёr, zhvillim, dhe mirёqenie. Nё vitet 1980, Kina filloi procesin e reduktimit tё varfёrisё nё vend me njё sёrё reformash nё bujqёsi qё rritёn tё ardhurat e familjeve nё fshat.

Qё atёherё, qeveritё nё Kinё gradualisht studiuan mundёsinё e kalimit nga njё ekonomi e planifikuar nё njё ekonomi tё tregut tё lirё qё u pёrmbush plotёisht nё fund tё viteve '80 dhe nё fillim tё viteve '90 tё shekullit XX. Falё kёsaj reforme ekonomia kineze u bё tёrёsisht e sinkronizuar nga tregu ekonomik. Nё shekullin e ri, nё pёrgjigje ndaj sfidave gjithnjё e mё tё komplikuara, Republika Popullore e Kinёs kishte si target kryesor jo vetёm zhdukjen e varfёrisё nё vend, por edhe reduktimin e varfёrsiё nё vendet e botёs sё tretё, veçanёrish nё Afrikё. Nё fakt, njё politikё e tillё u iniciua qё nё viitn 1994, e cila parashikonte dhёnien e granteve dhe kredive rreth 592 vendeve nё botё. Nё vitin 2001, qeveria kineze u pёrkushtua edhe mё shumё nё reduktimin e varfёrisё nё vend sidomos nё fshat, duke aplikuar politika mё efikase nё drejtim. Ndihmoi jashtёzakonisht shumё, anёtarёsimi i vendit nё Organizatёn Botёrore tё Tregtisё.

Presidenti aktual i Republikёs Popullore tё Kinёs Xi Jinping kishte premtuar se dri nё vitin 2020 varfёria nё Kinё do tё zhdukej. Pёr t'ia arritur kёtij synimi dhe pёr tё mbajtur premtimin publik, u mobilizuan zyrtё tё shumtё lokalё tё cilёt do tё asistonin drejtpёrdrejt familjet nё nevojё dhe mbi tё gjitha ato qё jetonin nёn nivelin e varfёrisё. Pёrpara se kjo reformё tё aplikohej, mё shumё se gjysma e popullsisё nё Kinё jetonte nё fshat. Sot, 56% e popullsisё sё Kinёs jeton nё qytet, çka pёrbёn njё risi pёr vetё historinё e vendit. Duhet kuptuar se kjo reformё nuk u arrit pёr njё ditё. U deshёn dekada pёr tё vendosur vendin nё shinat e duhura, nё mёnyrё qё tё merrte drejtimin e duhur. Nuk ishte e lehtё dhe kёrkoi sakrifica tё shumta. Kina ia doli me sukses tё dilte nga epoka e kolonizimeve tё huaja, pёr tё qenё sot ekonomia e dytё mё e madhe nё botё. Pёr t'ia arritur kёsaj duhej mё shumё se njё reformё pёr tё reduktuar dhe mё pas zhdukur varfёrinё brenda vendit.

Dr. Gjon Boriçi