
Në datat 5-10 nëntor 2020 u organizua në Shangai Ekspozita e Tretë Ndërkombëtare e Importit e Kinës. Kjo është një ekspozitë unikale në botë, kushtuar vetëm për veprimtarinë e importit.
Importi konsiston në kryerjen e transaksioneve për mallra dhe shërbime midis vendeve. Importi është veprimi i blerjes së mallrave dhe shërbimeve nga vende të tjera, për të plotësuar kërkesën vendase. Si të tilla, importet janë shumë të rëndësishme për ekonominë sepse bëjnë të mundur mbajtjen e çmimeve në nivele të pranueshme dhe të cilësisë së tyre në nivele të larta. Veprimtaria e importit ndihmon në manaxhimin e bilancit të tregtar, sidomos kur një vend, si Kina, eksporton mallra dhe shërbime në sasi të mëdha, duke eliminuar suficitet apo deficitet tregtare, që rezultojnë në dëm të bilancit kombëtar të pagesave dhe në dëm të interesave ekonomike.

Bazuar në teorinë e makroekonomisë, vlera e importeve lidhet me nivelin dhe mundësinë e absorbimit të produkteve dhe shërbimeve nga popullsia vendase. Kështu, kjo veprimtari përbën edhe një tregues të mirë për nivelin e jetesës së popullsisë në vendin që importon. Është për t’u theksuar se Kina vitet e fundit ka përmirësuar dukshëm bilancin tregtar, cilësinë e produkteve dhe shërbime të importuara (dhe të eksportuara), ka zgjeruar gamën e produkteve të import – eksportit, etj.
Nëse shikojmë llojin e produkteve dhe shërbimeve që Kina importon, ato janë mallra industriale dhe konsumi dhe mallra dhe shërbime të ndërmjetme. Mallrat e konsumit dhe industriale janë kryesisht për përdorim qytetar dhe prodhimi, ndërsa mallrat e ndërmjetme shkojnë pothuajse tërësisht për përdorim si lëndë të para në industritë e ndryshme, që po zhvillohen me ritme të shpejta në mbarë Kinën e madhe.

Në aspektin praktik, Panairi i Importit, që do zhvillohet tashmë çdo vit në Kinë, është një platformë e rëndësishme e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe pjesës tjetër të botës, që rikonfirmon angazhimin e Kinës për një ekonomi të hapur, që shërben edhe për tërë vendet përreth si dhe për mbarë botën si pikë referimi për produktet dhe shërbimet e vlefshme në tregun global
Në fjalën e hapjes së këtij Panairi, Z. Xi Jinping, Presidenti i Repubikës Popullore të Kinës tha: “Qeveria Kineze mbështet liberalizimin e tregtisë dhe globalizimin ekonomik, për të hapur në mënyrë aktive tregjet kineze për botën. Ky panair ndihmon fuqimisht për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis vendeve dhe nxit tregtinë globale dhe rritjen ekonomike në shkallë botërore në mënyrë që eknomia botërore të jetë edhe më e hapur.

Kina mirëpriti në këtë ngjarje të madhe të biznesit botëror zyrtarë të lartë të qeverive të vendeve të ndryshme të botës, përfaqësues të njohur të komunitetit të biznesit, profesionistë të fushës së ekspozitave dhe panaireve dhe biznese të interesuara për veprimtari ipmport – eksporti nga e tërë bota.
Z. Xi Jinping tha: “Ne duam të punonim me tërë vendet, rajonet dhe organiaztat ndërkombëtare, që t’a bëjmë këtë panair, panair të klasit botëror, duke sjellë kanale të reja për vendet dhe rajonet për të bërë biznes, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të nxitur së bashku prosperitetin dhe ekonominë e tregtinë botërore.
Ky panair ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën, duke bërë që përfaqësues të kompanive më të mëdha në botë, liderë të biznesit dhe tregtisë ndërkombëtare, etj, të marrin pjesë në këtë ngjarje unikale të tregtisë në nivel global. Fakti që 80% nga 500 kompanitë, listuara në Fortune, morrën pjesë, është tregues i rëndësishëm, i pa neglizueshëm.

Në një sipërfaqe prej 360.000 metër katror u paraqitën në stendat e kësaj ngjarjeje tregtare teknologji, makineri, pajisje, produkte dhe shërbime nga tërë sektorët e ekonomisë botërore, si automobilëve, paisjeve mjeksore, bujqësore, agrobiznesit, industrive të rënda, teknologjisë së informacionit, etj.
Disa nga synimet krysore të këti panairi janë:
1. Mbështetje për liberalizimin e tregtisë dhe globalizimit ekonomik.
2. Rritje dhe zgjerim të veprimtarisë tregtare të Kinës.
3. Përmirësim i bërjes së biznesit
4. Nxitje e bashkëpunimit më të thellë dypalësh, shumëpalësh dhe rajonal
Për këtë panair, Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi tha: “Këtë vit panairi do ndihmojë ekspertët të kuptojnë edhe më mirë kërkesën e Kinës për mallra, gjë që ndihon pozitivisht tregtinë botërore”.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, tha: “Nxitja e tregtisë dhe investimeve ka rëndësi të madhe për rimëkëmbjen e ekonomisë në kushtet aktuale”.

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, tha: “Nën drejtimin e Presidentit Xi Jinping Kina është e përkushtuar për të nxitur mirëkutimin dhe bashkëpunimin aktiv midis vendeve”.
Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, tha: “Ky panair tregon më së miri rimëkëmbjen e Kinës dhe rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë në tregtinë ndërkombëtare”.
Presidenti i Serbsë, Aleksandar Vuçiç tha: “Ka qenë nder për Serbinë të marrë pjesë për të tretin vit me radhë në këtë panair, platforma kryesore në botë për promovimin e tregtisë ndërkombëtare”.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha: “Spanja dhe Kina ndajnë një vizion të përbashkët për zhvillimet e së ardhmes. Të dy vendet janë të angazhuara për arritjen e një kuadri të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si tregtia, ndryshimet klimatike, etj”
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha: “Ky panair po zhvillohet në një kohë të veçantë, ku kërkohet që njerëzit të respektojnë njëri tjetrin. Në të kundërt, sfidat do jenë edhe më të rënda”. “Hungaria është e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me Kinën dhe vendet e tjera të projektit “Belt and Road”, që tashmë është më i rëndësishëm se kurrë më parë”.

Në total në këtë panair u nënshkruan marrëveshje në më shumë se 72 miliardë dollarë. Ky panair pati më shumë se 400.000 vizitorë dhe në të u paraqitën shumë teknologji, produkte dhe shërbime të reja. Vetëm në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit ishin prezente me produkte dhe srëbime rreth 1300 kompani nga 93 vende, pa përmendur industrinë e automjeteve, ku u prezantuan makinat më luksoze të prodhuara ndonjëherë në botë.
Përfundimisht, Panairi i Importit ishte një sukses i shumëanshëm, vlerë e shtuart në tregtinë mbarëbotërore, tregues që ekonomia kineze po bëhet gradualisht lider në ekonominë botërore.







