Parashtrimi i planit të 14 pesёvjeçar (2021-2025) nё Republikёn Popullore tё Kinёs - çfarё pritet

Pas pёrfundimit tё Planit 13 Pesёvjeçar 2016-2020, nё datat 26-29 tetor 2020, u mbajt nё Pekin, mbledhja plenare e 5-të e Komitetit të 19-të Qendror të PKK-sё ku u analizua plani i mёparshёm dhe u prezantua strategjia e re pёr pёrmbushjen e planit tё ri pesёvjeçar. Sipas autoriteteve tё larta nё Pekin, njё rёndёsi tё veçantё gjatё planit tё 13 Pesёvjeçar iu kushtua synimeve tё pёrmirёsimit të ambientit ku sipas tё dhёnave tё paraqitura emisionet e dioksidit tё karbonit u reduktuan nё shkallё GDP-je nё Republikёn Popullore tё Kinёs nё masёn 18.2%. Rritja e sipёrfaqeve pyjore nё vend u rrit me 22.96% duke ruajtur njё standard tё qёndrueshёm nё bio-diversitet dhe nё ruajtjen e ambienteve ekologjike. Deri nё fund tё vitit 2019, RPK-ja konsumoi energji tё pastёr nё masёn 23.4%. Zvogёlimi i ndotjes sё ambientit ishte nё masёn 23.1% nё 337 qytete tё Kinёs. Shkalla e cilёsisё sё ajrit ishte nё masёn 82% pёr tё gjithё vitin 2019. Pritet qё Kina ta pёrmirёsojё kёtё standard deri nё fund tё viti 2020 nё masёn 84.4%. Duke i qёndruar angazhimeve tё saj pёrsa i pёrket bashkёpunimit ndёrkombёtar pёr energji tё pastёr, investimet kineze nё kёtё sektor kanё shёnuar rritje dhe deri nё vitin 2060, do tё reduktohet nё limite pёrdorimi i dioksidit tё karbonit. Ky ishte njё angazhim qё vetё presidenti Xi Jinping pranoi nё fjalёn e tij pёr nder tё 75 vjetorit tё themelimit tё Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara nё shtator 2020. Sipas kёtij plani, deri nё vitin 2030, Kina do tё ulё akoma mё shumё pёrqindjen e pёrdorimit tё karboneve pёr tё arritur synimin pёr ndalimin e plotё tё tyre deri nё vitin 2060. Ky ёshtё njё angazhim i rёndёsishёm pasi do t'i japё mundёsi industrisё sё energjisё sё pastёr tё investojё mё shumё nё kёtё sektor pёr t'i hapur rrugёn ndryshimeve tё nevojshme teknologjike lidhur me funksionimin e plotё tё energjisё sё gjelbёr nё çdo sektor. Edhe sistemi ekonomik do t'i pёrmbahet investimeve nё kёtё sektor, pёr t'iu pёrshtatur mё mirё strategjisё sё investimeve nё kёtё fushё.

Plani 14 pesёvjeçar qё u prezantua nё datat 26-29 tetor 2020 do tё jetё mё shumё i përqendruar nё zhvillimet ekonomike dhe shoqёrore. Synimi i vёrtetё i kёtij plani ёshtё hapja e rrugёs pёr kapёrcimin cilёsor tё Republikёs Popullore tё Kinёs nё tregtinё botёrore e cila do tё arrihet sipas zyrtarёve tё lartё nё Pekin nё vitin 2035. Vizioni deri nё vitin 2035 do tё pёrshijё sektorё me rёndёsi strategjike pёr zhvillimin ekonomik tё vendit ku mё tё rёndёsishmit do tё jenё:

1. Modernizimi socialist;

2. Zhvillimi i mёtejshёm tё ekonomisё reale, teknologjisё inovative;

3. Fuqizim i vendit.

Tё gjitha kёto synohen tё forcohen fillimisht gjatё planit 14 pesёvjeçar ku synohet njё model i ri ekonomik, rritje e fortё ekonomike me pёrmirёsime tё dukshme nё cilёsi. Kina gjatё kёtij plani do t'i japё njё pёrparёsi akoma mё tё madhe zhvillimit tё mёtejshёm tё tregut tё brendshёm me synimin e njё prezantimi edhe mё tё fortё nё tregun ndёrkombёtar. Sipas ekspertёve, nё tё kaluarёn, Kina ishte mё tepёr e varur nga kёrkesat e jashtme tё tregut ndёrkombёtar, ndёrsa gjatё kёtij plani synohet fuqizimi i tregut tё brendshёm dhe prezantimi i tij nё botё pёr tё bёrё tё mundur qё mallrat kineze tё jenё mё kompetitivё falё edhe rritjes sё cilёsisё sё tyre. Fjala kyçe pёr tё qenё tё suksesshёm nё kёtё strategji pёr lidershipin politik kinez gjatё prezantimit tё planit ishte vetёm njё: inovacion. Investimet strategjike nё teknologji do tё mbёshtesin rritjen ekonomike tё vendit. Gjithashtu, bujqёsisё do t'i kushtohet njё vёmendje e veçantё. Plani 14 pesёvjeçar, synon modernizimin dhe cilёsinё ushqimore qё ёshtё njё tjetёr standard i lartё me synimin pёr t'u arritur brenda Planit 14 pesёvjeçar. Gjithashtu, synohet tё arrihet njё ekuilibёr ndёrmjet rritjes ekonomike dhe stabilitetit ekologjik. Sipas ekspertёve tё fushёs, arritja e njё ekuilibri tё tillё synon tё rrisё mirёqenien e popullit nё Kinё dhe t'i japё njё tjetёr shtysё investimeve kineze nё botё. Kjo do tё thotё, se Kina synon gjatё kёtij plani tё marrё mbi vete mё shumё pёrgjegjshmёri nё spektrin global, duke e treguar veten si vend lider nё tregun e energjisё ekologjike. Ky plan synon pёrmirёsimin e mёtejshёm tё jetёs sё 1.4 miliard njerёzve qё jetojnё nё vendin me popullsi mё tё madhe nё botё. Republika Popullore e Kinёs nё dyzet vitet e fundit ka treguar rritje ekonomike tё jashtёzakonshme. Nё njё botё pёrherё e mё globale sistemi qё Kina po i prezanton botёs dhe qё vetё e aplikon, ёshtё tregues qendrueshmёrie. Ҫdo plan pesёvjeçar qё ka paraqitur Republika Popullore e Kinёs ka patur suksese dhe sigurisht mosarritje. Plani 14 pesёvjeçar ka vendosur standarde tepёr tё larta pёr t'u pёrmbushur. Koha ёshtё gjykatёsi mё i mirё pёr tё parё nёse standardet e vendosura nga ky plan do tё realizohen.