
Ekspozita Ndёrkombёtare e Eksporteve tё Kinёs (The China International Import Expo-CIIE) i kushtohet pikё sё pari pranisё sё importeve nё botё. Ky vit shёrbeu edhe si njё mundёsi historike pёr kompanitё nё tё gjithё botёn tё interesuara pёr t'u prezantuar nё tregun kinez dhe pёr tё hulumtuar mbi mundёsitё e bashkёpunimit ekonomik nё Kinё.
Sipas tё dhёnёva tё para tё javёs qё kaloi, numri i kompanive pjesёmarrёse nё kёtё eveniment, i kaloi tё gjitha parashikimet dhe ky fakt ishte njё risi pёrsa i pёrket stadit nё tё cilin gjendet ekonomia ndёrkombёtare. Shumё delegacione nga vetё Kina, grupet qeverisёse, liderё industrialistё, profesionistё nga ndёrmarrjet lokale tё shumё provincave nё Kinё, pёrfaqёsues tё bashkive tё ndryshme dhe rajoneve autonome morёn pjesё nё kёtё eveniment tё rёndёsishёm. Gjithashtu, edhe gjigantёt dhe pёrfaqёsuesit mё dinjitozё tё sektorit tё shёrbimeve ekonomike dhe teknologjisё nё Kinё si Alibaba, JD.com, Suning, and kaola.com ishin tё pranishёm nё ekspozitё.
Nё njё shtrirje kohore prej gjashtё ditёsh (5 deri mё 10 nёntor 2020), ekspozita

e prezantuar nё Shanghai zuri njё sipёrfaqe prej 240,000 metra katrorё dhe nё tё u pёrfaqёsuan 150 mijё blerёs profesionistё nga mё shumё se 100 vende tё botёs. Megjithёse situata ndёrkombёtare nuk ishte aspak premtuese, CIIE u zhvillua brenda tё gjitha rregullave dhe standardeve tё sigurisё.

Ёshtё e dukshme se deri mё tani, Republika Popullore e Kinёs nga shifrat e treguara mbetet vendi mё i suksesshёm nё numёr popullsie nё luftёn kundёr pandemisё globale Covid-19. Falё masave tё shpejta dhe efikase, Kina ia doli tё rekuperojё humbjet krahasuar me ekonomitё e mёdha tё vendeve tё tjera nё botё. Rritja ekonomike sigurisht qё nuk pati ecurinё e suksesshme tё disa viteve mё parё dhe deri nё muajin shtator të kёtij viti, ekonomia nё Republikёn Popullore tё Kinёs u rrit me 0.7% krahasuar me njё vit mё parё, ndёrsa pёr pjesёn tjetёr tё botёs ekonomia vijon tё jetё nё recesion sipas tё dhёnave tё fundit. Gjithashtu, edhe raporti import-eksport brenda tё njёjtit hark kohor rezulton pёr momentin pozitiv pёr Republikёn Popullore tё Kinёs.
Ekspozita qё u mbajt nё Shangai ishte njё tjetёr tregues se importet pёr Kinёn deri nё muajn shtator 2020 kishin njё rritje prej 13.2% duke regjistruar njё ekspansion tё ri ekonomik. Aktiviteti i fortё ekonomik qё zhvillon Republika Popullore e Kinёs, ndihmon sё tepёrmi tregtinё e vendeve fqinje sidomos tё shkёmbimeve tregtare me Korenё e Jugut dhe Japoninё, vende tё cilёt patёn njё zhvillim tё lartё tё eksporteve drejt Kinёs nё muajin shtator.

Republika Popullore e Kinёs ka bёrё pёrpjekje tё jashtёzakonshme pёr tё mbajtur nё nivele tё larta eksportet sidomos pas vitit 2008 kur kriza ekonomike financiare ishte nё kulmin e saj, duke bёrё tё mundur njё stabilitet nё tregjet financiare ndёrkombёtare dhe duke rritur investimet sidomos nё teknologjinё e gjelbёr. Tё gjitha kёto arritje tё Kinёs, u paraqitёn me sukses nё ekspozitёn qё u mbajt nё Shangai.
Kina ёshtё nё rrugё e sipёr pёr tё paraqitur njё strategji tё re e cila do tё ketё si synim rritjen e kёrkesёs sё brendshme ekonomike. Republika Popullore e Kinёs vijon tё jetё e varur nga efektet e tregtisё sё jashtme, e cila ndikon jo pak nё rritjen apo nё rёnien e GDP-sё, dhe nё dy dekadat e fundit ёshtё pёrgjysmuar nё masёn 30%.
Ekonomia e dytё e botёs ka hedhur nё qarkullim qё nё fund tё muajit maj 2020 njё promovim qё do t'i shёrbeje rritjes ekonomike tё titulluar "qarkullim i dyfishtё". Kjo strategji synon tё udhёzojё strukturat e reja ekonomike sesi duhet t'i pёrshtaten strategjisё kryesore qё ёshtё pёrcaktuar edhe me vendimet e planit 14 pesёvjeçar, duke gёrshetuar strategjinё e brendshme dhe zhvillimet ekonomike ndёrkombёtare.

Tregu i brendshёm nё Kinё ka patur njё rritje per capita nё masёn 10 mijё USD pёrgjatё njёzet viteve tё fundit. Kjo do tё thotё se fuqia blerёse nё vend ёshtё rritur dhjetёfish. Qё nga viti 2014 deri nё vitin 2019, konsumi i brendshёm ishte kontribuesi mё i madh i rritjes ekonomike nё vend, me 58% tё rritjes sё GDP-sё nё Kinё pёr vitin 2019.
Republika Popullore e Kinёs ka lёnё tё kuptohet se strategjia e saj e re e "qarkullimit tё dyfishtё" ёshtё njё plan strategjik afatgjatё qё synon tё mbёshtesё edhe mё shumё rritjen ekonomike tё vendit megjithё pengesat e dala nga pandemia Covid-19, por duke i dhёnё njё shtysё marrёdhёnieve shumёpalёshe tregtare tё cilat sipas kёsaj strategjie do tё ndihmojnё edhe mё shumё rritjen ekonomike tё vendit dhe ndikimit qё do tё ketё Kina nё ekonominё globale.

Qarkullimi i brendshёm ekonomik, nё njё treg gjigant si ai kinez, ka padyshim pёrparёsi. Pёrqendrimi i kёsaj strategjie nё kёrkesёn e brendshme, synon tё promovojё njё strukturё tё re edhe mё tё fuqishme ekonomike e cila do tё forcojё ekonominё. Pёr kёtё arsye, ishte shumё i nevojshёm organizimi i njё evenimenti tё tillё si ekspozita mbi importet e Kinёs dhe se çfarё prodhon Kina. Nёse tregu i brendshёm nё Kinё ka fuqi tё konsiderueshme blerёse, atёherё patjetёr qё tregu i jashtёm do tё ketё njё impakt edhe mё suplementar nё shёrbim tё rritjes sё mёtejshme ekonomike tё vendit. Nё kёtё drejtim, mund tё themi se Ekspozita Ndёrkombёtare e Eksporteve tё Kinёs (The China International Import Expo-CIIE) ishte njё eveniment i suksesshёm frytet e tё cilit do tё ndihen mё vonё.








