
Shtatёdhjetё e pesё vjet mё parё nё fundin e Luftёs sё Dytё Botёrore u themelua njё organizatё e re ndёrkombёtare, Organizata e Kombeve tё Bashkuara. Kjo organizatё e u themelua pёr tё mbrojtur paqen nё botё dhe pёr tё promovuar vlerat me tё mira tё njerёzimit. Fitorja e kombeve kundёr rrezikut nazi-fashist gjermano-italian nё Evropё dhe militarizmit japonez nё Azi. Qё nga pёrfundimi i Luftёs II, bota nuk ka njohur luftёra nё shkallё tё gjerё. Konfliktet kanё qenё lokale mё sё shumti. Kjo edhe si pasojё e avancimit teknologjik dhe mbi tё gjitha politikave tё vetёpёrmbajtjes si pasojё e armёve bёrthamore. Kur e themelua Republika Popullore e Kinёs-RPK (1 tetor 1949), Organizata e Kombeve tё Bashkuara pati njё nga paradokset mё tё mёdha. Kina, pёrfaqёsohej nё OKB nga Tajvani. Nё atё periudhё duke qenё se kishim tё bёnim me njё botё bipolare, RPK ndodhej gjithnjё pranё njё tensioni tё madh edhe me Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs ashtu edhe me Bashkimin Sovjetik. Nё atё periudhё, ishte hedhur si kartё pёr tё pёrmbajtur fuqinё nё rritje tё RPK-sё, teoria e "dy Kinave" pra njё Kinё dhe njё Tajvan si shtete tё pavarura tё pranuara nё OKB. RPK-ja nuk e pranoi asnjёherё njё teori tё tillё, gjithashtu asokohe edhe Shqipёria (Republika Popullore e Shqipёrisё-termi zyrtar atёherё), mbajti qёndrim tё pandryshuar deri nё vitin 1971 (25 tetor) kur me anё tё rezolutёs shqiptare, u bё i mundur pranimi i Republikёs Popullore tё Kinёs nё OKB dhe pёrjashtimi i Tajvanit.
Kanё kaluar 49 vite qё nga pranimi me tё drejta tё plota tё RPK-sё nё OKB. Kina tashmё, ёshtё njё fuqi e madhe dhe e respektuar nё botё. Sukseset e saj ekonomike nё arenёn ndёrkombёtare janё tё jashtёzakonshme. Sot bota nuk ёshtё mё bipolare. Kemi tё bёjmё me njё botё me shumё aktorё dhe multilateralizmi ёshtё fjala e momenti. Lidhur mё kёtё, presidenti i Republikёs Popullore tё Kinёs, Xi Jinping nё fjalёn e mbajtur me rastin e 75 vjetorit tё OKB-sё, i qёndroi besnik marrёdhёnieve multilaterale dhe kёrkoi qё bota tё ishte mё bashkёpunuese. Presidenti Xi ritheksoi edhe njё herё bindshёm faktin se Kina do t'i qёndronte fort idesё sё multilateralizmit. Kina nuk ёshtё pjesё e asnjё aleance ushtarake dhe si e tillё gjithmonё ka kёrkuar qё zgjidhja e mosmarrёveshjeve tё mos jetё pjesё e njё shteti tё vetёm apo e njё grup shtetesh, por tё ketё njё konsensus tё gjerё qё rrjedh nga kompromiset logjike nё zgjidhjen e tyre. Sipas presidentit Xi, multilateralizmi ёshtё njё avantazh pёr tё gjithё botёn, pasi forcёn tё drejtёn ndёrkombёtare, rendin dhe marrёdhёniet tregtare shumёpalёshe. Nё fillim tё viteve '2000 u fol shumё nё marrёdhёniet ndёrkombёtare lidhur me Chimerica, pёr njё botё tё re bipolare ku Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs dhe Republika Popullore e Kinёs do tё ishin nё qendёr tё kёsaj bote. Duke dёgjuar fjalimin e presidentit Xi, kuptohet se njё botё bipolare ёshtё e pamundur nё stadin aktual tё marrёdhёnieve politiko-ekonomike ndёrmjet Kinёs dhe Amerikёs dhe pёr vetё stadin aktual tё marrёdhёnieve ndёrmjet shteteve tё ndryshme. Presidenti Xi, nxiti OKB-nё qё tё vijonte tё ishte avokati mbrojtёs i shteteve nё zhvillim dhe i drejtёsisё nё botё. Duke qenё se nё kёtё organizatё janё 193 shtete pjesёmarrёs, presidenti Xi, bёri njё kёrkesё tё drejtёpёrdrejtё, qё interesat kombёtare tё çdo shteti anёtar tё ekuilibroheshin pa cёnuar interesat e askujt.

Gjithashtu, promovimi i bashkёpunimit ndёrkombёtar do tё ishte njё tjetёr dobi pёr njerёzimin, nё njё kohё kur pandemia Covid-19, mbetet sfida mё e vёshtirё qё po kalon bota kёto 30 vitet e fundit. Ekuilibri ndёrmjet veprimit dhe zgjidhjes sё problemeve mbetet njё tjetёr sfidё sipas presidentit Xi pёr t'u tejkaluar. Kina sipas presidentit Xi, do tё jetё gjithnjё njё mbёshtetёse e multilateralizmit si mёnyra mё e sigurtё pёr reformimin dhe zhvillimin e qeverisjes globale. Kina beson fuqimisht nё rolin qendror qё duhet të luajё OKB-ja nё njё sistem ndёrkombёtar qё nё thelb tё tij ka respektimin e ligjeve ndёrkombёtare dhe OKB-ja tё vijojё tё mbetet nё qendёr tё çёshtjeve ndёrkombёtare.
Nё situatat e vёshtira shёndetёsore dhe ekonomike qё po kalon bota, ёshtё domosdoshmёri bashkёpunimi ndёrmjet shteteve tё ndryshёm. Republika Popullore e Kinёs, dy muajt e fundit ёshtё treguar shumё aktive nё marrёdhёniet ndёrkombёtare duke vepruar si aktor me peshё dhe i pёrgjegjshёm nё pёrmbushjen e detyrimeve tё saj. Tё qenurit i ndёrgjegjshёm pёr fuqinё, do tё thotё tё marrёsh pёrgjegjёsi dhe jo t'u shmagesh atyre. Multilateralizmi, qё aq shumё po promovohet nga Kina, ёshtё njё sfidё bashkёpunuese dhe jo pёrçarёse. Marrёdhёniet ndёrkombёtare gjatё shekujve gjithnjё kanё evoluar. Shekulli XXI nuk bёn pёrjashtim nё kёtё çёshtje. Gjithmonё shtetet kanё patur interesa tё pёrbashkёta dhe tё kundёrta. Cёnimi i tyre ka çuar botёn jo pak herё nё prag katastrofash tё paimagjinuehsme si pasojё e mungesёs sё kompromisit. Kompromisi ёshtё investim, dhe dihet, investimet sidomos ato gjigandë, gjithmonё janё tё kushtueshёm. Nё kёtё frymё, kompromisi pёr njё botё multilaterale do tё ketё koston e vet. Presidenti Xi foli pёr pёrgjegjёsi tё pёrbashkёta. Nё mendimin tim, kjo pёrkthehet "tё gjithё duhet tё investojnё pёr tё patur mё shumё ekonomi, mё shumё mirёqenie dhe mё shumё bashkёpunim".







