
Njё strategji e re nga Kina nё drejtim tё Evropёs? Domethёnia e vizitёs sё ministrit tё punёve tё jashtёm tё Republikёs Popullore tё Kinёs z. Wang Yi nё pesё vendet e Evropёs Perёndimore
Ministri i punёve tё jashtme tё Republikёs Popullore tё Kinёs, z. Wang Yi zhvilloi njё tur tё rёndёsishёm diplomatik nё pesё vende tё Bashkimit Evropian, vizitё qё u realizua nga data 25 gusht deri mё 1 shtator 2020. Vizitёn e parё ministri i Jashtёm i Republikёs Popullore tё Kinёs e zhvilloi nё Itali pёr tё vijuar mё pas nё Holandё, Norvegji, Francё dhe nё fund nё Gjermani. Pikat kryesore qё u diskutuan nё tё gjitha takimet e veçanёrisht nё takimin me ministrin e jashtёm gjerman ishin tregtia, Covid-19 dhe bashkёpunimi shumёpalёsh (multilateralizmi). Nuk ёshtё e rastёsishme qё ministri Wang i cili nuk kishte udhёtuar jashtё Kinёs qё nga muaji shkurt 2020 (vizita nё Laos nё kuadёr tё ASEAN) pёr shkak tё situatёs ndёrkombёtare tё shkaktuar nga kriza e koronavirusit, zhvilloi nё fund tё verёs njё tur kaq tё rёndёsishёm nё Evropё. Bashkimi Evropian dhe Republika Popullore e Kinёs janё partnerёt mё tё mёdhёnj botёrore pёrsa i pёrket shkёmbimeve tregtare. Vizita diplomatike nё pesё vende tё rёndёsishme tё Bashkimit Evropian tregoi se, Kina vijon tё tregojё konseguencё nё politikёn e saj tё jashtme nё zhvillim tё marrёdhёnieve shumёpalёshe nё tregtinё, ekonominё dhe politikёn globale.
Ҫdo vend nё botё ёshtё prekur nё njё mёnyrё apo tjetёr nё ekonomi nga kriza e koronavirusit. Tregjet botёrore kanё nevojё tё ngutshme tё rimarrin veten pas muajve tё parё tё vёshtirё tё krizёs dhe Kina dёshiron tё tregojё veten si njё faktor i besueshёm nё pёrmirёsimin e ekonomisё globale. Fundi i vitit 2019 dhe viti 2020 po i tregojnё botёs se vetёm solidariteti kundёr pandemisё qё ka pllakosur botёn dhe forcimi i marrёdhёnieve shumёpalёshe do tё forcojё ekonominё botёrore.

Kina dhe Evropa janё dy qytetёrime tё vjetёr tё cilёt kanё bashkёpunuar ekonomikisht me njёra tjetrёn qё nё kohёt e lashta me tё famshmen "Rruga e mёndafshit". Sot, iniciative kineze "Njё Brez Njё Rrugё" kёrkon tё forcojё pikёrisht kёtё marrёdhёnie shumё tё mirё qё rrjedh nga lashtёsia. Globalizimi ёshtё njё sfidё qё kёrkon pёrkushtim dhe pёrgjegjshmёri nё menaxhimin e interesave nacionale, por pa dёmtuar interesat e shteteve tё tjerё. Bota sot ёshtё njё civilizim i shumёllojshёm dhe si e tillё ballafaqimi i kulturave me anё tё vlerave pa cёnuar kulturёn e tjetrit ёshtё njё domosdoshmёri. Ballafaqimi i kulturave nuk do tё thotё konfrontim, por bashkёpunim reciprok.
Fillimi i pandemisё nё fillim tё kёtij viti, nuk ndihmoi nё imazhin e Kinёs nё Evropё. Kjo edhe pёr arsye tё ngutjes pёr tё arritur nё pёrfundime tё nxituara nga ana e disa zyrtarёve tё lartё evropianё. Pёrveç kёsaj, situatat e vёshtira qё kaloi qeveria e Republikёs Popullore tё Kinёs nё Hong Kong dhe veçanёrisht nё Xinjang ishin tё pamundura pёr t'u anashkaluar. Muaji korrik 2020 ishte i vёshtirё pёrsa i pёrket marrёdhёnieve tё Republikёs Popullore tё Kinёs me disa vende tё Evropёs. Sё pari, ishte vendimi i qeverisё britanike i 22 korrikut pёr tё larguar kompaninё gjigante kineze tё telefonisё Huawei duke filluar nga viti 2027, vendim qё u pasua nga ai francez pёr tё ndaluar funksionimin 5G Huawei nga viti 2028. Liçenca e operatorit Huawei nuk do tё rinovohej mё.
Nё kёtё situatё duket se Gjermania ёshtё shteti mё me shumё pavarёsi pёr tё vepruar. Nuk ishte e rastёsishme qё vizitёn e fundit nё turit tё tij evropian, ministri Wang e zhvilloi nё Berlin. Nё konferencёn e pёrbashkёt qё zhvilluan mё datё 1 shtator 2020, tё dy ministrat e jashtёm theksuan rёndёsinё e bashkёpunimit reciprok nё respekt tё interesave specifikё dypalёshe. Pёr t'ia arrituar kёsaj, ёshtё i nevojshёm bashkёpunimi nё njё ambjent botёror nё paqe tё qёndrueshme, pa konflikte nё mёnyrё qё tё pёrmbushen aspiratat e bashkёpunimit ndёrmjet shteteve tё ndryshme nё botё. Gjermania, ёshtё partneri mё i rёndёsishёm ekonomik i Kinёs nё marrёdhёniet tregare dypalёshe me afro 40% tё shkёmbimeve tregtare. Njё tjetёr problem qё po kalon Evropa ёshtё edhe rёnia a paprecedentё e GDP-sё qё nga fillimi i krizёs sё pandemisё. Nё Kinё GDP-ja nuk pati rёnie tё dukshme vetёm 2.3%, megjithatё duhet thёnё se edhe ekonomia nё Kinё u dёmtua jo pak nga kjo krizё.

Ёshtё e rёndёsishme tё theksohet se megjithё problemet qё dolёn nё pah nga kriza e pandemisё e cila ende nuk ka pёrfunduar, pati edhe acarime tё forta politike ndёrmjet Republikёs Popullore tё Kinёs dhe Shteteve tё Bashkara tё Amerikёs lidhur me marrёdhёniet tregtare ndёrmjet dy vendeve si dhe acarim pati edhe me Republikёn Ҫeke si pasojё e vizitёs kryetarit tё senatit çek nё Tajvan, vizitё tё cilёn ministri Wang e quajti "kalim i vijёs" dhe njё provokim ndaj Republikёs Popullore tё Kinёs.
Njё tjetёr arsye e vizitёs sё ministrit Wang nё Evropёn Perёndimore ishte pёr tё dhёnё mesazhe sigurie se iniciativa 17+1 e iniciuar nga Republika Popullore e Kinёs nё vitin 2011 me vendet tё Evropёs Qendrore dhe Lindore nuk ishte kёrcёnim pёr BE-nё. Lidhur me kёtё iniciativё, zёvendёs kryeministri gjerman Sigmar Gabriel kishte deklaruar mё 2017: "Nёse nuk zhvillojmё njё strategji tё pёrbashkёt ndaj Kinёs, atёherё Kina do ia dalё mbanё pёr tё ndarё Evropёn". Ndoshta kjo ёshtё njё nga arsyet se pёrse ministri Wang nё turin e tij nё Evropё u pёrqendrua vetёm nё perёndim. Nё Evropёn Qendrore dhe Lindore minsitri Wang pati vetёm njё takim tepёr tё shkurtёr, mё datё 24 gusht 2020 me ministrin e jashtёm hungarez pёrpara nisjes sё tij pёr nё Itali.
Nё njё kohё kur marrёdhёniet e Republikёs Popullore tё Kinёs me Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs kanё hyrё nё njё fazё tё re acarimi, çdo veprim i ndёrmarrё kundёr Kinёs nga SHBA-ja forcon mё shumё strategjinё e Kinёs pёr t'u afruar me Evropёn. Vizita e ministrit tё jashtёm tё Republikёs Popullore tё Kinёs synoi pikёrisht kёtё; avancimin mё tё madh nё marrёdhёniet politike ndёrmjet BE-sё dhe Republikёs Popullore tё Kinёs duke i hapur rrugё nё kёtё mёnyrё bashkёpunimit mё tё madh ekonomik nё tё gjitha fushat veçanёrisht pёr tё mbajtur tё pakёputur zinxhirin e furnizimit global industrial. Nёse arrihen kёto marrёveshje, atёherё do t'i hapej rruga zhvillimit tё ekonomisё dixhitale dhe ambjentale (tё gjelbёrt-green economy). Sipas kёsaj strategjie, bashkёpunimi shumёpalёsh (multilateralism) duke pёrmirёsuar udhёheqjen globale do t'i jepte njё ndihmesё mё tё madhe paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik global. Lidhur me kёtё, minsitri i jashtёm italian Di Maio e quajti Kinёn partner strategjik, deklaratё qё shkaktoi jo pak shqetёsim nё qarqet amerikane.
Interesat nё epokёn e sotme tё marrёdhёnieve ndёrkombёtare janё tё ndёrlidhura. Bota nuk ёshtё mё njёpolare siç ishte nё vitin 1991 kur u shpёrbё Bashkimi Sovjetik. Kina pas viteve 2000, po e tregon veten njё shtet me strategji tё qartё nё rendin e ri shumёpalёsh. Vizita e ministrit Wang nё Evropёn Perёndimore ёshtё njё tjetёr pjesё e kёsaj strategjie dhe synon tё bindё Evropёn tё gjejё gjuhёn e pёrbashkёt me tё pёr kёtё synim. Viti 2020 nuk dukej i mbarё nё marrёdhёniet BE-Kinё siç e tregoi edhe konferenca e sigurisё qё u mbajt nё Mynih tё Gjermanisё mё 15 shkurt. Nё atё konferencё Kina u vlerёsua si shqetёsim pёr mbarёvajtjen e proceseve ndёrkombёtare.

Pёr tё parё sesa e suksesshme ishte vizita e ministrit tё jashtёm Wang Yi nё Evropё do tё duhet presim takimin e radhёs qё do tё mbahet nё shtator ndёrmjet presidentit Xi Jinping dhe liderёve tё shteteve tё BE-sё. Duket sikur Evropa po ndryshon qёndrim nga muaji shkurt. Kjo shikohet edhe nga qёndrimet presidentit tё Kёshillit tё Evropёs Charles Michel dhe tё presidentit tё Komisionit Evropian Ursula von der Leyen lidhur me rёndёsinё e partnershipit me Republikёn Popullore tё Kinёs, por duke u treguar tё kujdesshёm se ende ky partnership mbart pikёpyetje tё mёdha. Kjo edhe pёr njё arsye tё thjeshtё. Boshti strategjik botёror mbёshtetet ende nё marrёdhёnien strategjike euro-atlantike ndёrmjet Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs dhe Evropёs. NATO-ja ёshtё ende struktura ushtarake mё e fuqishme nё botё dhe partnershipi ekonomik SHBA-BE ёshtё aleanca mё e fuqishme financiare qё ka njohur ndonjёherё bota. Nё deklaratat e ministrit Wang mё e rёndёsishmja ishte "Njё Evropё e bashkuar, e stabilizuar dhe ekonomikisht e pёrparuar ёshtё e rёndёsishme pёr tё gjithё botёn". Evropa nё kontekstin e marrёdhёnies sё vёshtirё SHBA-Kinё ndodhet nё njё pozitё mё komode pasi mund tё luajё rolin e njё ure lidhёse ndёrmjet dy fuqive botёrore duke qenё se ndodhet gjeografikisht ndёrmjet Azisё dhe kontinentit amerikan. Mbetet pёr tё kuptuar nёse Republika Popullore e Kinёs do t'i pёrshtatet kёsaj strukture ekzistuese qё e ka zanafillёn qё nga fundi i Luftёs II Botёrore apo do tё ndёrtojё njё strukturё tё re nё bashkёpunim me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs apo pa kёto tё fundit.







