Blerim Gjoci është aktor, skenarist, regjisor dhe producent i vlerësuar me disa çmime. Para se të shpërngulej në SHBA, Blerimi pati një karrierë të gjatë dhe të suksesshme kinematografike në Kosovë dhe Evropë. Nëpërmjet kompanisë së tij të filmit SCA Group, ai shkroi, prodhoi ose drejtoi rreth njëqind filma. Blerimi është fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, duke përfshirë Sundance, Italian Movie Aëards, TIF, etj. Në vitin 2014 Blerimi u largua në SHBA për të vazhduar studimet e tij MFA në Shkollën e Arteve Kinematografike, Uinersity of Southern California. Gjithashtu ai është themelues dhe drejtor i Festivalit “Nine Eleven”, si dhe drejtor i kompanisë së filmit “Prishtina FILM”. Në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) Z.Gjoci tregon për rrugëtimin e tij kinematografik si dhe projektet në të ardhmen.

CMG: Si erdhi kontakti juaj i parë me industrinë e kinemasë?

Blerim Gjoci: Unë kur kam qenë fëmijë, dhe në Kosovë atëherë kanë qenë shumë të rëndësishme këto manifestimet ku recitohej, inskenoheshin disa skeçe të shkurtëra ku mua që në moshën 7 vjeçare në fakt me insistimin e vëllait tim që është më i madh se unë, më vuri në skenë sepse unë bëja gjëra të tilla në shtëpi, humor dhe skeçe të vogla. Imitoja artistë nga Shqipëria dhe Kosova. dhe në atë kohë në Dukagjin e shihnim në mënyrë ilegale Televizionin Shqiptar, dhe unë imitoja aktorët e filmave shqiptarë. Kështu që për atë shkak më vunë në skenë dhe që në moshën 7 vjeçare me daljen time të parrë në skenë recitova një poezi e cila u bë hit edhe për shkakun se unë isha aq i shkurtër dhe mikrofoni nuk mund të ulej, dhe një profesor u ngjit në skenë dhe hoqi mikrofonin nga mbajtësja dhe ma dhe në dorë që të recitoja. Ajo fotografi u bë shumë e famshme dhe doli nëpër gazeta, ku të gjithë pyesnin se kush ishte ky djalosh që recitoi. Publiku e pëlqeu shumë poezinë dhe prej atëherë fillova të recitoja dhe më patën ofruar në Kroaci dhe Slloveni që të futesha në akademi, por përfundova në akademinë e Kosovës dhe që atëherë jam në skenë.

CMG: Ju keni përfunduar akademinë e arteve në Prishtinë për aktor?

Blerim Gjoci: Unë kam përfunduar akademinë e arteve në Prishtinë së pari për aktor pastaj kam bërë dhe master për aktor, por gjithmonë kam qenë dhe shkrues i mirë, dhe kam pasur dëshirë që të jem më shumë i angazhuar në film pas kamerave sepse gjithonë më ka interesuar kjo pjesë. Për këtë arsye në Kosovë pata hapur një kompani timen, kështu që shumicën e rasteve më është dashur ti shkruaj edhe filmat që bënim, por edhe skenaret për videospote apo rekklama. Kështu që vendosa ta bëj regjinë atje, pastaj përfundova master për regji në Prishtinë. Disa filma që punuam me kompaninë time, dhe me takimet nëpër festivale të ndryshme unë fillova të fokusohem te pjesa e skenarit sepse në përgjithësi te ne dhe në Europë mungon skenari i mirë. Kështu që kur ballafaqoheshim në këto festivale me kolegë të tjerë nga gjithë bota, sidomos me kolegë nga amerika sepse rrëfimet që vijnë nga Amerika gjithmonë e kanë një strukturë pakëz më të gdhendur dhe të kuptueshme për shikuesin. Pra, kam dashur gjithmonë me kërkuar më tutje, ku pastaj pata vendosa që ose do ta mësoj mirë këtë profesion ose nuk do e prek më me dorë. Pyeta se cila është shkolla më e mirë në Amerikë e filmit, dhe vendosa që ta provoj atë shkollë. Aplikova dhe u pranova te ajo shkollë e cila e vetmja tre vjeçare në Amerikë për master sepse të gjitha të tjerat janë dy vjeçare. Kjo është një shkollë ku diploma merret në tri fusha, pra shkolla e Univesity of Southern California që është në Los Angeles. Unë jam diplomuar në tri fusha, master aëards si regjisor, skenarist dhe producent.

CMG: Cila nga këto të trija keni ushtruar më shumë gjatë karrieës suaj?

Blerim Gjoci: Unë përveç profesionit të aktorit kam ushtruar shumë dhe profesionin e producentit dhe skenaristit, sidomos në Kosovë. E kam ushtruar dhe profesionin e regjisorit më pak sepse gjithmonë kisha dëshirë që të angazhoj regjisorë të rinj dhe tju jepja shansin në kohën kur punoja në Kosovë. Madje kisha hapur dhe festivalin “Nine eleven” ku unë isha producent i të gjitha projekteve që konkuronin në festivale të filmit sepse gjithmonë kam qenë në kërkim që të zbuloj regjisorë të mirë për tju dhënë mundësinë këtyre regjisorëve që të shprehen. Kështu që këto dy profesionet e para i kam ushtruar më shumë atje, kurse prej kur kam ardh në Amerikë, profesionin e dytë regjinë e kam ushtruar më shumë sesa të tjerat. Megjithëse këtu përveç se punoj si skenarist dhe shkruaj filmat e mi, unë e kam dhe një punë tjetër që është një profesion ku ata që merren me filmin e dinë, dhe që quhet script doctor, pra doktori i skenarit, dhe njerëzit që duan një film zakonisht kanë qejf që ta dërgojnë skenarin e tyre tek një skenarist profesionist i cili i gjen të metat eventuale, pra si një doktor i vogël i skenarit. Këtë punë e bëj për filmat që do të fillojnë të xhirohen.

CMG: Z.Gjoci prej sa vitesh jetoni në Amerikë dhe si u integruat me jetën aty, por dhe me jetën artistike?

Blerim Gjoci: Të them të drejtën në janar unë bëj 9 vite që kam ardhur në Amerikë dhe integrimi nuk ka qenë edhe shumë i lehtë. Kur fillova studimet ndoshta krijohet diçka ashtu si një flluskë, ku ti je me kolegët në klasë dhe ajo është në njëfarë mënyre bota në të cilën je i vendosur, dhe në atë botë je si në një fluskë ku krijon shoqëri dhe një mënyrë jetese të cilat domosdo të përshtatet ose jo, është e jotja tani për tani, por në momentin kur përfundon fakultetin dhe ajo fluska nuk të mban, atëhere fillon ajo jeta reale. Në jetën reale pastaj kam pas menduar se automatikisht si përfundon jeta studentore, qoftë dhe një nocion i asaj jete do të vazhdoi edhe në jetën reale në Los Angeles. Por shumica e atyre studentëve dhe kolegëve që i ke në klasë shpërndahen, ku dikush në Kinë, dikush në Afrikë apo dhe vende të tjera, dhe futet largësia mes njerëzve. Kështu që pastaj gjindesh në një botë reale ku duhet të fillosh prej fillimi. Unë pata fatin që menjëherë pas përfundimit të këtyre studimeve në këtë shkollë mjaft prestigjoze, ku dhe njerëzit kanë dëshirë të punojnë me studentë që dalin nga kjo shkollë, dhe pata një fat të takoja një producent i cili dëshironte të investonte në disa ide të miat, kështu që fillova të punoj në disa projekte të cilat kishin në atë kohë edhe buxhet. Pra, fillova dhe një rreth të ri të kolegëve me të cilët nisa të bashkëpunoj dhe të ftohem nëpër ngjarje dhe projekte të ndryshme. Ky integrim sadopak dhe i vështirë, por për mua filloi me lëviz, dhe mos të kishte qenë kjo pandemi që i ndali të gjitha gjërat, atëherë sigurisht që do të ishte më mirë por që pandemia e vuri një distancë. Në vende si Amerika ndikimi është pakëz më i madh sepse njerëzit frikësohen më shumë si dhe i ndjekin më shumë rregullat. Kur shkoj në Kosovë të gjithë të përqafojnë dhe nuk humbet ajo ngrohtësia, ndërsa në Amerikë prej pandemisë rrallë kush të afrohet me të shtënguar dorën, kështu që këtu ndjehet më shumë ajo largësi dhe ftohtësi. Gjithë ne që nuk kemi lindur këtu, në njëfarë mënyre këtë integrimin po e rifillojmë, dhe ato lidhjet që kemi pasur po i rifillojmë me i ushqyer që me pas mundësi me vazhduar tutje. Kam pasur fatin të takoj disa njerëz shumë të mirë me të cilët jam duke bashkëpunuar dhe tani kam një projekt të madh.

CMG: Flasim për prodhimet tuaja si regjisor dhe skenarist. Cilat janë ato?

Blerim Gjoci: Në Ameikë kam punuar 4-5 projekte sepse kur përfundova shkollën kanë qenë projekte dhe më të shkurtëra, por dy kanë qenë dokumentarë të gjatë si dhe një film me metrazh të gjatë e patëm filluar, por që u ndërpre për shkak të pandemisë. Ky film i gjatë është shndërruar në një serial të limituar, pra një film i ndarë në gjashtë pjesë. Unë pas përfundimit të shkollës nuk pata dhe shumë kohë që të punoja shumë projekte sepse ra dhe pandemia, por në përgjithësi janë gjashtë projekte që kam përfunduar këtu, dhe ky projekti madh është i shtati.

CMG: Si erdhi akrori i famshëm Eric Roberts në filmin tuaj?

Blerim Gjoci: Unë kam shkruar një skenar me një mikun tim këtu, ai është nga Danimarka dhe patëm shkruar një skenar që ka të bëjë me babilonasit e vjetër sepse besimi i tyre në Zot ka qenë një besim shumë interesant. Kjo më shtyu me atë mikun tim që të bëjmë një skenar interesant, ku një njeri rastësisht e çliron atë gjënë dhe bëhet perëndi. Kjo ka qenë ideja dhe kompania 21 Century Fox e pëlqeu idenë dhe kërkoi nga ne që të bëjmë një film të shkurtër dhe ndoshta ato do të jenë të interesuar për të realizuar një film të gjatë. Akoma jemi në bisedime por që unë në këtë aspekt fillova me mbajt një audicion si dhe gjetëm buxhetin, dhe po bisedoja me casting director në momentin që atë e thirri dikush në telefon dhe më kërkon dy minuata pauzë. Kur u kthye më thotë se kishte qenë duke biseduar me Eric Roberts. Unë i thashë se pse nuk ja dërgon skenarin atij për këtë rolin kryesor në film, dhe ai më thotë se Eric Roberts nuk luan filma të shkurtër, pra nuk dëshironte që ti dërgonte skenarin. E binda disi për ta dërguar skenarin. Ndërkohë që rrugës për në shtëpi pasi mbaruam me audicionet, më merr në telefon drejtori i casting dhe më thotë se skenarin e ka lexuar Eric Roberts dhe gruaja e tij Liza, dhe të dy dëshirojnë të më takojnë. Kështu që shkova te shtëpia e tij dhe kur futem brrenda mu duk interesante sepse kishin shumë mace, unë vetë i dua shumë macet dhe kjo ka qenë një prej aryjeve që ata më pëlqyen mua të dy. Eric Roberts nuk e kishte besuar që e kisha shkruar unë atë skenar dhe më pyeti tri herë nëse e kam shkruar unë. Skenari me të vërtetë është shumë i mirë, dhe gjithë ditën atë ditë ndenjëm bashkë ku biseduam për skenarin dhe nuk më tha po në atë moment, por të nesërmen më thirri drejtoresha e casting dhe më tha që Eric dëshiron të luajë në film. Nga ai moment kemi filluar një miqësi shumë të mirë dhe kemi një bashkëpunim me të vërtetë të mirë sepse unë si regjisor nganjëherë e kisha një frikë sepse kur punon me njerëz të famshëm si Eric Roberts i nominuar për Oscar është ajo frika e kërkesave dhe kushteve që ata kanë. Puna me atë ka qenë me të vërtetë e bukur dhe në asnjë moment nuk kemi pasur ndonjë vështirësi apo atmosferë me dëshmu se jam yll. Pra, ka qenë modest dhe madje para gjithë aktorëve çfarë kërkoja prej tij, gjithmonë ka qenë më i mirë sjellshëëm.

CMG: Cila është lidhja juaj me Shqipërinë dhe Kosovën përsa i përket bashkëpunimit në fushën e kinemasë?

Blerim Gjoci: Unë jam lindur dhe rritur atje dhe nuk kam mundësi as me dasht me i shkëput kontaktet. Kam aq shumë miq atje, pothuajse të gjithë njerëzit që merren me filmin, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë edhe nëse nuk i kam miq të paktën i njoh. Kështu që të gjitha lidhjet i mbaj dhe mundohem të bashkëpunoj, ku ofroj ndihmë te pjesa e skenarit. Këtu në Amerikë shkrimin e skenarit e kanë bërë shkencë në fakt dhe është i studiuar deri në atom, dhe prandaj i kanë skenarët e mirë. Unë kam pasur fatin që të jem student i profesorëve që të paktën kanë pasur nga një Oscar, dhe kam pasur rastin ta mësoj këtë zanat prej më të mirëve që ofron industria e filmit. Për këtë arsye mundohem që ti mbart këto njohuri sa më shumë edhe te kineastët në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo gjë më mban edhe në lidhje, përveç miqësive të vjetra që kemi pasur, por dhe bashkëpunimet e reja. Pra kam shumë miqësi dhe i vlerësoj shumë duke i ruajtur me fanatizëm.

CMG: Cili është sekreti i suksesit tuaj në industrinë e filmit në arenën ndërkombëtare?

Blerim Gjoci: Suksesi është relativ, dikujt i duket sukses dhe dikujt jo, por njeriu duhet të jetë i kënaqur me ata që punon dhe të jetë i pa kompromis në punën që bën. Mendoj që puna është gjithmonë çelësi i suksesit, dhe të jesh i sinqertë me veten.

CMG: Ju falenderoj për këtë intervistë dhe ju uroj shëndet dhe suksese në vazhdim.

Blerim Gjoci: Faleminderit, ishte kënaqësi.

Intervistoi: Gazmend Agaj