Foto nga VCG

Një grup prej 10 të rinjsh nga gjashtë vende të ndryshme, përfshirë SHBA-në, Afrikën e Jugut, Bangladeshin dhe Pakistanin, që jetojnë në Kinë, u argëtuan shumë ndërsa morën pjesë në Udhëtimin për të Huajt “Go Jiangsu” , përmes të cilit vizituan më 25-26 qershor rrethin Dafeng të Yancheng, një qytet në provincën Jiangsu të Kinës lindore.

Gjatë udhëtimit të tyre dyditor, grupi eksploroi disa nga atraksionet kryesore të qytetit duke mësuar për zhvillimin e tij. Pas mbërritjes në “Holland Flower Park”, i njohur si parku më i mirë i tulipanëve të Kinës, të rinjtë u pritën me një ceremoni spektakolare mirëseardhjeje, të quajtur “Unique Love. Land of Drama”, një lloj loje fantazie përfshirëse.

Ky udhëtim është i dyti në serinë “Unique”, nga regjisori kinez Wang Chaoge. Duke integruar temën e dashurisë dhe të luleve, ai përpiqet të kapërcejë hapësirën dhe kohën, dhe përshkruan dashurinë në format e saj të ndryshme.

“Ndriçimi dhe peizazhi ishin me të vërtetë të teknologjisë së lartë, vërtet fantastike”, -tha Melanie Genevieve Flanders, një amerikane që jeton prej 17 vjetësh në provincën Jiangsu.

Ajo tha se u befasua shumë nga tema, sepse nuk ishte një lloj përralle e zakonshme kineze. Flanders tha se sidomos skena e tretë dha shumë njohuri, pasi ajo mund të ndjente dhe shihte dhembjen e jetës së njerëzve që jetojnë në dramë.

Pas spektaklit, u zhvillua ceremonia e nisjes së udhëtimit, ku liderët e organizatorëve lokalë mirëpritën të ftuarit nga jashtë shtetit. Dai Yong, kreu i distriktit, tha në ceremoni se ai shpresonte që vizitorët të mësonin për bukuritë e Dafeng-ut duke shijuar lulet, duke parë ligatinat, duke vizituar fshatrat dhe rrugët e lashta të tij, duke parë artizanet tradicionale lokale dhe drerët e zonës.

Ditën e parë, të rinjtë vizituan dy pika strategjike për turet e natës, “Block 920” dhe “Dalong Island”. “Block 920” është një vend që ndërthur karakteristikat historike, funksionale dhe rekreative, ndërsa “Dalong Island” është një vendpushim i stilit evropian që do të hapet në korrik.

Përveç peizazhit të bukur, udhëtimi ofroi një vështrim në zhvillimin e shpejtë dhe përfshirjen kulturore të Dafeng-ut. Të huajt kishin dëshirë të mësonin për porcelanin e gdhendur Dafeng, një lloj “qëndisjeje” në porcelan.

“Është e mahnitshme dhe përrallore”, -tha Elvira Yumakayeva nga Kazakistani, e cila po mëson metodën e pikturës së vajit në Universitetin e Arteve Nanjing në provincën Jiangsu. Ajo tha se ata panë shumë prej veprave të ekspozuara, por pavarësisht nga çfarë mund të thuhet, e kupton se sa përfshihesh prej eksperiencës vetëm kur e provon vetë.

Në ditën e dytë, të rinjtë vizituan Parkun Bujqësor të Gjelbër Xinzhong dhe “CATARC Automotive Proving Ground” dhe mësuan rreth zhvillimit të bujqësisë moderne dhe industrisë së automobilave të Dafeng-ut. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, udhëtimi përfundoi në Rezervatin Natyror Kombëtar të Drerëve, ku miqtë e huaj u afruan me entuziazëm me drerët në habitatin e tyre natyror. Kafshët ishin miqësore, sapo kishin ngrënë vaktin e tyre dhe vizitorët ishin dukshëm të magjepsur.

“Go Jiangsu” është një event markë i bashkorganizuar nga provinca Jiangsu dhe “Chinadaily.com.cn”, me synimin për të përfshirë më shumë emigrantë që të përjetojnë kulturën e provincës lindore kineze.