Kur flasin për provincën Sichuan (Sëçuan) të Kinës veriperëndimore, njerëzit që u pëlqen kuzhina kineze, do të përmendin menjëherë ushqimet djegëse, të freskëta dhe të shijshme. Kryeqendra e provincës Sichuan (Sëçuan), Chengdu(Çëndu) njihet për gatimin karakteristik, që ndërkombëtarisht njihet si “hot pot” ose në shqip “Poçja e nxehtë”

Vitet e fundit, në qytetin e Chengdu-së pëlqehet shumë hot pot,“poçja e nxehtë”. Në këtë qytet ka mbi 10 mijë restorante të mëdha dhe të vogla hot-pot. Hot pot përgatitet duke mbushur enën e vendosur në zjarr me lëng supe dhe më pas i shtohen ushqime të ndryshme. Sekreti i këtij gatimi është se fillimisht duhet të gatuhet supa, e cila quhet "fundi i poçes".

Banorët e qytetit Chengdu i kanë shumë qejf ushqimet djegëse. Lloji më i pëlqyer i hot pot-it është ajo djegëse. Në poçe zakonisht futen shumë speca të kuq djegës dhe "fundi i poçes së nxehtë" merr ngjyrë të kuqe. Klima vendase ndikon pëlqimin e gatimeve djegëse nga banorët e Chengdu-së.

Të gjithë e dinë se në qytetin Chengdu është e vështirë të shohësh diell në të katër stinët. Në këto kushte, njerëzit kërkojnë të hanë ushqime djegëse. Po të mos i durosh dot ushqimet djegëse, mund të hash " hot pot" pa speca djegës. Në këtë lloj gatimi, futet një lloj supe e gatuar me kocka pule ose derri dhe asaj i shtohen zarzavate. Kjo supë është në ngjyrë të bardhë.

Në qoftë se dëshironi të provoni të dyja llojet e " hot pot" djegës, ose jo djegës mund të zgjidhni " hot pot çift". Kjo lloj ene është e ndarë në dy pjesë. Një pjesë mban supë të kuqe dhe tjetra supë të bardhë. Kështu, mund të hash sipas dëshirës. Vendësit zgjedhin lloje të ndryshme " hot pot" sipas stinëve. Këtu ka shumë lloje " hot pot" sipas ndryshimit të stinëve. Në verë, hahet "hot pot" shumë djegës dhe kur hahet, ai që e konsumon djersin shumë. Në dimër, zakonisht konsumohet “hot pot” me supë të bardhë. Kjo është e mirë për shëndetin dhe të bën të ndjehesh ngrohtë.

Në Chengdu hot pot-i mund të ketë qindra përbërës, si peshk, mish qengji, mish lope, zorrë rose etj. Këto ushqime sapo i fut në tenxhere me zjarr, ziejnë menjëherë. Këtu ka edhe zarzavate të ndryshme që përdoren për "hot pot ", si kërpudhë, lakër, lakër deti etj.

Ndonëse janë më të preferueshme hot potet djegëse ose me supë të kuqe dhe me supë të bardhë, kuzhina e Sichuanit njeh dhe hot pot me prodhime deti, kokë peshku apo me mish lepuri.

Për shumicën e banorëve të qytetit Chengdu, hot pot është bërë një pjesë e pamungueshme e jetës së tyre. Ata nuk ndihen mirë po të mos hanë "hot pot" për disa ditë. Sipas tyre po të hash hot pot do të ndjehesh i lumtur.

Në qoftë se do të vizitoni qytetin Chengdu, ju mund të shijoni ushqimin vendas hot pot.

Gazmend Agaj