Të enjten pasdite, sipas orës së Pekinit, u dha një mësim i transmetuar drejtpërdrejt nga stacioni hapësinor i Kinës, 400 kilometra larg Tokës.

Kozmonautët kinezë Ye Guangfu, Zhai Zhigang dhe Wang Yaping (nga majtas djathtas)

Kozmonautët kinezë Ye Guangfu, Zhai Zhigang dhe Wang Yaping (nga majtas djathtas)

Mësuesit ishin tre kozmonautët kinezë të ekuipazhit të anijes kozmike të Kinës, Wang Yaping (mësuesja kryesore), Ye Guangfu dhe Zhai Zhigang.

Ata paraqitën në radhë të parë disa aspekte të punës dhe jetës në stacionin hapësinor.

Wang Yaping prezantoi zonën e saj të fjetjes.

Ye Guangfu shfaqi eksperimentin e rrotullimit të trupit në kozmos.
Pastaj, ata kryen eksperimentet në mjedisin e mikrogravitetit, si humbja e pluskueshmërisë, tensioni i vemesës së ujit, tableta shkumëzuese etj.
Ky transmetim i drejtpërdrejt tërhoqi afro 30 milionë përdorues të internetit dhe habiti shumë ndjekës.

Në mjedisin pa gravitet, topi i pingpongut nuk pluskon në ujë.

Një letër e palosur në formë luleje “u çel” ngadalë. Gjëja romantike është se kjo lule e vogël u prodhua bashkërisht nga Wang Yaping dhe vajza e saj në Tokë.

Tableta shkumëzuese prodhoi gaz në topin e ujit, por nuk u largua kurrë nga ky top.
Këto eksperimente kanë të bëjnë me shumë disiplina, si fizika, kimia, biologjia etj. Në klasën e zakonshme, kur mësuesit shpjegojnë këto njohuri, nxënësit duhet të imagjinojnë mjedisin në kozmos. Ndërsa eksperimentet në mësimin nga stacioni kozmetik, janë të vizualizuara dhe të gjalla.

Pas eksperimenteve, tre kozmonautët iu përgjigjën pyetjeve të fëmijëve.
“Në stacionin hapësinor mund të marrim e-mail dhe mund të shikojmë edhe televizion.”
“Udhëtimi me anije kozmike është më ngazëllues se me ‘malet ruse’.”
“Nuk kemi parë jashtëtokësorë nga dritarja e stacionit.”
“Kur fle në kozmos, duket gjithmonë sikur je në qëndrim ndenjur.”

Për astronauten Wang Yaping, ky nuk ishte mësimi i parë që jepte nga kozmosi. Para tetë vjetëve, kur ajo fluturoi për herë të parë në kozmos, dha mësimin e parë. Gjatë ndërveprimit me nxënësit, Wang-u përshkroi eksperiencën e saj në kozmos: “Mund të shikoj 16 lindje dielli në ditë, sepse anija jonë mund ta bëjë një rrotullim rreth Tokës për 90 minuta.”

Në zemrën e shumë fëmijëve të dikurshëm, që ndoqën mësimin hapësinor në vitin 2013, u rrënjos fara për eksplorimin e kozmosit. Pas tetë vjetëve, shumë prej tyre merren me çështjen e fluturimeve kozmike.
Një mësim i tillë u zhvillua edhe nga kozmonautët amerikanë prej stacionit hapësinor. Shumë fëmijë në vitet ‘60 e ‘70 të shekullit të kaluar u frymëzuan nga zbritja e anijes kozmike amerikane “Apollo” në Hënë dhe filluan të ndiqnin rrugën e shkencave natyrore. Një kontingjent talentesh të asaj kohe siguroi më vonë zhvillimin e vrullshëm të ShBA-së në vitet ‘90.
Besohet se ky mësim nga stacioni hapësinor i Kinës do të mbjellë gjithashtu farat e kërkimit shkencor në zemrën e qindra mijë fëmijëve.(Wang Lei/ Artan) foto nga CMG