ENKELEJD LAMAJ

ENKELEJD LAMAJ

Enkelejd Lamaj, lindur më 20 Nëntor 1978 në Lushnjë është një shkrimtar shqiptar, i cili pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur qysh në fëmijëri. Por do të vinte viti 2003 kur do të prezantohej për herë të parë me një përmbledhje me tregime horror të titulluar “Fytyra tjetër e natës”. Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmes.


Mbas një periudhe pothuajse katër vjeçare në Itali, ku punoi në sektorin e turizmit, Enkelejdi kthehet në Shqipëri dhe fillon studimet e larta për drejtësi, në Tiranë, në Universitetin jopublik "Luarasi", Fakulteti Juridik. Diplomohet në vitin 2008 dhe aktualisht jeton dhe punon në Tiranë, ku krahas ushtrimit të profesionit të juristit, vazhdon të shkruajë.

Botime nga Enkelejd Lamaj:

"Ndonjëherë qëndrojnë përgjithmonë", Shtëpia Botuese Dudaj, 2019

"Ajo e errëta", Shtëpia Botuese Dudaj, 2018

"Vendi diku midis", Shtëpia Botuese ADA, 2014

"Libri i bardhë", Bota Shqiptare, 2011

“Fytyra tjetër e natës" Ombra GVG, 2003

"Gjithçka që ke" 2021


CMG : Enkelejdi përballë vetes, si e njihni veten?

Enkelejd Lamaj: Nuk e paskam menduar ndonjëherë këtë. Vitet e fundit nga ana artistike, e cila më mbush me tepër se pjesa tjetër, ndihem shumë i arritur.

CMG : Nëse salla është plot me njerëz, çfarë do ju tregoje nga jeta juaj?

Enkelejd Lamaj: Do t'u tregoja që ndihem shumë më fat nga njerëzit që më rrethojnë dhe gjërat që kam bërë deri tani.

CMG : Cilat janë gjërat që keni bërë deri tani?

Enkelejd Lamaj : Rritja që kam bërë në profesion, duke menduar se si ka ardhur gjjthçka në këtë faze, e cila ka nisur nga zero. Kjo është një gjë që e tregoj dhe do vijoj ta tregoj si shembull.

CMG: A ka ecur rrugëtimi profesional në të njëjtat hapa me atë personal?

Enkelejd Lamaj: Mendoj që nga ana artistike unë kam dhënë më shumë nga vetja. Këtë e kam vënë re se fundmi që ana artistike do më tepër vëmendje, ndoshta ngaqë edhe me përmbush me tepër.

CMG : Nëse do t’i jepnit rutinës suaj ngjyra, çfarë ngjyre ka ajo?

Enkelejd Lamaj: Të gjitha ngjyrat i ka, ka raste që një pjesë e mirë është gri, por në përgjithësi i ka të gjitha.

CMG : Nga se krijohet ngjyra gri?

LIBRI I KARANTINES GJITHCKA QE KE

LIBRI I KARANTINES GJITHCKA QE KE

Enkelejd Lamaj :Në përgjigje të parë mjafton vetëm të hapësh sytë dhe shumicën e sheh gri. Por me pak dëshirë për ta parë botën me ngjyra mund të arrish ta jetosh edhe bukur.

CMG :Kur është hera e fundit që keni qeshur me të madhe?

Enkelejd Lamaj: Unë qesh shpesh në fakt dhe këtë e kam nga djali i vogël, sepse ai tani është ekzakt në atë moshë që të lumturon dhe të bën të ndihesh mirë. Gjen fjalët e duhura për të të bërë të qeshësh.

CMG : Si nis dita dhe si mbyllet?

Enkelejd Lamaj: Unë i ndaj ditët, kam një rutinë që e kam për ditët e mia të zakonshme dhe një rutinë për ditët që jam pushim. Kam një zgjim rutinë shumë herët kryesisht. Unë preferoj ta mbyll orarin e punës dhe më pas fokusin ta kem tek familja deri natën vonë.

Kur pothuajse të gjithë kanë rënë në gjumë, unë nis të shkruaj.

CMG : Shkrimi... A e sillni në kujtesë shkrimin tuaj të parë?

Enkelejd Lamaj: E mbaj mend shumë mirë. Kam qenë shumë i vogël, por e kam gjetur edhe pas kaq shumë kohësh në një shkrim që nuk e kuptoja as vetë. Unë në atë kohë i kam thënë vetes para pasqyrës që duhet të vazhdoj të shkruaj.

Ka qenë një tregim i shkurtër horror sepse në atë kohë më pëlqente shumë letërsia horror si dhe filmat horror.

CMG : Si ka lindur dëshira për të shkruar libra horror?

Enkelejd Lamaj : Ka ardhur nga kinematografia. Ka qenë ajo që më ka nxitur deri sa nisa të shkruaj. Kam parë vërtet shumë filma që kishin panoramë horror në këtë lloj forme unë u kultivova me ide.

CMG : Cili ka qenë filmi i parë që keni parë ? E sillni në kujtesë?

Enkelejd Lamaj: Filmi "Eat", më ka lënë vërtetë shumë mbresa. Ishte versioni i vjetër i tij dhe unë e kam parë disa herë dhe nuk mërzitesha më ofronte emocion.

CMG :Çfarë ju kuriozon me tepër nga fusha e horrorit?

Enkelejd Lamaj: Natyra njerëzore, kjo lidhet edhe me librin e fundit timin ku aty kam sjellë natyrën njerëzore.

ENKELEJD LAMAJ

ENKELEJD LAMAJ

Mua më pëlqen shumë të merrem me natyrën njerëzore, sepse ajo është e paparashikueshme. Jam kureshtar gjithnjë të di se si reagon një njeri në një situatë të jashtëzakonshme, pasi është mësuar me një lloj rendi.

Kjo është mënyra se si nis çdo ide mbi librat e mi.

CMG : A ju lidhen episode të fëmijërisë me jetën e tashme ?

Enkelejd Lamaj: Kur ndërtoj një personazh, e ndërtoj gjithmonë duke zbuluar për të kaluarën e tij, për fëmijërinë sepse është tepër e rëndësishme. Ndoshta kjo është një tentativë e imja për të gjetur edhe veten, apo diçka të humbur nga fëmijëria. Këtë ende nuk e di.

CMG : Vendi që ju le më tepër mbresa për të shkruar?

Enkelejd Lamaj: Deti! Është e vetmja atmosferë, që më lejon të shkruaj ditën sepse kryesisht unë shkruaj natën.

Ndoshta deti tenton të na tregojë se sa të vegjël jemi ne para tij.

CMG : Cilat janë pesë gjërat, që nuk mund të bëni pa to?

Enkelejd Lamaj: Familja, Shoqëria, Libri, Shkrimi dhe Dashuria.

CMG: Cilin nga librat do ta zgjidhje për ta bërë film?

Enkelejd Lamaj: Romanin " Ajo e errëta" është në tentativë për t’u bërë film.

Për ata që duan ta lexojnë flet për një histori misteri në një fshat të largët dhe shtëpi të braktisur. Kjo është panorama e parë që na del.

LIBRI AJO E ERRETA

LIBRI AJO E ERRETA

Çdo vend e ka një shtëpi të braktisur dhe çdo shtëpi ka një histori.

Ky do të jete filmi, skenari i të cilit po shkruhet dhe do të bëhet filmi i parë horror në Shqipëri.

CMG : Libri juaj i fundit "Gjithçka që ke", si lindi ideja?

Enkelejd Lamaj : Ka lindur si një iniciativë gjatë periudhës së Covid 19, ku unë në fakt doja të testoja nëse mund të shkruaja apo jo gjatë asaj periudhe. Unë tentova dhe ia dola.

Ka qenë një thirrje e "Qendrës kombëtare të librit dhe të leximit " për librin e karantinës dhe unë aplikova dhe e realizova librin.

Ky libër ka një arsye të fortë për t’u lexuar pasi " është vrasësi i parë serial në Tiranë "

Intervistoi Megi Latifi