Fotoja e bërë nga ajri më 25 korrik 2020 shfaq pamjen e një fushe me barin Juncao në kontenë Pingtan të provincës Fujian të Kinës Lindore./ Xinhua

Fotoja e bërë nga ajri më 25 korrik 2020 shfaq pamjen e një fushe me barin Juncao në kontenë Pingtan të provincës Fujian të Kinës Lindore./ Xinhua

Ditët e fundit, në periferinë e qytetit Goroka, kryeqendrës së provincës Malësitë Lindore (Eastern Highlands) në Guinenë e Re Papua, nisi një kurs nga 4 ekspertë kinezë për mbjelljen e barit Juncao. 30 veta u regjistruan për të marrë pjesë, por kur filloi kursi, auditori u mbush me mbi 70 veta, saqë organizatorët u detyruan të ngrinin me shkopinj druri e bambuje një çadër të përkohshëm për mësimdhënie.

Pse bari Juncao tërhoqi aq shumë njerëz?

Bari Juncao është një teknologji e veçantë e zhvilluar nga Kina. Duke shfrytëzuar në mënyrë komplekse dhe efikase tre burimet kryesore bujqësore, dritën, nxehtësinë dhe ujin, kjo teknologji realizon qarkullimin e prodhimit të bimëve, kafshëve dhe të kërpudhave, duke ndërthurur efikasitetin ekonomik, shoqëror e mjedisor dhe përfitimet në fushën e ekologjisë, drithërave dhe sigurisë energjetike.

Në vitet ’80 të shekullit të kaluar, Kina importoi teknologjinë e kultivimit të kërpudhave nga vende të tjera dhe kërpudha e ngrënshme u bë një mjet i rëndësishëm i shumë fshatrave për daljen nga varfëria dhe për pasurimin. Në provincën Fujian të Kinës Lindore, fshatarët shpenzonin shumë lëndë drusore për prodhimin e kërpudhave, duke prerë shumë dru, dhe kështu lindi “kontradikta midis pyllit dhe kërpudhave”.

Lin Zhaoxi duke kontrolluar kërpudhat e kultivuara me copat e barit Juncao./ Xinhua

Lin Zhaoxi duke kontrolluar kërpudhat e kultivuara me copat e barit Juncao./ Xinhua

A mund ta zëvendësojnë drurin barishtet për kultivimin e kërpudhave? Lin Zhanxi, që merret me studimin e agronomisë dhe silvikulturës, në krye të një grupi studimor, filloi të studionte që nga viti 1983 disa barëra të egër në Perëndim të provincës Fujian. Tre vjet më vonë, ai pati sukses në teknologjinë e barit për kultivimin e kërpudhave, që quhet Juncao.

Juncao, bari i ushqyeshëm, përdoret jo vetëm për kultivimin e kërpudhave, por edhe për ushqimin e kafshëve shtëpiake. Më e rëndësishmja është se me këtë teknologji është ulur prerja e dhjetëra milionë metrave kubë në vit lëndë drusore në mbarë vendin.

Shfrytëzimi i suksesshëm i teknologjisë Juncao tërhoqi vëmendjen e funksionarëve të UNDP-it dhe të FAO-s në Kinë. Në vitin 1994, Ministria e Tregtisë së Jashtme të Kinës e përfshiu teknologjinë Juncao në kursin e përgatitjes teknologjike në ndihmë të vendeve në zhvillim.

Një student nigerian vëzhgon barin Juncao në Fuzhou, kryeqendrën e provincës Fujian të Kinës Lindore, më 12 gusht 2021. Kina ka ndarë teknologjinë Juncao me mbi 100 vende. Qysh nga krijimi i Qendrës Kombëtare të Studimit të Barit Juncao në Universitetin e Agronomisë dhe Pylltarisë të Fujianit, janë përgatitur shumë ekspertë të teknologjisë Juncao për vendet afrikane. /Xinhua

Guineja e Re Papua është ndër vendet më të pazhvilluara, sipas standardit të OKB-së. Në vitin 1997, me ftesën e provincës Malësitë Lindore të këtij vendi dhe në bazë të studimeve të hollësishme, ekipi i ekspertëve kinezë krijoi qendrën demonstruese të teknologjisë Juncao, për t’i ndihmuar vendësit të dilnin nga varfëria. Lin Zhanxi mban mend edhe sot pamjen e atëhershme.

Në fillim të vitit 1998, për të kremtuar suksesin e eksperimentit të teknologjisë Juncao në Guinenë e Re Papua, vendësit organizuan një miting kremtues. Në vendin e mitingut, Lin pa tre shtylla telegrafike dhe në më të lartën, në mes, ishte ngritur flamuri kombëtar i Kinës. “Më preku shumë asokohe, sepse ishte nderi i vendit,” tha Lin.

Zaka Abori është një shtëpiake nga provinca Malësitë Lindore. Ajo rrit kërpudha në kasollen pranë shtëpisë. Në vitin 2020, vetëm nga kërpudhat ajo mori 15 mijë kina (afro 4 200 dollarë amerikanë), ndërsa pjesa dërrmuese e familjeve vendore mbjellin kafe e perime dhe të ardhurat vjetore janë zakonisht 1-2 mijë kina. “Juncao dhe kërpudhat e freskëta rriten lehtë dhe s’kanë nevojë për plehra kimike dhe kimikate, kurse fitimet janë 20-30 herë më shumë se me mbjelljen e perimeve. Nëpërmjet kërpudhave, jetesa e familjes sonë është përmirësuar shumë. Pagova tarifat për shkollimin e fëmijëve dhe bleva rroba të reja.”

Studenti Obed Niyimbabazi nga Ruanda shijoi barin Juncao të butë në Fuzhou.Fuzhou,kryeqendrën e provincës Fujian të Kinës Lindore, më 12 gusht 2021.Kina ka ndarë teknologjinë Juncao me mbi 100 vende. Qysh nga krijimi i Qendrës Kombëtare të Studimit të Barit Juncao në Universitetin e Agronomisë dhe Pylltarisë të Fujianit, janë përgatitur shumë ekspertë të teknologjisë Juncao për vendet afrikane. /Xinhua

Aktualisht, provinca Malësitë Lindore e përfshin Juncao si industri e dytë pas kafesë. Banorët e Guinesë së Re Papua e quajnë Juncao si “bari kinez” ose “bari i lumturisë”.

Në vitin 2017, teknologjia Juncao u promovua në mbarë globin si projekti kryesor i “Fondit të Zhvillimit Paqësor” të OKB-së.

Në Ruandë, 3500 familje kanë shtuar të ardhurat tre herë në saje të mbjelljes së Juncao-s. Në Lesoto, fermerët i quajnë kërpudhat e kultivuara me Juncao si “para e shpejtë”, sepse prodhimi mund të merret brenda një kohe të shkurtër.

Në Republikën e Afrikës Qendrore, Ruandë, Nigeri, Madagaskar dhe Laos, Juncao është përdorur për shmangien e gërryerjeve të tokës, sistemimin e shkretimit etj. Gjithnjë e më shumë vende kanë gjetur rrugën për zbutjen e varfërisë dhe për mbrojtjen e mjedisit.

Sot, teknologjia Juncao është përhapur në mbi 100 vende dhe ka luajtur rol të rëndësishëm për nxitjen e punësimit, shfrytëzimin e burimeve të përtëritshme, përballimin e ndryshimit klimatik dhe përmirësimin e jetesës së vendësve. (Wang Lei/ Artan)