Shprehja “jetë e begatë” vjen nga vepra klasike kineze “Libri i këngëve” (shekulli i 11-të deri në shekullin e 6-të para erës sonë) dhe pasqyron shpresat mijëravjeçare të kombit kinez për jetën e lumtur. Sot kjo shpresë është bërë realitet. Krahas kinezëve, gjithashtu shumë të huaj kanë realizuar ëndrrën e tyre për jetën e lumtur në Kinë. Një prej tyre është edhe amerikani Terry Crossman.

66-vjeçari Terry Crossman ka një emër kinez, Gao Tianrui. Ai ka jetuar në Kinë për 39 vjet, ndër të cilat në Pekin për 26 vjet. Sot Gao Tianrui banon në lagjen “Shichahai” në qendër të Pekinit dhe është anëtar i vullnetarëve të lagjes. “Shichahai” është një pikë turistike në Pekin, me një liqen në dy anët e të cilit gjenden rezidenca të princave të dinastisë Qing (1636-1912), bare, kafene, dyqane, restorante etj., duke tërhequr çdo ditë shumë vizitorë. Shumë njerëz e kanë parë këtë amerikan të gjatë e të hollë në “Shichahai”, i cili flet rrjedhshëm kinezisht, duke u treguar rrugën turistëve dhe duke i ndihmuar të bëjnë fotografi. Për shkak të shfaqjes në një video televizive, Gao Tianrui është bërë një person i famshëm në lagjen “Shichahai”.

Gao Tianruit i pëlqen kultura kineze që nga fëmijëria dhe mësoi gjuhën kineze në Universitetin e Pensilvanisë. Pas diplomimit, ai punoi për një kohë të shkurtër në një kompani në Nju- Jork dhe u dërgua pa kaluar shumë në Hong-Kong, ku punoi për 12 vjet. Atje ai u martua me një kineze dhe lindi dy fëmijë.

Në vitin 1995, Gao Tianrui u dërgua në Pekin për të punuar dhe ka jetuar në këtë qytet deri sot. Gjatë 26 vjetëve, Gao Tianrui ka parë ndryshimet e mëdha të ndodhura në Pekin dhe në Kinë. Ai thotë: “Qeveria kineze ka pasur suksese të mëdha në reformën ekonomike. Kur sapo erdha në Pekin, nuk kishte ndërtuar ende Unaza e Tretë. Pekini i sotëm është bërë më i pastër dhe më i bukur, jeta këtu është shumë e përshtatshme. Në të kaluarën, unë paguaja për energjinë elektrike, ujin etj. në bankë, ku duhej të mbaja radhë për një ose dy orë, por sot unë paguaj me ‘Wechat’. Kinezët janë pasuruar dhe konceptet e tyre kanë ndryshuar. Me pak fjalë, Kina ka bërë shumë e mirë në shumë fusha.”

Para disa vjetëve, Gao Tianrui u shpërngul për të banuar në një hutong (rrugicë tradicionale) në “Shichahai” dhe u bë një vullnetar. Prej ndikimit të pandemisë së COVID-19, tani turistët në Shichahai janë pakësuar shumë, por ai beson se një ditë ata do të jenë po aq të shumtë sa më parë.

“Pandemia është një problem global dhe tani detyra e parë është vënia nën kontroll e saj. Jeta në Pekin është shumë e sigurt. Kinezët janë të aftë t’i kapërcejnë vështirësitë. Pekini është shtëpia ime, më pëlqen Pekini,” thotë Gao Tianrui. (Foto nga VCG)