Ashtu si Buda dhe Pest formojnë dy anët e Budapestit, Lagjet Gorica dhe Mangalem zënë dy anë të ndryshme të lumit në Berat. Lagjja Gorica, në anën Jugore të lumit Osumi, është lagje e krishterë, ndërsa Lagja Mangalem në anën veriore është lagje myslimane. Pamjet e secilës anë të marra nga përtej lumit janë thjesht të bukura, ashtu si Ura e Goricës, e cila është një nga atraksionet kryesore turistike në Berat.

Një arsye e mirë për të vizituar Beratin, janë ndërtesa ikonike që ngrihen në të dy anët e lumit Osum, duke krijuar foto ëndërrimtare, të denja për Instagramin. Shumica e njerëzve vijnë në Berat për pamjen e shtëpive, por ne do ju tregojmë arsyet pse duhet të ktheheni aty përsëri, pasi të keni mposhtur kureshtjen e parë.

Kaloni një natë në kantinë

Ju nuk mund ta vizitoni Beratin dhe të mos provoni verën e cila është në krye të çdo liste, si motiv për të vizituar qytetin.

Një vizitë në vreshtat tradicionale pranë Beratit që kanë një histori të gjatë të prodhimit të verës, do t'ju bëjë të shijoni verën e bardhë dhe të kuqe dhe të kërkoni përsëri verë.

Kantina Çobo është rreth 20 minuta me makinë nga Berati dhe organizon turne që tregojnë historinë e familjes në prodhimin e verës. Turi pasohet nga një sesion i provës së verës me ullinj të rritur në vend dhe djathë shqiptar të bërë në shtëpi dhe një bisedë tête-à-tête me një anëtar të familjes Çobo. Degustimi i verës

ka kosto 1750 Lekë ose $ 16 USD dhe përfshin 7 verëra dhe rakinë me arra të prodhuar nga vetë ata.

Një vresht tjetër, Kantina Nurellari, është rreth 10 km larg Beratit në fshatin e quajtur Fushë-Peshtan. I themeluar në vitin 1995, ekipi, babë e bir, kanë mbushur gotat shqiptare me disa verëra të mahnitshme dhe po aty ndodhet edhe një restorant, ku mund të shijoni edhe një vakt.

Nëse po mendoni se çfarë të vizitoni në Berat dhe ndërkohë keni nevojë për pushim, zgjidhni përvojën e akomodimit në hotelin luksoz të familjes Nurellari. Vallë a ka mënyrë më e mirë për të kaluar disa ditë në Berat, sesa në qetësinë dehëse të vreshtave?!

Shëtisni në kalanë e Beratit

Penelata e gjatë e çative ngjyrë gështenjë që përbëjnë qendrën historike të Beratit pikturohet përmes luginës së lumit Osum. Majat binjake ngrihen në të dyja anët.

Ndryshe nga fortifikimet e tjera në rajon që janë zbrazur me kalimin e kohës, Kalaja e Beratit është e populluar nga banorët e vjetër që jetojnë ende aty. Brenda mureve të saj, ju do të gjeni një kompleks të gjerë kështjelle të përbërë nga rrugë guri, shtëpi dhe kisha bizantine të përziera me rrënoja nga epoka të ndryshme.

Në krahasim me dhjetëra fortesa në Ballkan, Kalaja e Beratit ndihet krejtësisht unike.

Zona njihet gjithashtu si Lagjia Kala, sepse shumë familje ende banojnë brenda mureve të kështjellës. Disa shtëpi janë shndërruar në bujtina, restorante ose dyqane suveniresh. Të tjerat mbeten banesa private.

Ndërsa endeni përreth, nuk është e pazakontë të shohësh burra që punojnë nëpër oborret e tyre, fëmijë duke shkelmuar topa futbolli dhe gra që shesin dantella dhe mbulesa tavoline të qëndisura nga tezgat e vogla të vendosura para shtëpive të tyre.

Kalaja e Beratit nuk është një relike - ajo ende ka një rrahje zemre. Një nga gjërat më të mira për të bërë në Berat është të bashkoheni me vendasit në shëtitjen e tyre të mbrëmjes nëpër kala.

Përveç vetë mureve, pikat kryesore të interesit brenda Kalasë së Beratit përfshijnë Kishën e Shën Trinisë të shekullit të 14-të dhe mbetjet e akropolit të vjetër, duke përfshirë një çisternë uji nëntokësore.

Platformat e përcaktuara të vëzhgimit ofrojnë pamjet më të mira mbi Berat, por ju mund të gjeni pamje të këndshme nga pothuajse kudo - duke përfshirë perëndimet epike të diellit.

Për t’u ngjitur në kala ju duhet të bëni një rrugë të gjatë dhe të pjerrët, me kalldrëm të lëmuar. Hyrja është e hapur 24 orë, meqë aty jetojnë njerëz, por orari për turistët është nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 6 të pasdites.

Do t'ju duhet disa orë për të eksploruar pjesën e brendshme të kalasë.

Provoni kuzhinën beratase

Filloni ditën tuaj në Berat me një kafe turke, që do ta gjeni kudo. Vendi më i mirë për ta pirë është në një nga disa kafenetë që ndodhen në Bulevardin Republika, ose në pedonale, rruga për këmbësorë të Beratit përgjatë lumit Osum. Pastaj, kaloni urën e Goricës (e ndërtuar në 1780) për të lidhur dy lagjet historike të Beratit, Goricës dhe Mangalem, dhe për të arritur në Goricë. Pasi të keni ardhur këtu, merrni kohën tuaj për të shëtitur nëpër rrugët e tij të ngushta, për të biseduar me vendasit, për të bërë fotografi të shkëlqyera dhe për të vizituar Manastirin antik të Shën Spiridonit.

Kur bëhet fjalë për ushqim, mund ta shijoni si në lagjen Goricë, ashtu edhe në Mangalem. Në lagjen Goricë mund të ndaleni në restorantin e famshëm Antigoni. Eshtë një nga vendet më të njohura në qytet dhe shërben ushqime të shkëlqyera tradicionale, të tilla si byrek, patëllxhanë te mbushura (të gatuar me qepë dhe domate), salçe kosi, përshesh me gjel dhe bakllava. Antigoni është opsioni më i mirë për darkën tuaj, jo vetëm për shkak të menusë së tij tipike, por edhe sepse ofron pamje të lë pa frymë mbi shtëpitë e vjetra të Mangalem.

Por nëse doni të darkoni në lagjen Mangalem, mund të ndaleni në Restorant Mangalem,

Disa mund të thonë se është e tepruar të renditësh restorante në tre gjërat më të mira për të bërë në Berat, por sinqerisht, që ia vlen ti rreshtojmë…

Shumë qytete kanë rrugë të lezetshme me kalldrëm, por sa shpesh mund të hani një vakt fantastik, të pini një shishe të mirë verë, të keni para sysh një pamje fantastike dhe një shërbim të shkëlqyer, për vetëm 35 $ USD për dy persona?!?!

Neritana Kraja