Qyteza Linqing lidhet me Pekinin, mbi 400 kilometra larg, nëpërmjet "tullave të haraçit".

"Tullat e haraçit" të Linqing-ut, që quhen edhe tulla gong, u çuan në kryeqytet përmes Kanalit të Madh për ndërtimin e ndërtesave perandorake, si Pallati i Dimrit, Pallati i Verës, Tempulli i Qiellit etj. Banorët vendorë e quajnë këtë lloj tulle një legjendë që rrjedh nga Kanali i Madh.

Kjo “legjendë” u përfshi në listën e trashëgimive kulturore kombëtare më 14 qershor 2008.

Foto: Një furrë tullash në lokalitetin Weijiawan



Historia e "tullave të haraçit" nga Linqing-u

Linqing-u, një qytezë në provincën Shandong të Kinës Lindore, gjendet në pikëtakimin e lumit Weihe e të Kanalit të Madh, si edhe të tre provincave, gjë që e bën transportin aty shumë të përshtatshëm.

Gjatë dinastive Ming dhe Qing (1368-1911), Linqing-u ishte një metropol me një populli mbi një milion banorë, dhe ishte qyteti nr. 2 për nga madhësia në Veriun e Kinës. Qindra furra të tullave gjendeshin përgjatë lumit Weihe dhe qyteti u bë qendër e shpërndarjes së tekstileve, drithërave dhe tullave.

"Tulla e harraçit" e Linqing-ut fitoi famë gjatë dinastisë Ming, kur u përdor gjerësisht në ndërtesat perandorake. Krahas transportit të lehtë, cilësia e tullës është një faktor që e bëri të famshme.

Dheu lianhua në Linqing është lëndë e parë ideale për tullat. Qyteti gjendet në fushën lymore të Lumit të Verdhë, kështu që kur ky lumë shkaktonte përmbytje, një shtresë dheu ranor i pasur mbulonte zonën përreth.

Foto: "Tullat e haraçit" të Lingqing-ut kanë cilësi të lartë.



Me kalimin e kohës, shtresa e dheut ranor dhe shtresa argjilore formuan një strukturë të mbivendosur, të njohur si lianhua. "Tullat e haraçit" të Linqing-ut, të prodhuara me këtë dhe, nuk shformohen lehtësisht.

Zbutja e varfërisë në Linqing

Me një histori të gjatë dhe kulturë të pasur, Linqing-u përpiqet të gjejë rrugën e vet të zhvillimit ekonomik. Ndër banorët e varfër të qytezës deri në maj, 7 826 ishin në moshë pune dhe të aftë për punë, ndërsa 4 837 prej tyre ishin të punësuar, sipas agjencisë kineze të lajmeve "Hsinhua". Kjo do të thotë se afro 3 mijë veta po kërkojnë punë.

Foto Një furrë në Parkun Industrial të "Tullave të Haraçit" në Weijiawan

Nga Parku Industrial i "Tullave të Haraçit" në Weijiawan, mbi 400 mijë tulla transportohen në Pekin çdo vit, gjë që u ka sjellë të ardhura prej pesë milionë juanësh (afro 717 mijë dollarë amerikanë) punëtorëve vendorë.

Në lokalitetin Weijiawan pranë qytezën Linqing, afro 200 punëtorë merren me prodhimin e tullave, një industri që ofron vende pune për mbi 20 familje të varfra.

"Tullat e haraçit" nuk janë e vetmja trashëgimi kulturore në Linqing. "Feneri i dragoit" u përfshi gjithashtu në listën e trashëgimive kulturore në vitin 2017 dhe shfaqja e "Valles së luanit" është përhapur shumë dhe ka tërhequr vizitorë të afërm dhe të largët.