Kohët e fundit, një egjiptian me emrin kinez Fang Hamo tërhoqi shumë vëmendje në rrjetin social “TikTok”. Me vetëm gjashtë video të shkurtra, ai fitoi 24 mijë pëlqime. Në këto video, Hamo regjistroi përvojën e vet nga Dubai në Shenzhen. Pas një procedure shumë serioze dhe të saktë, ai tha i emocionuar: “Në Kinë ka me të vërtetë siguri. Sa fantastikë janë kinezët!”

Fang Hamo fitoi shumë pëlqime në “TikTok”

Në mars të këtij viti, Fang Hamo mbërriti në qytetin Shenzhen të Kinës Jugore pas një udhëtimi prej mbi 60 orësh. Me të dalë nga aeroporti, ai u çua me një autobus në një qendër karantimi. Atje ai bëri testimin e acidit nukleik dhe filloi karantinën 14-ditore.

Me të hyrë në qendrën e karantinës, ai u prit nga një rresht punonjësish me veshje mbrojtëse. Ata regjistruan të dhënat e të gjithë personave të ardhur në Shenzhen nga vendet e tjera, njëkohësisht, përkthyesit u shpjeguan gjërat për të cilat duhej të ishin të kujdesshëm.

“Të them të vërtetën, isha shumë i shqetësuar,” u shpreh haptazi Hamo. “Asokohe të gjithë punonjësit mbanin veshje të trasha mbrojtëse dhe madje nuk ua shikoja sytë, sepse syzet mbrojtëse i kishin të mbushura me avull. U shqetësova për gjendjen time dhe dëshiroja të takohesha me familjen. Ata më prisnin.”

Rohiti nga India kaloi zigzage të përafërta. Sipas rregullores së fundit në Shenzhen, pas zbritjes në qytet ai u çua drejtpërdrejt në spital për të bërë testimin e acidit nukleik, dhe më vonë në qendrën e karantimit për 14 ditë. “Në atë kohë nuk e dija fare gjendjen e përgjithshme dhe u frikësova shumë. Isha mjaft i shqetësuar,” kujton Rohiti.

Rohiti nga India

Në fakt, shumë të huaj që u kthyen në Kinë, ishin të shqetësuar ashtu si Hamo dhe Rohiti për masat serioze të Kinës për kontrollin e parandalimin e epidemisë.

Gjatë intervistës, shumë të huaj thanë se karantina shumë serioze dhe profesioniste në portin e qytetit Shenzhen u la përshtypje të thella. Në fillim, procedura shumë e ndërlikuar i hutoi, por pas mësimit të detajeve, ata u ndien më të sigurt. “Jam dakord krejtësisht me masat e marra nga Kina. Çdo hallkë lidhet ngushtë me hallkën tjetër, pa asnjë boshllëk. Në Shenzhen unë dhe familja ime jetojmë të sigurt. Mendoj se edhe vendet e tjera duhet të mësojnë nga Kina,” shprehet Fang Hamo.

Punonjës që nuk u shihet fytyra pranë Fang Hamo-së

Kalimi normal i të huajve gjatë periudhës së karantinës në qendrat e karantinimit në Shenzhen mbështetet te shërbimet e kujdesshme.

“Nuk më shkoi ndër mend se aty do të më ofronin ushqime myslimane,” shprehu Fang Hamo kënaqësinë për shërbimin e ngrohtë.

Edhe Rohiti është i kënaqur për shërbimet dhe ushqimet në qendrën e karantinës: “Atje u ndjeva ngrohtë si në familje.” Çdo herë kur ai lidhej me punonjësit e qendrës, ata përgjigjeshin shpejt dhe në mënyrë pozitive.

Në qendrat e karantinës në Shenzhen janë të vendosura aparatet e përkthimit, në ndihmë të punonjësve për komunikim me të huajt. Japonezi Masayuki Takata kujton se në kohën kur ai ishte shumë i shqetësuar, një punonjës i shpjegoi hollësirat e masave të karantinës nëpërmjet aparatit të përkthimit dhe e pyeti për nevojat jetësore. Në fund të periudhës së karantinës, ky punonjës i dha lamtumirën me aparatin e përkthimit: “Urime për mbylljen e periudhës së karantinimit dhe që do të ktheheni në shtëpi i shëndetshëm.” “Më preku shumë,” tha Takata. "Megjithëse nuk flasim gjuhë të përbashkët, nuk u penguam për të komunikuar".

Në një metropol si Shenzhen-i punojnë e banojnë shumë të huaj, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për ndërtimin ekonomik e kulturor të qytetit. Gjatë luftës antiepidemike, këtu kanë punuar aktivisht edhe shumë vullnetarë të huaj, bashkërisht me punonjësit e lagjeve dhe qytetarët kinezë.

Edhe Fang Hamo u bë vullnetar i promovimit të kontrollit të epidemisë në Kinë. Me videot e shkurtra në “TikTok”, ai shfaqi masat e kontrollit e të parandalimit të epidemisë në Shenzhen. “Burri im është njeri i hapur dhe e parapëlqen jetën në Kinë si edhe kinezët. Edhe fqinjët e miqtë tregohen shumë miqësorë. Gjatë epidemisë, ata nuk i largojnë ose diskriminojnë të huajt,” tha bashkëshortja e Hamo-së. “Në fakt, Kina është vendlindja e tij e dytë.” (Wang Lei)