权利---[quán lì]---Të drejta

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi zhvilloi të hënën një takim me Komisioneren e Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara Michelle Bachelet në provincën Guangdong të Kinës Jugore. Në këtë takim kreu i diplomacisë kineze shtjelloi qëndrimin e vendit të tij për çështjen e të drejtave të njeriut.

foto nga VCG

foto nga VCG

Gjatë vizitës së saj në Kinë nga 23 maji deri më 28 maj, Bachelet do të vizitojë provincën Guangdong dhe Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore dhe do të ketë shkëmbime të gjera me popullin kinez.

Wang i tha Bachelet-it se Kina i ka dhënë gjithmonë përparësi së drejtës për jetesë, duke ushqyer gati një të pestën e popullsisë së përgjithshme globale me më pak se nëntë për qind të tokës së punueshme të botës.

Ai përmendi se Kina ka krijuar sistemin më të madh në botë të sigurimeve shoqërore dhe ka arritur mbulimin universal të sistemit të sigurimeve mjekësore.

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, Kina ka këmbëngulur në vendosjen e njerëzve dhe jetës në plan të parë dhe ka bërë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njerëzve, shtoi Wang.

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas tij, Kina e vlerëson gjithmonë zhvillimin si një çështje parësore dhe ka zhdukur varfërinë absolute, duke përmbushur objektivin e përcaktuar në Agjendën për Zhvillimin e Vazhdueshëm të OKB-së 2030 dhjetë vjet përpara afatit.

Ministri i Jashtëm kinez theksoi se Kina e ka quajtur gjithmonë përgjegjësi themelore të saj mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të qytetarëve.

Ai vuri në dukje se Kina ka zhvilluar vazhdimisht demokracinë popullore në të gjithë procesin, duke integruar demokracinë e orientuar nga procesi me demokracinë e orientuar drejt rezultateve, demokracinë procedurale me demokracinë thelbësore, demokracinë e drejtpërdrejtë me demokracinë e tërthortë dhe demokracinë zgjedhore me demokracinë konsultative.

Wang theksoi se Kina fokusohet gjithmonë në mbrojtjen e grupeve të veçanta, duke përfshirë të drejtat e pakicave kombëtare.

foto nga VCG

foto nga VCG

Nëpërmjet mbështetjes dhe ndihmës së qeverisë qendrore, është nxitur zhvillimi dhe përparimi i përbashkët i pakicave kombëtare, vuri në dukje Wang, duke shtuar se Kina garanton në mënyrë efektive të drejtat e pakicave kombëtare në administrimin e çështjeve shtetërore.

Për Kinën, mbrojtja e sigurisë së popullit ka qenë përherë një objektiv afatgjatë, theksoi ai.

Ndjenja e sigurisë e popullit kinez është ruajtur në masën mbi 98 për qind në vitet e fundit, tha kryediplomati, duke shtuar se Kina u rendit ndër të parat në një sondazh për ligjin, sigurinë dhe rendin të zhvilluar nga një kompani autoritare ndërkombëtare sondazhesh vitin e kaluar.

Wang theksoi gjithashtu rëndësinë e respektimit të drejtësisë dhe të mospranimit të standardeve të dyfishta në zhvillimin e kauzës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Bachelet, nga ana e saj, e përgëzoi Kinën për arritjet në zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

foto nga VCG

foto nga VCG

Ajo vlerësoi gjithashtu kontributet e Kinës në nxitjen e multilateralizmit, financimin e zhvillimit dhe fushat me rëndësi për përparimin e të drejtave të njeriut, si zhvillimi i vazhdueshëm, zbutja e varfërisë, ndryshimi klimatik dhe mbrojtja ekologjike.

Komisionerja shprehu shpresën që vizita e saj të jetë një mundësi për të përmirësuar mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë për të trajtuar së bashku sfidat globale dhe për të çuar përpara zhvillimin e kauzës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.