梦想---[mèng xiǎng]---Ëndërr

Gjatë Festës së Mesvjeshtës, Hëna bëhet e plotë.

Në Festën e Mesvjeshtës të sivjetshme është plotësuar tashmë edhe ëndrra e kombit kinez për ndërtimin e gjithanshëm të shoqërisë relativisht të begatë, me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Partisë Komuniste të Kinës.

Ëndrra është pikënisja e të gjitha përpjekjeve.

“Do të realizojmë patjetër objektivin e ndërtimit të gjithanshëm të shoqërisë relativisht të begatë, kur të kremtojmë 100-vjetorin e krijimit të Partisë Komuniste të Kinës,” shpalli solemnisht sekretari i përgjithshëm i KQ të PKK-së Xi Jinping në dhjetor 2012, pasi pa ekspozitën “Rruga e Rilindjes” në Muzeun Kombëtar të Kinës.

Më 1 korrik 2021 u zhvillua në sheshin “Tiananmen” të Pekinit mitingu i madh solemn me rastin e 100-vjetorit të themelimit të PKK-së.

Më 1 korrik 2021 u zhvillua në sheshin “Tiananmen” të Pekinit mitingu i madh solemn me rastin e 100-vjetorit të themelimit të PKK-së.

Në fjalimin e mbajtur në mitingun e madh solemn me rastin e 100-vjetorit të themelimit të PKK-së., Xi Jinping-u, në emër të Partisë dhe popullit kinez, i shpalli botës: “Me përpjekjet e paepura të mbarë Partisë dhe të popullit kinez të kombësive të ndryshme, realizuam objektivin e 100-vjetorit të parë, duke arritur sukses në ndërtimin e gjithanshëm të shoqërisë relativisht të begatë në mbarë Kinën.”

Më 3 nëntor 2013, Xi Jinping bisedoi me fermerët e fshatit Shibadong të provincës Hunan të Kinës Jugore.

Më 3 nëntor 2013, Xi Jinping bisedoi me fermerët e fshatit Shibadong të provincës Hunan të Kinës Jugore.

Për realizimin e këtij objektivi, kyçi është fitorja e luftës kundër varfërisë. Gjatë mbi tetë vjetëve qysh prej vitit 2012, Kina nuk i ka ndalur hapat në rrugën e ndihmës ndaj të varfërve, nën drejtimin e sekretarit të përgjithshëm Xi, dhe ndërmori sulmin përfundimtar kundër varfërisë absolute.

Xi drejtoi me radhë shtatë biseda qendrore mbi punët e ndihmës ndaj të varfërve dhe bëri mbi 50 inspektime në krahina të ndryshme, duke përfshirë 14 zona më të varfra.

Ëndrra është edhe motori i ecjes së vazhdueshme përpara.

Më 6 shtator 2021, në stacionin kozmik të Kinës që funksionon në orbitë 400 kilometra larg Tokës, Nie Haisheng, që kreu detyrën e fluturimeve kozmike për herën e tretë, u bë i pari astronaut kinez që ka qëndruar në hapësirë për 100 ditë.

Duke i hedhur një vështrim rrugës së vet të fluturimeve kozmike, Nie tha me emocion: “Gjatë mbi 20 vjetëve, kam fluturuar në hapësirë tre herë. Çdo hap imi i vogël është pjesë e procesit të madh të çështjes së fluturimeve kozmike të Kinës.”

Më 17 shtator 2021, kabina e kthimit e anijes kozmike “Shenzhou-12” zbriti me sukses dhe tre kozmonautët kinezë, Nie Haisheng, Liu Boming dhe Tang Hongbo, ishin mirë me shëndet.

Më 17 shtator 2021, kabina e kthimit e anijes kozmike “Shenzhou-12” zbriti me sukses dhe tre kozmonautët kinezë, Nie Haisheng, Liu Boming dhe Tang Hongbo, ishin mirë me shëndet.

“Jeni përfaqësuesit e luftëtarëve dhe ngjitësve të panumërt të çështjes së fluturimeve kozmike të epokës së re të Kinës,” tha në 23 qershor sekretari i përgjithshëm Xi Jinping në Qendrën e Kontrollit të Fluturimeve Kozmike të Pekinit, kur bisedoi me tre astronautët kinezë që punuan në anijen kozmike “Shenzhou-12”.

“Jeni përfaqësuesit e luftëtarëve dhe ngjitësve të panumërt të çështjes së fluturimeve kozmike të epokës së re të Kinës,” tha në 23 qershor sekretari i përgjithshëm Xi Jinping në Qendrën e Kontrollit të Fluturimeve Kozmike të Pekinit, kur bisedoi me tre astronautët kinezë që punuan në anijen kozmike “Shenzhou-12”.

Anijet kozmike “Shenzhou”, satelitët e pozicionizimit “Beidou”, sonda hulumtuese e Hënës “Chang’e”, sonda hulumtuese e Marsit “Tianwen” ... punonjësit e disa brezave të çështjes së fluturimeve kozmike kanë luftuar vazhdimisht për hulumtimin e hapësirës, duke hapur një rrugë me karakteristika kineze.

Ëndrra njëshekullore për Olimpiadën ka vërtetuar gjithashtu procesin e luftës, zhvillimit, pasurimit dhe përparimit të kombit kinez.

Në vitin 2008, Pekini organizoi Lojërat Olimpike Verore “të pakrahasueshme”, ndërsa në vitin 2022 do të jetë pritësi i Lojërave Olimpike Dimërore, kur do të bëhet i pari qytet në botë që organizon si olimpiadën verore, ashtu edhe atë dimërore.

Gjatë viteve, sekretari i përgjithshëm Xi Jinping ka treguar vëmendje të madhe për punët përgatitore të Pekinit për Lojërat Olimpike Dimërore, duke theksuar më se një herë përdorimin e shumëhershëm dhe në mënyrë komplekse e për një kohë të gjatë të pallateve e stadiumeve sportive.

Më 18 janar 2021, Xi inspektoi pallatet e stadiumet të Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Më 18 janar 2021, Xi inspektoi pallatet e stadiumet të Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Në fillim të vitit 2021, një vit përpara hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, ai inspektoi pallatet e stadiumet olimpike, si dhe përgatitjet për garantimin e zhvillimit sa më të mirë të lojërave, gjë që i demonstroi botës besimin dhe vendosmërinë e Kinës për mbajtjen e të gjitha premtimeve për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore.

Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Tomas Batch tha: “Shpresoj nga zemra ta dekoroj presidentin Xi me një medalje ari.... Në drejtim të nxitjes së lëvizjes olimpike, Xi është kampion i vërtetë.”

Më 24 shkurt 2017, Xi Jinping inspektoi pallatin e hokejit mbi akull Wukesong.

Më 24 shkurt 2017, Xi Jinping inspektoi pallatin e hokejit mbi akull Wukesong.

Sot, kinezët e kuptojnë më shumë rëndësinë e një veprimtarie të madhe olimpike për Kinën, si dhe konceptin për olimpiadën e gjelbër, të përbashkët, të hapur dhe të ndershme.

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit do të hapen pas katër muajve, kur do të bjerë përsëri boria në rrugën e popullit kinez për plotësimin e ëndrrës.

Ndërkohë, në drejtimin e PKK-së, popullit po lufton edhe për plotësimin të ëndrrës për “100-vjetorin e dytë”, që do të thotë se në vitin 2049, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Republikës Popullore të Kinës, do të realizohet modernizimi i plotë i Kinës. /foto nga CCTV (Wang Lei]/ Artan)