交易会---[jiāo yì huì]---panair

Të martën u mbyll në Pekin Panairi Ndërkombëtar i Tregtisë së Shërbimeve i Kinës 2021. Të dhënat statistikore fillestare tregojnë që në këtë panair, janë bërë 1672 arritje të llojeve të ndryshme. Numri i këtyre arritjeve dhe vlera e transaksioneve e kanë kaluar nivelin e një viti më parë.

Panairi i tregtisë së shërbimeve është ekspozita komplekse me përmasat më të mëdha në tregtinë e shërbimeve dhe zhvillimi i këtij panairi ka ofruar mundësi të mira zhvillimi për ndërmarrjet e botës.

Kompania italiane MWI ofron shërbime për sportet dimërore. Përfaqësuesi i kompanisë Simone Sturla u shpreh për CMG-në që panairi i tregtisë së shërbimeve është një platformë plot me befasi, ku ofrohen raste për komunikim me klientët. Ata mund të ndiejnë pasionin e njerëzve për sportet dimërore dhe në të ardhmen do të shtojnë investimet në tregun kinez.

Panairi i tregtisë së shërbimeve ka ofruar një platformë për mënyrat e reja të tregtisë, si tregtia digjitale, dhe kjo është një dritare e re për përballimin e krizave. Vitin e kaluar, për shkak të pandemisë së COVID-19, niveli i tregtisë së shërbimeve u pakësua me afro një të pestën, ndërsa shërbimet digjitale shënuan rritje në këtë gjendje të vështirë. Sivjet, panairi i tregtisë së shërbimeve ka “digjital” si fjalë kyçe, duke krijuar zonën e posaçme të shërbimeve digjitale.

Në fakt, edicioni i këtij viti ka integruar zhvillimin në terren dhe atë në internet dhe kjo në vetvete është një praktikë tipike për shërbimet digjitale. Zv.presidentja e degës së kompanisë “Deloitte” në Kinë, Yang Ying, u shpreh për CMG-në që epidemia ende nuk është vënë nën kontroll të plotë dhe në kushtet e logjistikës dhe shkëmbimeve njerëzore të kufizuara, panairi i tregtisë së shërbimeve ka shfrytëzuar plotësisht teknologjinë digjitale, duke ndihmuar ndërmarrjet të zgjerojnë biznesin dhe të përballojnë ndikimet nga epidemia. Kjo ka treguar plotësisht potencialin gjigant të zhvillimit të ekonomisë digjitale e inteligjente.

Panairi i tregtisë së shërbimeve është një platformë e hapur që përpiqet për të ndihmuar vendet në zhvillim të eksplorojnë rastet e biznesit dhe të zbutin mosbalancimin e mëkëmbjes ekonomike. Në këtë panair kanë marrë pjesë shumë kompani nga vendet në zhvillim, si Filipinet, Estonia, Kamboxhia dhe Azerbajxhani. Organizatorët kanë planifikuar shumë veprimtari të posaçme, me synim që të promovohen produktet dhe shërbimet e këtyre vendeve. Krahas kësaj, edhe produktet simbolike të Iranit, Togos dhe Letonisë janë ekspozuar në këtë panair, çka ka krijuar një mundësi për kontakt nga afër të publikut me këto vende në zhvillim.

Më e rëndësishmja është që në këtë panair, është lëshuar sinjali që Kina do të zgjerojë hapjen në mënyrë të vendosur dhe do të shtojë më shumë besim për mëkëmbjen ekonomike globale. Në ceremoninë e hapjes, katër masat e shpallura nga Kina për ndarjen e rasteve të zhvillimit në tregtinë e shërbimeve dhe nxitjen e rimëkëmbjes dhe rritjes ekonomike të botës kanë inkurajuar vendet e botës. Profesori i politikave dhe ekonomisë ndërkombëtare në Universitetin e Sao Paolos të Brazilit, Marcos Cordeiro Pires, u shpreh që qoftë panairi i tregtisë së shërbimeve, qoftë ekspozita e importit CIIE, kanë treguar qëndrimin e Kinës për hapje në tregtinë e lirë dhe është “një reagim shumë i rëndësishëm ndaj unilaterizmit”.

Në fakt, Kina ka dhënë përgjigjen e saj për përballimin e vështirësive në ekonominë botërore, tregtinë dhe investimet ndërkombëtare: paqe, zhvillim, bashkëpunim, përfitime të përbashkëta. Numri i arritjeve në këtë panair ka treguar plotësisht që ky është një “çelës i artë” me efekt të mirë.

Edhe pse është mbyllur në terren, ky panair ende po vazhdon në internet, pasi Kina synon të krijojë një panair që nuk mbyllet kurrë. Ndërkohë, nuk do të “mbyllet” edhe bindja e Kinës në hapjen dhe bashkëpunimin me partnerët globalë. (Jiang Lei)