精品---[jīng pǐn]---produkt cilësor

Në edicionin e parë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Mallrave të Konsumit të Kinës, që u mbyll të hënën në Haikou të provincës Hainan, u demonstruan shumë produkte konsumi cilësore për botën, dhe kjo ekspozitë u shërbeu produkteve cilësore kineze si një platformë për hyrjen në tregun botëror. Sipas të dhënave fillestare, mbi 80 % e ndërmarrjeve pjesëmarrëse kanë shfaqur qartazi dëshirën për të marrë pjesë në edicionin e dytë të kësaj ekspozite dhe parashikohet se pavijonet e edicionit të ardhshëm do të jenë shumë të kërkuara.

Edicioni i parë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Mallrave të Konsumit të Kinës u mbyll të hënën në Haikou të provincës Hainan./ CFP

Edicioni i parë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Mallrave të Konsumit të Kinës u mbyll të hënën në Haikou të provincës Hainan./ CFP

Në një konferencë shtypi pasditen e së hënës, drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit të Ekonomisë Ndërkombëtare të Hainan-it Han Shengjian i tha medies se në këtë ekspozitë morën pjesë 1505 ndërmarrje nga 70 vende e rajone të botës (përfshirë Kinën) dhe 2628 marka. Numri i blerësve dhe i vizitorëve profesionalë në këtë ekspozitë i kaloi 30 mijët, ndërsa numri i vizitorëve të thjeshtë ishte mbi 240 mijë. Në kuadër të kësaj ekspozite u zhvilluan edhe 130 aktivitete për promovimin e markave.

Ekspozita 4-ditore mblodhi produktet më cilësore të mbarë globit dhe tërhoqi blerësit kryesorë vendës e të huaj, duke u krijuar një urë ndërmarrjeve të mbarë botës për të hyrë në tregun kolosal të Kinës. Shumë pjesëmarrës u shprehën se arritën rezultate frytdhënëse në këtë ekspozitë dhe presin të marrin pjesë në edicionin e dytë.

Edicioni i parë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Mallrave të Konsumit të Kinës u mbyll të hënën në Haikou të provincës Hainan./ CFP

Edicioni i parë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Mallrave të Konsumit të Kinës u mbyll të hënën në Haikou të provincës Hainan./ CFP

Një pjesëmarrës tajlandez tha: "Nuk më shkonte ndër mend se produktet tona do të shiteshin plotësisht. Vitin e ardhshëm do të marrim më shumë produkte për t'i ekspozuar."

Ndërsa një pjesëmarrës nga Zvicra vuri në dukje: "Kësaj here hekuri ynë profesional 'Laurastar' mori pjesë në këtë ekspozitë konsumi si pjesë e pavijonit të Zvicrës, por ne shfrytëzuam edhe rastin që Zvicra ishte vendi i ftuar i nderit në këtë edicion të ekspozitës për të zgjeruar tregun tonë në Hainan. Herën e ardhshme shpresojmë të kemi një pavijon me sipërfaqe më të madhe për demonstrimin e produkteve tona."

Një pjesëmarrës në ekspozitë nga Franca theksoi nga ana e tij: "Ka shumë kërkesa për të rezervuar pavijone. Shpresojmë të vijmë edhe në edicionin e ardhsëm dhe se do të lejohen më shumë pjesëmarrës."

Edicioni i parë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Mallrave të Konsumit të Kinës u mbyll të hënën në Haikou të provincës Hainan./ CFP

Edicioni i parë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Mallrave të Konsumit të Kinës u mbyll të hënën në Haikou të provincës Hainan./ CFP

Edhe blerësit e vizitorët e thjeshtë u kënaqën nga kjo ekspozitë konsumi. "Shumë marka morën pjesë në këtë ekspozitë, me produkte cilësore. Edhe ne patëm përfitime të mëdha," u shpreh një prej tyre.

Han Shengjian, drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit të Ekonomisë Ndërkombëtare të Hainan-it, shprehu shpresën se në edicionin e dytë të ekspozitës së konsumit, do të paraqiten më shumë produkte të reja dhe cilësore, që do të thotë se porti i tregtisë së lirë i Hainan-it dhe ekspozita ndërkombëtare e mallrave të konsumit do të shërbejnë si arenë e debutimit të të gjitha produkteve globale.

Han bëri të ditur gjithashtu se autoritetet vendore planifikojnë ta shndërrojnë këtë provincë ishullore në "qendër globale të konsumit të produkteve cilësore", që do të bëhet një "ekspozitë konsumi që nuk do të mbyllet kurrë". (Wang Lei/ Artani)