创新---[chuàng xīn]---Risi

"Kemi publikuar të parët në botë të dhënat e provave klinike, pesë orë më herët se ShBA-ja. Informacionet tona për rezultatet e fazës së dytë të provës klinike të vaksinave që u botuan më 22 dhe 24 korrik në revistën prestigjoze "The Lancet" janë po ashtu të parat të tilla në botë", tha me krenari shkencëtarja kineze Chen Wei për procesin e studimit të vaksinave. Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës botoi një koment, ku vihet në dukje se para pandemisë së papritur COVID-19, aftësia e risive studimore të Kinës ka kaluar një test të ri.

Znj. Chen Wei

Znj. Chen Wei

Në pesë vitet e fundit, Kina ka bërë një sërë arritjesh të rëndësishme tekniko-shkencore si lëshim i suksesshëm i satelitit të parë kuantik në botë, zbritje e suksesshme të sondës në anën e pasme të Hënës, vënie në përdorim i trenit të parë inteligjent me shpejtësi të lartë, nisje e funksionimit të radioteleskopit më të madh në botë FAST, kryerje e lundrimit të aeroplanmbajtëses së parë të prodhuar me forcat e veta, formim i rrjetit satelitor të pozicionimit global "Beidou" etj., nga të cilat mund të themi se aftësia studimore tekniko-shkencore e Kinës po ecën drejt përparimit të shpejtë dhe të vendosur.

Sipas komentit, arsyet pse Kina pati këtë përparim në risitë shkencore nuk ndahen nga politikat e favorshme dhe shtimi i pandërprerë i investimeve. Qeveria kineze e ka vendosur gjithnjë risinë shkencore si forcën më të rëndësishme që udhëheq zhvillimin e vendit. Lidhur me këtë, profesori asociuar i LSE-së(The London School of Economics and Political Science) Jonathan Liebenau vuri në dukje në një artikull se fakti që Kina u bë një udhëheqëse teknologjike botërore është rezultat i shumë faktorëve të brendshëm, duke përfshirë politikat e nxjerra nga qeveritë e niveleve të ndryshme të Kinës. Kurse përsa u përket investimeve, të dhënat tregojnë se në vitin 2019, Kina ka shpenzuar 2.21 trilionë juanë në studimet dhe kërkimet tekniko-shkencore (R&D), shifër kjo mbi nivelin mesatar të 15 vendeve kryesore të BE-së. Si rezultat, Kina radhitet në vendin e 14-t në listën e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale për paraqitjet e risive në vitin 2020 dhe me 17 grupe të përparuara teknologjike ndër 100 të para në botë, Kina zuri vendin e dytë vetëm pas ShBA-së.

FAST, radioteleskopi më i madh në botë

FAST, radioteleskopi më i madh në botë

Në pesë vjetët e fundit, risitë tekniko-shkencore kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin cilësor të ekonomisë kineze. Vitin e kaluar, përparimet tekniko-shkencore kanë kontribuuar 59.5% e rritjes ekonomike, shifër kjo që sivjet pritet të kalojë 60%. Tani, vlerat e prodhimit të 169 parqeve industriale me teknologji të lartë dhe të re kanë arritur në 12 trilionë juanë, sa 10% e PBB-së së Kinës. Pagesa e lëvizshme, shfrytëzimi gjithnjë e më i gjerë i inteligjencës artificiale (AI), të teknologjisë 5G etj., po ngrenë cilësinë e jetesës së banorëve kinezë.

Ndërkohë, si një vend i madh me përgjegjësi, Kina, duke ngritur aftësinë e saj në studimet dhe kërkimet tekniko-shkencore, po integrohet më aktivisht në rrjetin global novativ, duke nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimet ndërkombëtare për t'u sjellë popujve të tjerë më shumë mirëqenie. Si përshembull, Kina ka ndarë teknologjinë, produktet e bazuara mbi rrjetin satelitor të pozicionimit global "Beidou" me vendet përgjatë nismës "Një brez, një rrugë" dhe ka theksuar disa herë se pas studimit dhe hyrjes në përdorim, vaksinat e Kinës kundër COVID-19 do të jenë produkt publik global për të garantuar qasjet dhe përballueshmërisë së saj ndaj vendeve në zhvillim.