核酸---[hé suān]---acid nukleik

Kohët e fundit, Hong-Kongu po përballet me sfidën serioze të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë së COVID-19. Të dielën, numri i rasteve të reja të prekjes nga COVID-19 ishte 115, duke arritur mbi 100 për 12 ditë me radhë. Me kërkesën e qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, qeveria qendrore kineze dërgoi punonjës të testimit të acidit nukleik nga pjesa kontinentale në Hong-Kong, për të ndihmuar në punën antiepidemike atje.

7 anëtarët të ekipit të ndihmës nisën nga Shenzhen

Disa anëtarë të ekipit të ndihmës arritën të dielën në Hong-Kong. Qarqet e ndryshme shoqërore të rajonit janë të mendimit se punonjësit mjekësorë nga pjesa kontinentalë kanë përvojë të pasur antiepidemike dhe do të zgjidhin efektivisht problemet e Hong-Kongut në fushat ku ka dobësi për sa i përket luftës kundër epidemisë.

Ekipi i parë ndihmës i testimit të acidit nukleik nga Kina kontinentale përbëhet prej afro 60 laborantësh klinikë nga mbi 20 spitale publike të provincës Guangdong. Në të ardhmen, me bashkërendimin e organeve përkatëse të Hong-Kongut, ekipet e ndihmës do ta ndihmojnë rajonin për të zhvilluar testimet e acidit nukleik në një shkallë më të madhe dhe më të gjerë.

Në të njëjtën kohë, gjashtë specialistë me përvojë pune në spitalet e përkohshme të qytetit Wuhan janë dërguar për ta kthyer qendrën e ekspozitave "AsiaWorld-Expo" të Hong-Kongut në spital të përkohshëm për pacientët e prekur nga COVID-19.

Wu Zhibing

Lidhur me këto, këshilltari i Bordit të Drejtorëve të Spitalit "Yan Chai" të Hong-Kongut Wu Zhibing tha:

"Qysh nga sivjet, sistemi mjekësor i atdheut tonë ka mbledhur përvojë të pasur. Aftësia e testimit të acidit nukleik e Hong-Kongut lidhet ngushtë me metodat efektive të bllokimit të plotë të burimeve të sëmundjeve ngjitëse, por mangësia e Hong-Kongut në këtë drejtim nuk është përmirësuar. Me sa di unë, numri më i madh i testimeve në Hong-Kong brenda një dite është 8000 deri 9000, që është tepër pak krahasuar me nevojat. Tani na mungojnë edhe dhomat e spitalit me të ashtuquajtur presion negativ ajri. Prandaj, këto dy ekipe të ndihmës mjekësore ofrojnë ndihmë urgjente për sistemin mjekësor të Hong-Kongut dhe zgjidhin problemet në fushat e dobëta të luftës kundër epidemisë."

Specialistët hongkongas të shkencës mjekësore vunë në dukje se "ekipi i ndihmës i testimit të acidit nukleik nga pjesa kontinentale" dhe "ekipi i ndihmës për spitalin e përkohshëm nga pjesa kontinentale", që u formuan shumë shpejt nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, do t'u ofrojnë mbështetje teknike të përparuar në projektim, menaxhim dhe administrim qarqeve mjekësore të Hong-Kongut.

Personat e qarqeve të ndryshme të Hong-Kongut janë të mendimit se fakti që, kur ky rajon përballet me një situatë serioze të epidemisë së COVID-19, ekipet e ndihmës mjekësore të pjesës kontinentale arritën aq shpejt, tregon plotësisht dashurinë dhe mbështetjen e atdheut për banorët e Hong-Kongut, duke lehtësuar problemet e mungesës së burimeve dhe punonjësve mjekësorë në këtë rajon. (Xu Guang)