Kultura nacionale e Kinës

CRI

       Për të trashëguar e zhvilluar kulturën e pakicave kombëtare, rajonet autonome dhe qarqet autonome të kombësive të ndryshme në bazë të kushteve të tyre, kanë organizuar organizatat e tyre, si Lidhja e Shkrimtarëve, Shoqata e Dramaturgëve, Shoqata e Muzikantëve, Shoqata e Kërcimtarëve, Shoqata e Piktorëve, Shoqata e Kinematografëve, Shoqata e Fotografëve etj. Shkollat e larta dhe Institutet Nacionale të disa zonave autonome të pakicave kombëtare kanë hapur specialitetet e letërsisë së pakicave kombëtare, bile disa zona kanë hapur edhe shkolla e akademi artistike, si Konservatorë, Institute Operistik, Institute të Kinematografisë etj., ku janë përgatitur kontigjente të mëdha talentesh të letërsisë e të arteve të pakicave kombëtare. Për shembull, deri tani, në Tibet, Mongoli të Brendshme e Sinkiang janë hapur Institutet e Mjekësisë Tibetiane, Mongole, Ujgure dhe disa shkolla profesionale të farmaceutikës nacionale.

Tani në Kinë është formuar një armatë e shkrimtarëve e artistëve të pakicave kombëtare, si shkrimtari i kombësisë Mançure, Lao Shë, poeti i kombësisë Daj, Kang Lang Ying, shkrimtari i kombësisë Hëxhë, U·Bajsing etj. Janë organizuar edhe një numër trupash artistike profesionale dhe amatore të pakicave kombëtare, që gjallërohen nëpër fshatra, zona blegtorale dhe qyteza e lokalitete të pakicave kombëtare.

Janë botuar edhe një kontigjent materialesh të literaturës artistike të qarqeve folkloristike të pakicave kombëtare. Për shembull, para mbi 20 vjetëve, sektorët përkatës kinezë propozuan të botohen 10 përmbledhje të mëdha artistike, ku u përfshinë kontigjente të mëdha të materialeve artistike të pakicave kombëtare, si “Përmbledhja e këngëve popullore kineze”, “Përmbledhja e operave e melodive kineze”, “Përmbledhja e instrumenteve muzikore popullore e nacionale kineze”, “Përmbledhja e melodive të pjesëve dramarturgjike kineze”, “ Përmbledhja e valleve nacionale e popullore kineze”, “Historia e operave kineze”, “Përmbledhja e tregimeve e legjendave popullore kineze”, “ Përmbledhja e melodive popullore kineze”, “Përmbledhja e idiomave kineze” dhe “Përmbledhja e pjesëve dramaturgjike kineze”.

Botimet e literaturës letrare e artistike të pakicave kombëtare kineze janë zhvilluar më tej. Tani numri i këtyre botimeve në Kinë ka arritur mbi 100. Disa zona kanë nxjerrë edhe botime të posaçme të poemave, të melodive, të arteve të bukura, të filmave e dramave etj., ndër të cilat mbi 20 janë botuar në shkrimet e pakicave kombëtare. Janë shtuar në përpjesëtime të mëdha dhe librat, gazetat dhe revistat e zonave autonome nacionale të Kinës, Vetëm numri i këtyre lloj botimeve në shkrimet e pakicave kombëtare i kaloi të 3400 llojet.