CRI
Liuqin
është një insrument muzikor
me pickim dhe përfshihet në
kategorinë Pipa. Ai
titullohet si Liuqun ose
“Liu ye qin”, sepse ai
prodhohet me dru shelgu dhe
pamja e tij duket si formë e
gjethes së shelgut. Shelgu, në
gjuhën kineze, quhet “liu”,
ndërsa gjethja e shelgut
quhet “liu ye”. Pamja dhe
struktura e Liuqinit u ngjajnë
shumë atyre të Pipas.
Struktura më e hershme e
Liuqinit ishte shumë e
thjeshtë. Për shkak të
pamjes fshatare dhe të
ngjyrave lokale, kinezët e
quajnë me përzemërisht
“tu pipa”. Në gjuhën
kineze, hieroglifi kinez tu”
përkthehet fjalë për fjalë
si fshatar dhe thjeshtë.
“Tu pipa” është përhapur
gjerësisht në banorët e zonës
së Shandongut, Anhuit dhe
Jiangsut. Ai
përdoret si vegël shoqërues
për operat lokale.
Liuqin dhe Pipa janë të njejtë jo vetëm në pamje e
strukturë, por edhe në mënyrën
e luajtjes. Gjatë shfaqjes,
interpretuesit duhet të ulen
drejtë,duke mbajtur Linqin me
dorën e majtë dhe duke
shtypur telat me gishta. Dora
e djathtë u bie telave me një
pendë (plektër), të mbajtur
midis pulpës dhe gishtit
tregues të dorës së djathtë.
Qëndrimi gjatë shfaqjes
duket shumë i hijshëm.
Në
fund të vitit 1958, z. Ëang
Huiran dhe disa punëtorë të
fabrikës së instrumenteve
muzikore krijuan tipin e ri të
Liqinit, me tre tela dhe 24
shtylla muzikore. Liqini
tradicional ka vetëm 2 tela
dhe 7 shtylla muzikore. Në
krahasim me liqinin
tradicional, Liqini i tipit të
ri ka një diapazon
më të gjerë dhe është
lehtësisht ndryshon tonet,
edhe timbri mund shndërrohet
nga i zhurmët dhe i mbyllur në
më të ndritur. Në vitet
`70-të, z. Ëang Huiran
krijoi edhe tjetër tip të ri
të Liuqinit me 4 tela dhe
tingull të lartë. Krahas
shtimit të mëtejshëm të
telave e shtyllave muzikore,
ndryshimet kryesore të këtij
tipi të ri janë që kërcelli
i melekuqes zëvendësohet nga
bambuja dhe telat e mëndafshit
zëvendësohen nga tela çeliku.
Këto ndryshime përmirësojnë
dukshëm cilësinë e Liuqinit
dhe mbi këtë bazë Liuqini
filloi të shfaqet solo, duke
përfunduar kështu historia e
tij si vegël e shoqërimit për
gjatë mbi 200 vjetëve të
kaluara.
Sot,
Liuqini ka luajtur role të
ndryshme në shfaqjet muzikore
të Kinës. Në bandën e
muzikës popullore, Liuqin, si
një instrument muzikor
sopranoje dhe me tingull të
veçantë, përdoret të shfaqë
tema muzikore të zonës së
lartësisë së madhe dhe të
shfaqë kadencën e melodisë.
Krahas këtyre, Liuqin mund të
luajë rolin e mandolinës. Kështu
ai mund të krijojë një stil
specifik kur bashkëpunon me
orkestrën perëndimore.
Melodi: Lulëzimi i pemës së kapokut
|