Tempulli, shtëpia dhe pylli i Konfucit
CRI

Konfuci ka qenë një nga filozofët më të mëdhenj në botë dhe krijuesi i konfucizmit në Kinë.  Tempulli, shtëpia dhe varri (pylli) i Konfucit, vlerësimet e larta të Konfucit dhe të Konfucizmit nga perandorët e dinastive të ndryshme gjatë më shumë se 2 mijë vjetëve, kanë zënë një vend të dukshëm në historinë kineze dhe në kulturën e lindjes.

Tempulli, shtëpia dhe pylli i Konfucit ndodhen në qytetin Çyfu të provincës Shandong në lindje të Kinës.

Tempulli i Konfucit, i mbiquajtur “tempulli i parë i Kinës”, është terreni më i madh për të nderuar kujtimin e Konfucit.  Në vitin 478 para erës sonë, vitin e dytë pas vdekjes së Konfucit, mbreti i Mbretërisë Lu e bëri shtëpinë, ku kishte banuar Konfuci, në një tempull, në të cilin vendosi veshjet dhe sendet e Konfucit dhe organizohej çdo vit ceremonia përkujtimore.  Atëherë në tempull kishte vetëm 3 dhoma, më vonë, kultura konfuciane u bë gradualisht kultura zyrtare e Kinës, perandorët e dinastive të ndryshme zgjeruan pandërprerë përmasat e tij.  Tempulli mori përmasat e sotme në fillim të shekullit të 18-të me dekretin e perandorit Jonxhen të dinastisë Çin për zgjerimin e tij.

Tempulli i Konfucit me 500 dhoma është mbi 1 mijë metra i gjatë nga jugu në veri dhe ka një sipërfaq prej 100 mijë metrash ketrore, është një grup tjetër ndërtesash të lashta pas pallatit perandorak dimëror të Pekinit që ekzistojnë tani në Kinë dhe një shëmbull i ndërtsave të tempullit të madh të kohëve të lashta.

Në ndërtimin e tempullit të Konfucit u lejua të aplikohej stili i pallatit perandorak.  Ndërtesat e tij kryesore gjenden në boshtin qendror jug-veri, ndërtesat e tjera rradhiten në të dy anët e boshtit në mënyrë simetrike, ato kanë konstrukcion të rreptë dhe duken të rregullta e madhështore.  Në tempullin e Konfucit ka 9 salla lutjeje, 9 oborrë dhe në sallën e tij më të madh ka 9 dhoma.  9 është numri tek më i madh, që përdorej vetëm nga perandori në shoqërinë feudale të Kinës.  Ata që përdornin pa lejë numrin 9 në ndërtesat, do të vritej.  Në pallatin kryesor të tempullit ka 5 porta, sipas riteve feudale, vetëm në ndërtesat e perandorit kishte 5 porta, edhe në Pallatin perandorak dimëror të Pekinit ka 5 porta, pra tempulli i Konfucit gëzoi privilegjin e perandorit.

Ndërtesa kryesore e tempullit të Konfucit, pallati Daçeng, 30 metra e lartë dhe mbi 50 metra e gjerë nga lindja në perëndim, me tjegulla të verdha që ndrisin mbi çatinë e tij, duket shumë madhështore, ashtu si pallati Taihë i oborrit perandorak dimëror të Pekinit, duke e konsideruar si një nga “3 pallatet e mëdha të Kinbës”. Më tërheqëse janë 10 shtylla të gurta me figurat e dragonjve të gdhendur me mjeshtri të madhe para këtij pallati, ato janë 6 metra e lartë secila, figurat e dragonjve të gdhendur ndryshojnë nga njera tjera dhe janë  të bukura si ato në Pallatin peradonrak dimëror të Pekinit.

 

Në tempullin e Konfucit janë ekspozuar mbi 2 mjë stela të dinastive të ndryshme të Kinës, duke qenë një nga pyjet e mëdha të stelave në Kinë.  Ndër to 50 janë stela me mbishrimet e perëndorëve, duke treguar prestigjin e lartë të Konfucit në shoqërinë feudale.

Pranë tempullit të Konfucit, ndodhet shtëpia e tij, ku kanë banuar dhe banojnë pasardhësit e Konfucit, përsa i përket madhësisë, ajo vjen pas shtëpive më të mëdha të pallatit perandorak të dinastive Min dhe Çin (vitet 1368 – 1911).

 

Shtëpia e Konfucit që u ndërtua në dinastitë Song dhe Çin (shekujt 12-të – 13-të) ishte një çiflig tipik feudal.  Ajo zë një sipërfaqe prej 50 mijë metrash katrore, ku ka 500 dhoma.  Shpëndarja e dhomave është shumë karakteristike, pjesa e përparme ishte zyra pune, kurse pjesa mbrapme ishte terreni i jetë së përditshme.  Sallat e tyre kanë marrë stilin e rezidencës zyrtare të dinasitive Min dhe Çing.  Në shtëpinë e Konfucit janë ruajtur një sasi e madhe objektesh kulturore me vlerë të shumë madhe historike, si dokumente të çmueshme historike, veshje të dinastive të ndryshme, sende të ndryshme etj. 

Pylli i Konfucit është terreni i posaçëm i varrezave të Konfucit dhe të familjes së tij, të cilat janë varrezat fisnore më të mëdha që kanë zgjatur më shumë vjet sot në botë.  Pylli i Konfucit që zë një sipërfaqe prej 2 kilometrash katrore, është përdorur vazhdimisht si varreza për 2500 vjetë, ku ka 100 mijë varre të familjes së Konfucit.  Në pyllin e Konfucit janë ruajtur mbi 5 mijë stela me fieroglife të gdhendura në reliev qysh nga dinastia Han (vitet 206-220).

Pylli i Konfucit luan një rol të pazëvendësueshëm në studimin e zhvillimit politik, ekonomik dhe kulturor dhe të ndryshimit të zakoneve e shprehive të varrimit të dinastive të ndryshme të Kinës.

Tempulli, pylli dhe shtëpia e Konfucit janë trashëgimia e njohur  me përmbajtje të pasur kulturore dhe trashëgimia me vlerë të madhe natyrore.  Në tempullin, pyllin dhe shtëpinë e Konfucit rriten mbi 17 mijë pemë të lashta dhe të njohura, që janë dëshmimtare e zhvillimit historik dhe janë materiale të çmueshme për studimin e meteorologjisë dhe ekologjisë antike.

Tempulli, pylli dhe shtëpia e Konfucit janë të famëshme me përmbajtje të pasur kulturore, me historinë shekullore, me përmasa të mëdha, me objekte të pasura kulturore dhe me vlerë të madhe shkencore e artistike.  Në vitin 1994 ata u përfshinë në trashëgiminë kulturore botërore nga Komiteti  botëror i trashëgimive i UNESKO-s pranë OKB-së.