Muri i Madh Kinez

CRI
       

Muri i Madh Kinez, i konsideruar si një nga “ të 7 mrekullitë botërore” është vepra më e madhe e mbrojtjes ushtarake e kohëve të lashta të Kinës, që u ndërtua në një kohë shumë të gjatë.  Ky mur madhështor gjarbëron mbi 7 mijë kilometra në hartën e Kinës.  Në vitin 1987 Muri i Madh Kinez u përfshi në “listën e trashëgimive botërore”.   Ndërtimi i Murit të Madh filloi që në shekullin e 9-të para erës sonë, kur pushteti i pjesës qendrore të Kinës i lidhën me mure postërojat dhe kështjellat për t’u mbrojtur nga sulmet e  kombësive veriore.  Në periudhën e pranverës dhe vjeshtës dhe të mbretërive ndërluftuese të Kinës së lashtë, mbretët rivalizonin, luftrat vazhdonin pa pushim, mbretëritë e mëdha ndërtuan mure në malet kufitare për t’u mbrojtur nga sulmet e njera tjetrës.  Në vitin 221, pasi perandori Qin Shi Huang e bashkoi Kinën, i lidhi të gjithë muret e ndërtuara nga mbretëri të ndryshme, duke krijuar një mur të madh në kufirin verior, për t’u nbrojtur nga sulmet e kalorësve shtegtarë të stepës mongole të veriut, atëhere Muri i Madh ishte 5 mijë kilometra.  Në dinastinë Han pas dinastisë Qin, Muri i Madh ka arritur në mbi 10 mijë kilometra.  Gjatë historisë mbi 2 mijë vjeçare, sunduesit e periudhave të ndryshme të Kinës ndërtuan në sektorë të ndryshëm Murin e Madh, gjatësia e tyre e marrë së bashku i kaloi të 50 mijë kilometrat, kjo gjatësi mund ta rrethojë mbi një herë rruzullin tokësor.

  

Muri i Madh Kinez do të thotë Muri i ndërtuar në dinasitnë Ming (vitet 1368-1644), i cili fillon në perëndim nga gryka Jiayu i provincës Gansu në pjesën perëndimore të Kinës dhe përfundon në lindje, buzë lumit Yalujiang të provincës Liaoning të Kinës veri-lindore, duke kaluar nëpër 9 provinca, qytete dhe rajone autonome, ky Mur i Madh është 7300 kilometra i gjatë.  Si një vepër mbrojtëse Muri i Madh është ndërtuar në shpatet e maleve, në një reliev shumë të ndërlikuar gjeografike, duke kaluar nëpër shkretëtira, stepa, moçalishte etj., ndërtuesit e ndërtuan me konstruksione të ndryshme sipas relievit vendas, duke treguar  muençurinë dhe talentin e pakrahasueshëm të paraardhësve të kombit kinez.

Muri i Madh gjarpëron në kurrizin e maleve, poshtë Murit janë shkëmbinj të thepisur.  Në kushtet luftarake të kohëve të lashta ishte i pamundur sulmimi i qyteteve rrëzë Murit të Madh pa u mbështetur tek asgjë.  Muri i Madh u ndërtua me tulla kolosale dhe pllaka guri,  ai është rreth 10 metra i lartë dhe 4 deri 5 metra i gjerë, kështu ishte shumë i përshtatshëm për manovrimin e reparteve ushtarake, për transportimin e drithrave, municioneve etj. në rast lufte.  Në anën e bredshme të murit ka porta e shkallë të gurta për të ngjitur dhe zbritur, ka depo të armëve, drithrave dhe pika të pushimit të ushtarëve, kur sulmonin armiqtë, mund të ndizeshin flakë për të përhapur lajmin në mbarë vendin.

Sot nuk ka ekzistuar më funksioni konkret i Murit të Madh si një objekt ushtarak, por bukuria e tij e veçantë arkitekturale është mahnitëse. Muri i Madh është i bukur, madhështor, i fortë dhe i hapur.  Nga larg ai duket si një dragua i madh që fluturon mbi kurrizin e maleve, duke qartësuar male të larta dhe të ulta, kurse nga afër, Muri i Madh, kullat, bashkë me relievin përreth formojnë një pikturë magjike me forcë të madhe artistike.

Muri i Madh ka rënsësi shumë të madhe kulturoro-historike dhe vlerë turistike.  Në Kinë thuhet se “ata që nuk kanë qenë në Murin e Madh, nuk janë burra”,  si turistët kinezë ashtu edhe të huaj, duke përfshirë këtu edhe liderët e vendeve të tjera që kanë qenë për vizitë në Kinë, e konsiderojnë ngjitjen në Murin e Masdh si nder të madh.  Sektorët e njohur dhe të ruajtur mirë të Murit të Madh, si Badaling, Simatai, Mutianyu, Shanhaiguan i mbiquajtur “grykë e parë e Kinës” në lindje të murit, si dhe Jiayuguan në perëndim të tij në provincën Gansu etj. janë pika të njohura turistike, ku vijnë pandërprerë vizitorët.

Muri i Madh u ndërtua me mençurinë dhe djersën e qindra mijëra banorëve të thjeshtë punonjës kinezë, ai u ka rezistuar provave mijëvjeçare të stuhive e shtrengatave, bukuria e tij madhështore dhe forca e tij tërhiqëse janë simbol i trashëgimisë së gjakut të kombit kinez dhe i frymës kombëtare.  Në vitin 1987, Muri i Madh u përfshi në radhët e trashëgimeve botërore si “simbol i kombit kinez”.