Ishull Lezhe

Ishull Lezhe

Hoteli i Gjuetisë në Ishull-Lezhë i ndërtuar në vitit 1936 në një peizazh magjepsës natyror, një objekt me vlera të veçanta historike i është rikthyer aktivitetit turistik.

Mirditori Viktor Jushi, rreth të 60-tave, administrator i Hotelit të Gjuetisë, mjeshtër i punimit të gurit, shprehet se “ky objekt u ndërtua nga italianët për promovimin e turizmit të të apasionuarve pas gjuetisë.

Aty ka dhe një ndërtesë që lidhet me emrin e Kontit Çiano, ish-ministrit të Jashtëm të Italisë, të cilën do ta shndërrojmë në dhomë muze, duke e pajisur me objekte dhe relike të asaj kohe, të cilat po i mbledhim nga banorët e zonës, duke sjellë edhe një element tjetër atraksioni për vizitorët dhe pushuesit e shumtë që zgjedhin të pushojnë në “Hotelin e Gjuetisë”.

Më vonë, në kohën e komunizmit, ai vizitohej nga qeveritarë të asaj kohe, të cilët gjuanin shpendë dhe kafshë të egra të lagunës.

Ndërtimi i “Hotelit të Gjuetisë”, thotë Jushi, është realizuar në harmoni të plotë me ambientin, mikroklimën dhe respektimin e traditës lokale të ndërtimit me gurë e drurë. Elementë të cilat i kemi ruajtur me rigorozitet edhe ne, në rikonstruksionin e plotë që po kryejmë në këto dy vite në këtë ambient.

Hoteli i Gjuetarëve në Ishull-Lezhë ka historinë e vet dhe vlera arkitekturore, që i ruan ende sot e kësaj dite, falë investimit të kujdesshëm dhe rikonstruksionit autentik që ka bërë Jushi, pasi ai ishte në pjesën më të madhe të tij totalisht e shkatërruar.

Hoteli i Gjuetisë,1939

Hoteli i Gjuetisë,1939

Ishulli i Lezhës është pjesë e programit të qeverisë ‘100 fshatrat’ që përmes projekteve zhvillimore parashikon të sjellë një dimension të ri zhvillimit të agroturizmit dhe përmirësimit të ekonomisë së zonës.

Investimet që janë kryer në bashkëpunim të plotë dhe në përputhje me planin zhvillimor të qeverisë, e kanë kthyer sot resortin në funksion edhe si hotel, edhe si restorant, ku të serviren gatime me prodhime tradicionale të zonës, por mbi të gjitha me hapësirat në natyrë, ku është punuar në çdo pjesë për gjelbërimin, ruajtjen e faunës së egër dhe bimësisë autoktone.

Rikonstruksioni dhe planet për zhvillimin e ardhshëm të kësaj zone në pistë hipizmi, ambiente sportive, sipërfaqe me vreshta, pemëtore dhe serra, e deri në rikthimin e shëtitjeve me varka nga Ishull-Lezha në lagunë, synojnë ta rikthejnë shkëlqimin e fluksit të vizitorëve dhe turistëve vendas dhe të huaj, që deri para viteve ’80 arrinte në disa mijëra vetë.

Kjo lagunë është e pasur dhe me specie të tjera të rralla si Rosa e Egër, Bajza, Çafka, Karabullaku etj., që bëhen “pre” e aparateve fotografikë të turistëve të shumtë në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit.

Ishulli i Lezhës, mrekullia natyrore në “100 fshatrat”

Eshtë quajtur ‘ishull’ për shkak të sistemit lagunor që afrohet deri pranë qytetit të Lezhës.

Janë sisteme ujore si struga, kanale që kanë ndërprerë komunikimin e kënetës me Lezhën dhe tokat e saja duke formuar një ishull, por në të vërtet, sot ai lidhet normalisht me rrugën kryesore që të çon në Lezhë e në Shkodër.

Ndodhet rreth 60 km. nga Tirana dhe me një histori të vjetër si një sistem lagunor dhe destinacion turistik.

Është e para Zonë e Mbrojtur e Shqipërisë, e shpallur si Rezervë Gjuetie që nga korriku i vitit 1940.

Edhe sot ruan këtë status të emërtuar si “Rezervat Gjuetie dhe Rezervë e Menaxhuar”.

Kjo zonë përfshin një sistem ligatinash, ku përfshihen laguna e këneta, ujëra detare dhe, toka nën nivelin e detit dhe pyje tipike bregdetare, shkurre mesdhetare, rrjedhje ujore dhe toka bujqësore e kullota. Është një fshat që ushtronë dhe aktivitetin bujqësorë, por kryesisht ka aktivitetin turistik.

Hoteli i Gjuetisë

Hoteli i Gjuetisë

Njihet si një nga destinacionet turistike më të vizitueshme në veriun e Shqipërisë për natyrën e bukur, për turizmin e vëzhgimit të shpendëve ujorë, për gastronominë e veçantë, por edhe për kuriozitetin kulturor të saj.

Laguna është e pozicionuar në jugperëndim të qytetit të Shëngjinit, në perëndim të fshatrave të ishull Shëngjinit dhe Ishull Lezhës.

Aty ka dhe një ndërtesë të vitit 1939 e shpallur “Monument Kulture”, që lidhet me emrin e Kontit Çiano, ish-ministrit të Jashtëm të Italisë.

Hoteli i Gjuetarëve në Ishull-Lezhë ka historinë e vet dhe vlera arkitekturore, që i ruan ende sot e kësaj dite. Ndërsa kjo ndërtesë është në funksion edhe si hotel.

Çiano, dikur ftonte në këtë vilë shumë personalitete italiane dhe miq nga vende të ndryshme, si dhe projektuesit kryesorë të operacioneve ushtarake, strategjike e diplomatike të Duçes.

Më vonë, në kohën e komunizmit, ajo vizitohej nga nomenklatura e kuqe, ku personazhe të saj gjuanin shpendë dhe kafshë të egra të lagunës.

Ndërsa sot, hapësira është zgjeruar dhe vizitorët e kuriozët kanë mundësi ta vizitojnë atë deri në bregdet. Është një hapësirë e gjerë me bukuri të rrallë, ku laguna ujore gërshetohet me mjedisin përreth me shkurre e drurë të lartë.

Administratori Ishull Lezhe

Administratori Ishull Lezhe

Në hyrje të Zonës së Mbrojtur të Lagunës, është një portë-postbllok ku një rojë i AdZM-së së Lezhës, pret një biletë me një vlerë simbolike dhe më tepër interesohet për mjetet dhe vizitorët që të mos kenë mjete gjuetije me vete si, armë gjahu, mjete peshkimi, etj.

Gjuetija aty është e ndaluar dhe ai i porosit të mos shkelin ligjin e të dëmtojnë mjedisin.

Tani është sezoni që gëlojnë shpendët migratorë dhe turistët e vëzhgimit të tyre janë të shumtë.

Drejtori i AdZM Lezhë Pjetër Toni, thotë se kjo është një zonë që vizitohet nga vendas e të huaj që vëzhgojnë shpendët ujorë apo natyrën mbresëlënëse të këtij mjedisi, duke informuar se tani është sezoni kur numri i turistëve rritet dhe shkon mbi 300, 400 në javë.

Edhe në këtë lagunë, ashtu si në atë të Karavastasë, janë flamingot ato që tërheqin më shumë me shfaqet e tyre të “kërcimit” në ujë.

Kjo lagunë është e pasur dhe me specie të tjera të rralla si Rosa e Egër, Bajza, Çafka, Karabullaku etj., që bëhen “pre” e aparateve fotografikë të turistëve të shumtë në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit.

Sipas Pjetër Tonit, janë marrë të gjitha masat për sezonin turistik, ku turizmi i vëzhgimit në këtë lagunë bëhet prioritet.

Hoteli i Gjuetisë

Hoteli i Gjuetisë

Por, në Qarkun e Lezhës, nuk është vetë Ishulli, por dhe Fishta, Oroshi, Skuraj dhe Kukëli që janë projektuar në listën e “100 fshatrave” me prioritet zhvillimi.