PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Krisdayanti
2016-03-17 15:00:33 CRI Komenti juaj Printoni

Ajo ka lindur më 24 mars të vitit 1975. Ajo njihet me emrin Moniker KD dhe është këngëtare dhe aktore indoneziane. Ajo është motra e vogël e këngëtares së njohur Yuni Shara. Në moshën nëntë vjeçare ajo këndoi një këngë për filmin Megaloman. Pas plotë tre vite ajo ajo lançoi albumin e saj të parë "Burung-Burung Malam", së bashku me albumin me kolona zanore për "Catatan Si Emon". Gjatë viteve të gjimnazit ajo mori pjesë në shumë konkurse këndimi dhe modelingu. Në vitin 1991, ajo arriti në finale në konkursin "GADIS Sampul".

Me ndihmën e Younky Soewarno dhe Chris Pattikawa, ajo mori pjesë në vitin 92 në programin "kërkohet një yll" ku dhe fitoi çmimin e parë. Si rezultat i çmimit të fituar në këtë kompeticion, ajo regjistroi një album në Singapor me Pony Canyon .

Në vitin 1997, ajo u përzgjodh si "The Best of Asia Bagus". Gjithashtu ajo ka fituar çmime të ndryshme si "Best Indonesian Album awards", "Most Wanted Female Artist" dhe "Most Wanted Indonesian Video" si dhe "Most Favorite Female" për "Jangan Pergi, Yang Kumau" në vitin 2002 në MTV Indonesia Awards. Gjithashtu ajo është nominuar për çmime të ndryshme si "Best Female Supporting Role", "International Viewer's Choice Awards" dhe "Most Favorite Female".

Këngët e saja hit dhe performancat e saj konstante kanë bërë që ajo të jetë një ndër artistet më të paguara në Indonezi. Në vitin 1996 ajo u quajt nga Tabloid Bintang si një ndër zërat më premtues indonzian dhe në vitin 2007 në "Globe Asia", ajo u rëndit e 31-ta ndër 99 femrat më me influencë.

Ajo është martuar me muzikantin Anang Hermansyah, në 1996-ën. Ata kanë një djalë dhe një vajzë. Gjatë martesës së tyre, shumë herë ka pasur thashetheme, të cilat sigurisht janë përgënjeshtruar nga këngëtarja mbi jetën e saj private, duke thënë se ajo ka pasur lidhje jashtëmartesore me Dicky Wahyudi, Ari Sigit, (nipin e ish presidentit Suharto).

Martesa e tyre përfundoi në divorc në vitin 2009.

Pas divorcit me bashkëshortin e saj, ajo pati një marrëdhënie me Raul Lemos, një biznesmen ky, nga Timor Leste. Në mars të vitit 2011, ajo u martua me Raul Lemos dhe me 5 shtator të po atij viti u bë nënë për herë të tretë, me një vajzë. Ajo u largua nga skena për të qënë një nënë dhe bashkëshorte me kohë të plotë, por ajo shprehet se pasionin e saj për muzikën nuk do ta abandonojë kurrë.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China