PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Artisti kinez Xu Bing në Trienalen e Milanos
2016-02-25 15:04:52 CRI Komenti juaj Printoni

Për herë të parë në Milano publiku pati rastin të njihej me një artist kinez të kaligrafisë në ekspozitën e hapur këto ditë në Palazzo dell'Arte (Pallati i Artit).

Xu Bing, i lindur në Chongqing në vitin 1955 është një ndër artitët e shquar kinezë autor i videos së animuar me titull "Character of Characters," në të cilën pasqyrohet lindja e hieroglifeve kineze. Pikërisht vepra e këtij artisti e ka bërë atë të njohur ndërkombëtarisht, ndërkohë që sipas kuratorit të ekspozitës së Milanos, Hans de Wolf ai për here të pare merr pjesë në një ekspozitë arti në metropolin italian, Milano.

Kuratori tregon se ideja për këtë projekti i lindi para dy vjetësh kur ai kishte pare për here të pare këtë vepër të artistit kinez Xu Bing në Akademinë Qendrore të Arteve të Bukura në Pekin.

Ndërsa në vitin 2013, Wolf i pranishëm në Bienalen e Venecias pati rast të njihej nga afër me punën e rreth 100 artistëve kinezë deri atëhere të panjohur në nivel ndërkombëtar. Për këtë arsye gjatë kësaj periudhe kuratori Wolf vendosi të vinte në qendër të ekspozitës së sivjetshme të artit në Milano artistin kinez Xu Bing, krahas artistëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës, që komunikojnë me publikun përmes gjuhës së shkruar.

Trienalja e Milanos ka nisur më 13 shkurt dhe do të qëndrojë e hapur deri më 6 mars. Titulli i saj është "Xu Bing Worlds of Words/Goods of Gods" . Në edicionin e sivjetëm Trienalja I prezanton publikut artistë nga Afrika, Europa dhe India të cilët kanë eksploruar botën e fjalëve, duke përcjellë përmes artit fuqinë e kulturës së gjuhës.

Ndërsa shumë gjuhë të botës janë zhvilluar si piktograme duke u zhvilluar më pas në rrugë të tjera, gjuha kineze është e vetmja që ka një nivel të lartë dhe të sofistikuar të shkrimit të saj, thotë kuratori i Trienales së Milanos, Wolf

Vetë artisti kinez Xu Bing në një intervistë për agjencinë e lajmeve Xinhua ka thënë për hieroglifet se shkrimi i tyre ngjan me një pikturë dhe ndërsa fëmijët mësojnë të shkruajnë hieroglife ata në fakt i pikturojnë ato.

Sipas artistit kinez sistemi i edukimit reflekton dhe marrëdhëniet midis kulturës kineze dhe gjuhës. Në historinë e Kinës, secila dinasti kryente një reformë gjuhësore. Artisti Xu thotë se nëpërmjet artit të tij ai dëshiron të tregojë se sa rëdnësi ka kultura e lashtë e Kinës në historinë e saj bashkëkohore.

Xu Bing ka një eksperiencë të gjatë artistike në Kinë dhe gjatë viteve që ka jetuar në SHBA. Ai ve në dukje se sa kanë ndikuar në formimin e tij artistic dallimet mes kulturës së vendlindjes dhe asaj të Perëndimit, të cilat ai i ka përshkuar në veprën e tij m e titull "Square Word Calligraphy," e prezantuar në Trienalen e Milanos.

Një tjetër vepër e Xu në këtë ekspozitë është dhe ajo me titull "Book from the Sky," ku përmes hieroglifeve shprehet një formë loje, ku karakteret duken si reale, por nuk kanë një kuptim.

Sipas artistit kinez Xu gjatë gjithë ekzistencës së tij njerëzimi ka shtruar pyetjen se çfarë është arti, por ende nuk ka gjetur një përcaktim përfundimtar. Ai shton se rëndësi ka që arti i çdo forme të ndikojë në mënyrën e të menduarit të njerëzve dhe ta pasurojë atë.

Biografia

Artisti Xu Bing u lind në Congqing të Kinëd në vitin 1955. Ai ka jetuar 18 vjet në SHBA, ndërsa vitet e fundit pas kthimit në Pekin është zëvendëspresident i Akademisë Qendrore të Arteve të Bukura. Xu është i njohur ndërkombëtarisht për veprat e tij në artin e instalacionit, krijimin artistik në fushën e gjuhës.Ndër veprat më të njohura të artistit Xu Bing në fushën e instalacionit janë ato me titull "Një libër nga qielli", "Letrat e humbura", "Jade e thyer", "Panda Zoo" etj.Në vitin 1994 Xu ia kushtoi talentin e tij hieroglifeve kineze. Në vitin 1999 iu akordua Fondi Mac Arthur për kontributin në artin e instalacionit dhe kaligrafisë.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China