PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Horoskopi kinez 2016
2016-01-21 14:45:51 CRI Komenti juaj Printoni

DASHI në vitin 2016

I përkasin shenjës së Dashit të lindurit në vitet: ( 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991,2003,2015)

Ky vit parashikohet me surpriza për të lindurit në shenjën e Dashit. Do të keni rritje të të ardhurave dhe do të shfaqen mundësi për një dashuri të madhe tek beqarët. Çdo gjë këtë vit do të shkojë mbarë për personat që i përkasin shenjës së Dashit.

Karriera- Horoskopi i vitit 2016 thotë se peronat e shenjës së Dashit do të kenë guxim dhe përgatitjen e duhur për të realizuar me sukses një projekt ambicioz. Drejtuesit do të vlerësojnë shumë punën tuaj, duke ua shpërblyer më së miri lodhjen dhe përkushtimin.

Dashuria- Shumë beqarë të shenjës së Dashit do të kurorëzojnë lidhjet e tyre me martesë gjatë vitit 2016. Ndërsa për disa beqarë të tjerë parashikohet mbërritja e dashurisë së vërtetë.Do të kenë disa zënka gjatë vitit ata që jetojnë në çift, për shkak të mungesës së besimit te partneri.

Shëndeti- Astrologjia kineze parashikon që të lindurit në shenjën e Dashit do të gëzojnë shëndet të plotë dhe do të jenë të lumtur. Jeta në familje shkon mirë po ashtu dhe në punë. Të ardhurat rriten ndaj ju nuk keni arsye të stresoheni. U këshillohet të shmangni përgjegjësitë e mëdha në vendin e punës, në shkëmbim të shëndetit të mirë.

Pasuria Do të sjellë avantazhe për Dashin viti 2016 në fushën e financave. Puna e bërë me kujdes dhe përkushtim do të jape frytet e saj. Disa prej jush që merren me biznes do të ndërmarrin investime ambicioze dhe me sukses të madh.Kujdes nga entuziasmi I rritjes së të ardhurave.

Persona të famshëm në shenjën e Dashit: Mark Twain, Robert De Niro, Bill Gates, Mel Gibson, Nichole Kidman, Julia Roberst and Chow Yun Fat.

Tipare pozitive të Dashit: Krijues, Pasionant, Elegant dhe Artist në shpirt.

Tipare negative të Dashit: I ndrojtur, Pesimist dhe pa iniciativë.

Dashi përputhet me: Kalin, Derrin dhe Lepurin.

MAJMUNI në vitin 2016

I përkasin shenjës së Majmunit të lindurit në vitet: ( 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992,2004,2016)

Majmuni do të goditet nga fati i mirë gjatë vitit 2016.

Karriera- Viti do të nisë por parashikohen sfida të mëdha për Majmunin në 2016. Ka ardhur koha të përfundoni projektet e nisura vitin e kaluar, por pa u stresuar para se të nisni punën. Bazohuni në njohuritë dhe fuqitë tuaja për të realizuar planet.

Dashuria- Gjatë vitit 2016 çiftet e martuara do të përballen me momente stresi ku do të përfshihet dhe partneri. Beqarët duhet të mendohen se çfarë duan ata realisht në një lidhje. Nëse keni njohur dike mendohuni mirë a është personi i duhur për të bërë plane të mëdha.

Shëndeti – Shëndeti i Majmunit që gjatë vitit 2016 dotë përballet nga presioni i madh. Përpiquni të shmangni rënien në depression dhe gjendjen e ankthit në rritje. Ju këshillojmë të qëndroni sa më shumë me miq që ju bëjnë të djeheni mirë dhe të kryeni çdo ditë veprimtari fizike.

Pasuria- Sipas horoskopit kinez për Majmunin gjatëvitit 2016 duhet të tregoheni të kujdesshëm me të ardhurat.Paqartësia e të ardhmes ju bën të ndiheni i pasigurtë me fitimet tuaja, ndaj shpenzoni aq sa duhet realisht, pa kaluar në shpenzime të kota.

Persona të famshëm në shenjën e Majmunit: : Celine Dion, Jennifer Aniston, Julius Caesar, Leonardo da Vinci, David Copperfield, Joe Cocker dhe Christina Aquilera.

Tipare pozitive të Majmunit: I zgjuar, i suksesshëm, krijues dhe me kujtesë të mirë.

Tipare negative të Majmunit: Problematik, Fjalëshumë, me sedër të sëmurë dhe paranojak .

Majmuni shkon me: Miun dhe and Dragoin

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China