PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Horoskopi kinez 2016
2016-01-21 14:40:57 CRI Komenti juaj Printoni

GJELI në vitin 2016
I përkasin shenjës së Gjelit të lindurit në vitet : ( 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993,2005,2017)

Për të lindurit në shenjën e Gjelit ka ardhur koha të rishikoni marrëdhënien tuaj në çift, karrierën dhe pasurinë. Do të jetë një vit me vështirësi ndaj përgatituni ta përballoni me sa më pak stres. Falë këmbënguljes suaj do të arrini të kapërceni pengesat.

Karriera-Gjeli në planin professional duhet të jetë i kujdesshëm, pasi mund të mos ketë lajme të mira në vendin e punës. Mund të përballeni me intriga dhe momente të papëlqyera në punën tuaj prandaj përdorni intuitën dhe mos humbisni kontrollin e situates.

Dashuria –Parashikohet që Gjeli të ketë një shans të dytë në jetën intime. Ky parashikohet të jetë viti më i mirë në jetën dashurore të të lindurve në shenjën e Gjelit. Kjo vlen për të martuarit apo për ata që janë të dashuruar. Ndërsa beqarët duhet të kenë kujdes se nëse do të lidheni me dike nuk do të jetë ashtu siç besoni ju.

Shëndeti- Stresi do tju shoqërojë gjatë këtij viti për shkak të problemeve që do të keni në punë. Pasojat e lodhjes nuk do të jenë vetëm mendore por mund të ndikojnë dhe në gjendjen tuaj fizike. Këshilla jonë është të ushqeheni shëndetshëm dhe të kryeni veprimtari fizike

Pasuria- Një vit i mbarë parashikohet për Gjelin në 2016 përsa i përket gjendjes financiare. Këtë vit falë punës dhe ideve të qarta për investime do të mund të krijoni një buxhet personal,që ju bën të pavarur nga familja. Të ardhurat që keni ju japing siguri në jetë.

Persona të famshëm në shenjën e Gjelit: Britney Spears, Catherine Zeta Jones, Craig David, Enrico Caruso dhe Faye Wong.

Tipare pozitive të Gjelit: Mendimtar, Guximtar, Punëtor i palodhur.

Tipare negative të Gjelit: Arrogant, i pasjellshëm, Kokëfortë.

Gjeli shkon me: Gjarpërin, Dragoin, Demin.

QENI në vitin 2016

I përkasin shenjës së Qenit të lindurit në vitet : ( 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006,2018)

2016 i sjell Qenit sukses në karrierë dhe para. Parashikohet një vit i mbarë për të lindurit në shenjën e Qenit. Pavarësisht fatit do të keni nevojë për mbështetjen e miqve tuaj. Fati do tju shoqërojë të realizoni planet për një periudhë 5 vjeçare.

Karriera- Parashikohet një përparim i dukshëm në jetën profesionale të Qenit. Të lindurit në këtë shenjë do të jenë gjithë vitin të zënë me punë. Pas përfundimit me sukses të detyrave tuaja do të ngjisni pa vështirësi shkallët e karrierës.

Dashuria-Për këtë vit parashikohet që lidhja martesore e të lindurve në këtë shenjë të jetë më e mirë se kurrë. Ata që bashkëjetojnë do të kërkojnë të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre.Beqarët do të kenë shanse që të njohin nëpërmjet internetit dike me të cilin do të nisin një lidhje intime por dhe shumë të gëzueshme.

Shëndeti- Pjesëne pare të vitit Qeni do të gëzojë shëndet të mirë, kurse në muajt shtator-dhjetor pritet të rritet stresi për shkak të punës. Kujdesu për shëndetin tend fizik dhe mendor. Mos ler pas dore kontro

Pasuria- Të lindurit në shenjën e Qenit që kanë një biznes privat do të kenë rritje të të ardhurave. Disa nga planet e personave të kësaj shenje gjithashtu do të realizohen, ndonëse me përpjekje të mëdha nga ana e tyre. Një vend të rëndësishëm për këtë do të zenë miqtë tuaj.

Persona të famshëm të shenjës së Qenit: Bill Clinton, Leonard Cohen, Steven Speilberg, Mariah Carey dhe Bertolt Brecht.

Tipare pozitive të Qenit: Besnik, Miqësor dhe i ndjeshëm.

Tipare negative të Qenit: Kokëfortë, Egoist, Eksentrik.

Qeni shkon me: Tigrin, Kalin dhe Lepurin.

DERRI në 2016

I përkasin shenjës së Derrit të lindurit në vitet : (1935, 1947, 1959, 1971, 1983,1995,2007,2019)

Derri do të ketë sukses gjatë vitit 2016。Fati juaj do të përmirësohet shumë gjatë këtij viti . Puna dhe të ardhurat do të jenë në nivelin e dëshiruar. Yjet e fatit do të jenë në krahun tuaj për tju ndihmuar në realizimin e planeve. Ju këshillohet ti kushtoni më shumë vëmendje shëndetit, duke shtuar veprimtarinë fizike.

Karriera Derri duhet të fokusohet te projektet e tij, të cilat do të mbështeten sinqerisht nga kolegët e tij. Horoskopi kinez parashikon një karrierë të pasur gjatë vitit 2016.

Dashuria- Derri do të shijojë jetën familjare gjatë 2016.Për ata që janë në çift parashikohet një jetë plot mirëkuptim dhe dashuri. Ndërsa për beqarët nuk priten ndryshime të mëdha, madje u këshillohet ta marrin lehtë mungesën e partnerit. Ndoshta duhet të kujtojnë shprehjen "Më mirë vetëm, se sa në shoqëri të keqe".

Shëndeti-Të lindurit në këtë shenjë janë të pasionuar pas ushqimit të mirë dhe pijes. U këshillohet të mos e teprojnë me asnjerën nga këto dhe të jetojnë sipas një regjimi ushqimor dhe fizik të shëndetshëm. Disa prej të lindurve në këtë shenjë mund të preken nga sëmundja e tensionit apo sëmundje lëkure.

Pasuria-Derri është shumë i dhënë pas parasë edhe për faktin se i pëlqejnë veshjet e shtrenjta, udhëtimet dhe argëtimet. Këtë vit parashikohet që një ndihmë të madhe financiare personave të kësaj shenje u jep familja. Ndërsa për ata që janë në marrëdhënie pune priten rritje të të ardhurave, por që do të shkaktojnë shpesh stress dhe lodhje.

Persona të famshëm në shenjën e Derrit: Hillary Clinton, Bryan Adams, Woody Allen, Fred Astaire, Maria Callas dhe Sir Nowl Coward.

Tipare pozitive të Derrit : I sinqertë, Tolerant, i ndershëm dhe shumë realist.

Tipare negative të Derrit: I grindur, i vetmuar dhe Impulsiv.

Derri shkon me : Gjelin dhe Lepurin

Eda Merepeza

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China