PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Horoskopi kinez 2016, bisedë me kolegun Xu Guang
2016-01-07 16:11:03 CRI Komenti juaj Printoni

Horoskopi kinez, më i lashti në botë çdo fillim viti na sjell surpriza për fatin tonë. Për të mësuar mbi horoskopin kinez, shenjat e tij, ndryshimin nga horoskopi perëndimor zhvillojmë një bisedë në studio me kolegun Xu Guang, me emrin shqiptar Skënderi. Ai është i apasionuar pas astrologjisë dhe do të na njohë me vitin hënor kinez dhe vitin e Majmunit.

Horoskopi kinez i njohur si Shengxiao përbëhet ashtu si dhe ai perëndimor nga 12 shenja, që në fakt shprehen me simbole kafshësh. Secila prej kafshëve simbolizon vitin hënor dhe shenja e horoskopit llogaritet një cikël 12 vjeçar. Kafshët e horoskopit kinez janë Miu, Demi, Tigri, Lepuri, Dragoi, Gjarpri, Kali, Dashi, Majmuni, Gjeli, Qeni dhe Derri.

Viti 2016 do të jetë viti i Majmunit, që në gjuhën kineze quhet: 猴 hóu

I përkasin shenjës së Majmunit personat e lindur në vitet: 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016, 2028。

Viti i Majmunit nis më 8 shkurt të vitit 2016 dhe përfundon më 27 janar të vitit 2017. Këtë vit shenja e Majmunit i përket elementit të zjarrit, simbol i të cilit është ngjyra e kuqe.

Ndër karakteristikat e shenjës zodiakale të Majmunit, kolegu Xu rendit zgjuarsinë, shkathtësinë. Madje ai na tregon se për kinezët viti i shenjës së Majmunit konsiderohet me fat, ndaj pritet që këtë vit të lindin shumë foshnje.Elementi i fatit për vitin e Majmunit, sipas horoskopit kinez është Jin, që do të thotë Metali.

Vitet e të lindurve në shenjën zodiakale të Majmunit

02/20/1920-02/07/192

02/06/1932-01/25/1933

01/25/1944-02/12/1945

02/12/1956-01/30/1957

01/30/1968-02/16/1969

02/16/1980-02/04/1981

02/04/1992-01/22/1993

01/22/2004-02/08/2005

02/08/2016-01/27/2017

01/26/2028-02/12/2029

Numrat e fatit për të lindurit në zodiakun e Majmunit janë 1, 7, 8

Ngjyrat e fatit: e bardhë, e artë, blu

Lulja e fatit: krizantemi

Drejtimet e fatit: veri, veriperëndim, perëndim

Por sipas astrologjisë ka dhe shenja tersi për të lindurit në shenjën e Majmunit

Numrat e tersit 2,5,9

Ngjyrat e tersit-e kuqja, e zeza, gri, kafe e errët

Drejtimet ters-Lindja

Personaliteti i të lindurve në shenjën e Majmunit

 

 

Ideja e përgjithëshme për personat që i përkasin shenjës së Majmunit është se ata janë inteligjentë, kryesisht në karrierën e tyre dhe në arritjen e pasurisë. Të lindurit në shenjën e Majmunit dallohen si diplomatë në marrëdhënet me të tjerët. Ata janë të sjellshëm, të edukuar dhe të ndershëm, çfarë e bën të parezistueshëm në marrëdhëniet shoqërore apo intime.

Pikat e forta të shenjës së Majmunit janë

-Karakteri I forte

-Entuziasmi, shoqërizimi, siguria dhe të qenët krijues

Pikat e dobta të shenjës së Majmunit

-Është shumë xheloz dhe posesiv

-Ambicioz dhe egoist

-Arrogant

Shenjat me të cilat shkon Majmuni-Delja dhe Lepuri

Majmuni me këto dy shenja duket sikur janë krijuar për njeri-tjetrin, pasi kanë shumë të përbashkëta në personalitet dhe në jetë. Ashtu si Majmuni ata që i përkasin shenjës së Deles dhe Lepurit janë tolerantë, për aq kohë sa veprojnë në një terren ku shprehin lirinë e tyre. Jeta e tyre intime është vërtet argëtuese pasi Majmunët janë shumë kureshtarë dhe dëshirojnë shumë të njohin partnerin në të gjitha anët. Zakonisht këto shenja janë të përshtatshme për njera tjetrën pasi kanë pothuajse të njejtat mendime për jetën.

Shenja me të cilat nuk shkon Majmuni-Tigri dhe Derri

Këto shenja nuk mund të kenë harmoni mes tyre pasi kanë këndvështrime të ndryshme rreth dukurive të jetës së përditëshme. Është shumë e vështirë për këto shenja të komunikojnë me durim dhe respekt. Mosmarrëveshjet sjellin një sërë ndikimesh negative në marrëdhëniet mes tyre.

Personalitete të lindur në shenjën e Majmunit

Leonardo da Vinci, Charles Dickens, George Gordon Byron, Yao Ming, Celine Dion, Tom Hanks, Will Smith, Halle Berry, Christina Aguilera, Diana Ross, Elizabeth Taylor,Truman, Michael Douglas, Daniel Craig, Mick Jagger, Julius Caesar, Gisele Bundchen, Demi Lovato, Miley Cyrus, Selena Gomez, Perandoresha kineze Wu Zetian e dinastisë Tang. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China