PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hitet e fundit shqiptare
2015-12-28 15:46:30 CRI Komenti juaj Printoni

Gold AG ft Eni dhe Greta Koçi "Me mu"

Bashkëpunimi i fundit i Greta Koçit dhe Gold AG rezultoi një sukses dhe mbase pikërisht ky bashkëpunim i shtyu këngëtaret të punonin mbi projektin e ardhshëm sërish së bashku por me një ndryshim. Në këtë pojekt ishte pjesë edhe Eni Koçi, motra e vogël e Gretës. Eni është një këngëtare e cila ka performuar me këngëtarë të tjerë si Noizy-n me të cilin këndoi super hitin "Përgjithmon" që të gjithë e mbajnë mend. Greta ka filluar të këndojë që në një moshë fare të vogël në kanalin televiziv që ka babi i saj në Shkodër. Mgjithatë ne kemi foluar për Gretën më në detaje për karierën dhe jetën e saj. Sot do të fokusohemi pikërisht tek kjo këngë e cila ka pasur sukses të madh në Prishtinë dhe tani është përhapur në Tiranë dhe në kanalet televizive muzikore shqiptare. Kënga "Me mu" është një miksim i rrymës rap dhe turbofolk, duke e bërë një këngë shumë të këndëshme dhe komerçiale për publikun. Teksti është mjaft i thjeshtë në mënyrë që të kapet më lehtë nga publiku.

Kida "S'ki ide"

Këngëtarja kosovare Orhidea Latifi, e njohur me emrin e artit Kida nuk rresht së na surprizuari me punimet e saja gjithmonë novative. Ajo ka një zë shumë të pjekur për moshën e saj fare të re. Kida u bë e njohur për publikun ku edhe fitoi famë të menjëhershme, me bashkëpunimin me të madhin MC kresha dhe më pas me dubutimet e saja solo. Ajo është 19 vjeç dhe është cilësuar si këngëtarja shqiptare me stilin më të veçantë. Ajo vjen me një punim të ri të titulluar "S'ki ide". Një këngë ritmike, shumë moderne dhe e pëlqyer nga të rinjt.

NRG band "Ajo m'kalli"

Grupi kosovar NRG Band është një ndër grupet më të vjetra shqiptare të cilët kanë hyrë në tregun muzikorë duke sjellë një rrymë disi ndryshe. Ata kanë peformuar rap dhe turbofolk duke i bërë njerëzit të pëlqejnë muzikën e tyre dhe t'i ndjekin këngët e tyre. Ata kanë bashkëpunura me këngëtarë dhe grupe të tjera si nga trevat e Dardanisë dhe nga ato të Shqipërisë. Ky grup vjen me një këngë të re e cila ka vetëm disa javë që është hedhur në treg dhe po pëlqehet mjaft pasi është renditur në 5 këngët më të mira në hit-paradën shqiptare. Kënga titullohet " Ajo m'kalli" dhe ju ftoj ta ndjekim së bashku.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China