PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rruga e vjetër Qilou në Haikou
2015-12-24 15:36:21 CRI Komenti juaj Printoni

Rruga e vjetër Qilou gjendet në Haikou të Provincës Hainan. Qyteti Haikou është kryeqendra e provincës Hainan.

Rruga e vjetër është një shkrirje e stilit arkitekturor europian dhe atij aziatik, si dhe ka elementë të kulturës indiane dhe arabe. Shtëpitë kineze në Qilou formojnë peizazhin më ekzotik të qytetit.

Me një histori rreth 2,000-vjeçare arkitektura në këtë rrugë u krijua nga tregtarët kinezë jashtë vendit në vitet 1820-1840.

Në vitin 1858, me nënshkrimin e Traktatit të Tianjin-it, Jaikou hapi dyert dhe u shndërrua në një port tregtar. Me kalimin e kohës rrjeti i zhvilluar i transportit detar lidhte Haikou-n me disa qytete nga brenda dhe jashtë si Guanzhou, Xiamen, Beihai, Bangkok, Kuala Lumpur, Singapor etj. Tregtarët e Hainanit, të cilët udhëtonin mes ishullit Hainan dhe zonat bregdetare të Azisë juglindore sollën elemente arkitekturore nga vende të ndryshme, duke i dhënë Haikou-t një pamje euroaziatike.

Në këto ndërtesa janë skalitur elemente kineze, përfshi dragonj, feniks, lotus, lule kumbulle, bambu, krizantemë, dhe karaktere kineze.

Stili barok

Në total, kjo rrugë përmban mbi 200 ndërtesa Qilou, duke përfshirë 39 nga Rruga Zhongshan. Ndërtesa më e vjetër, ndërtesa Sipai, daton rreth 600 vjet më parë të dinastisë Song Jugore.

Historikisht, rruga ka pasur konsullatat, zyrat postare, bankat dhe dhomat e tregtisë të 13 vendeve të ndryshme. Sot, ajo mbetet qendra e biznesit Haikou, duke i lënë gjithashtu vizitorëve një shije të jetës tradicionale të Haikout.

Ndiqni intervistën me gazetarin Leftion Peristeri, i cili e ka vizituar këtë lagje të vjetër dhe do të na njohë me përvojën e tij.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China