PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Grupi EXO
2015-12-18 15:55:13 CRI Komenti juaj Printoni

Exo është grupi kinezo-korean i djelmoshave të cilët kanë fansa në të gjithë Azinë. Ata jetojnë dhe janë formuar në Seul. Ata janë krijuar nga S.M. Entertainment në vitin 2011, grupi ka 12 anëtarë të ndarë në dy nëngrupe përkatësisht EXO-K të cilët performojnë në gjuhën koreane dhe EXO-M të cilët performojnë në Mandarin. EXO arritën famën kur nxorrën albumin e tyre të tretë më të shitur XOXO në (2013-ën).

Albumi i tyre Overdose (2014) bëri që grupi të rënditej në top listën koreane të Billboard 200.

Në maj të vitit 2014, Kris hodhi në gjyqë S.M. Entertainment në mënyrë që të largohej nga grupi. Luhan bëri të njëjtën gjë në tetor të 2014-ës. Ndërsa gjatë 2015-ës, Tao pezulloi aktivitetet e tij dhe pastaj ndoqi rrugën e dy miqve të tij duke denoncuar kompaninë. Grupi vazhdoi me 9 antarët e tjerë.

Grupi performoi koncertin e tyre të parë EXOPLANET #1 - THE LOST PLANET. Biletat e këtij koncerti u shitën në 1.47 sekonda.

Koncerti i dytë i grupit EXOPLANET #2 - The EXO'luXion ishte një tjetër sukses. Pesë koncertet e grupit janë zhvilluar në Seul në Olympic Park Stadium ku rreth 1.2 million fansa kanë qënë të pranishëm.

Albumi i dytë i EXO Exodus, i cili u hodh në treg në mars të 2015-ës, në gjuhën koreane dhe në dialektin Mandarin pati shitje paraprake marramendëse rreth 500 mijë Brenda 24 orëve. Kënga e tyre 'Call Me Baby' ishte një "boom" i vërtetë muzikorë që s'bëri asgjë më shumë se sa shtoi dhe përforcoi numrin e fansave të tyre.

Hiti tjetër i tyre "First Love," i cili ishte i vlefshëm online, vetëm për 10 orë arriti të blihet nga admiruesit e grupit në kohë rekord. Ata arritën të përfundonin vidioklipin e këngës "Call Me Baby", në mars dhe versioni korean i saj arriti deri në 4,000mijë shikues dhe ai Mandarin në 2,milion në më pak se 24 orë.

Kënga 'Call Me Baby' provoi dhe vërtetoi se ishte një këngë e sukseshme duke fituar 18 herë në show muzikore të ndryshme.

Në prill të 2015-ës babai i Taos, pjestar i grupit ky, postoi në rrjetin social Weibo një letër ku kërkonte ndjesë fansave dhe kompanisë menaxhere pasi i duhej të tërhiqte të birin në Kinë për arsye shëndetësore dhe për të ndjekur karierën si solist.

Tao kishte pësuar plagë dhe goditje të ndryshme përfshirë një ndrydhje në gjurin e tij gjatë një aksidenti, gjë që bëri që të mungonte në prezantimin e albumit të tyre të dytë Exodus. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China