PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Një serial televiziv kushtuar Tereza Teng
2015-12-17 17:14:54 CRI Komenti juaj Printoni

22 vjet pas ndarjes nga jeta të ikonës së muzikës Tereza Teng, fama e saj vazhdon të mbahet e gjallë. Këtë e tregon dhe plani për një serial televiziv mbi jetën e divës kineze si një bashkëprodhim i kinestëve tajvanezë dhe atyre nga pjesa kontinentale e Kinës. Agjencia kineze e lajmeve Xinhua citon vëllain e këngëtares Teng Chang-fu, i cili ka bërë të ditur se Televizioni Satelitor i Hunanit, një ndër më të njohurit në tregun televiziv të Kinës, do të nisë vitin e ardhshëm realizimin e këtij projekti televiziv.

Këngëtarja e njohur Teng u lind dhe u rrit në Tajvan dhe nuk kishte shkelur kurrë në pjesën kontinentale të Kinës. Kjo nuk e pengoi ndikimin e saj në jetën kulturore të vendit, ndonëse ironikisht këngët e saj nuk ishin transmetuar në programet radiofonike. Por kasetat audio të viteve 70-të 80-të të shekullit të kaluar sollën në pjesën kontinentale të vendit zërin e saj të mrekullueshëm, interpretimin e ngrohtë që e bëri të fitojë zemrat e publikut kinez brenda dhe jashtë vendit.

Pas hapjes së Kinës ndaj botës këngëtarja Tereza Teng u popullarizua mjaft dhe shumë gazetarë e producentë nga pjesa kontinentale e vendit nisën ta kontaktonin. Nëse dëgjon këngët e Tereza Teng vërehet ndërthurja plot art që ajo i bën muzikës popullore me atë pop. Ajo ka shumë interpretime në mandarin, cantonisht por edhe në gjuhë të huaja si në anglisht apo japonisht. Deri tani këngëtares së njohur Teng i janë kushtuar një film artistik "Almost a Love Story" si dhe një musical. Tashmë publiku do të ketë rast të njohë më nga afër jetën e këngëtares së njohur nëpërmjet serialit televiziv që do të realizohet vitin e ardhshëm.

Tereza Teng u lind më 29 janar të vitit 1953 dhe ndërroi jetë më 8 maj të vitit 1995 për shkak të një krize astme, ndërsa ishte me pushime në Tajlandë. Prejardhja e prindërve të saj ishte nga pjesa kontinentake e Kinës. Ajo është e njohur jo vetëm në Kinë por edhe në vende të tjera aziatike për interpretimin e këngëve popullore, baladave romantike si "When will you return ?", "The Moon represent my heart" etj. Formimi i saj muzikor është mezzosoprano por ajo u dallua në interpretimin në rrymat mandopop, cantopop. Këngët e saj janë në mandarin, kantonisht, por dhe në gjuhët japoneze, angleze dhe indoneziane. Për interpretimin e saj Tereza Teng është nderuar me shumë çmime muzikore brenda dhe jashtë vendit.

Në kërkim të djalit kinez

Grupi britanik i muzikës pop i viteve 80-të, Wham!",në përbërje të të cilit ka qenë dhe George Michael ditët e fundit ka bërë një thirrje disi të veçantë. Ata kanë një foto të realizuar në prill të vitit 1985 në Murin e Madhe me një fëmijë kinez, të cilin tani e kërkojnë të identifikohet.

Atëkohë që përkon me vitet e para të hapjes së Kinës ndaj botës, koncerti i grupit të njohur britanik "Wham!" ishte vërtet historik për Kinën dhe kinezët, por edhe për opinionin publik botëror, pasi ky ishte grupi i madhë muzikor perëndimor që shkelte në Kinë.

Turi i britanikëve në Kinë zgjati 10 ditë dhe kulmoi me koncertin e tyre në Pekin ku morën pjesë 15 mijë spektatorë. Tashmë pas 30 vjetësh anëtarët e grupit duke marrë shkas nga fotoja e bërë në Murin e Madh me një vogëlush të rastësishëm kinez dëshirojnë të dinë cili është ai. Turneu në Kinë i grupit "Wham!" shënoi dhe kulmin e karrierës së solistëve George Michael dhe Andrew Ridgeley, të cilët u ndanë pas disa vitesh. Lajmi është publikuar këto ditë nga media kineze dhe ndoshta vogëlushi që tani do të jetë 35 vjeçar mund të njohë veten dhe të shuajë kureshtinë e këngëtarëve të famshëm britanikë.

"Henriku i V" në Pekin, Shangai dhe Hong Kong

Kompania Mbretërore Shekspir po planifikon vënien në skenat e Pekinit, Shangai dhe Hong Kongut në shkurt të vitit të ardhshëm të pjesës "Henriku i V".

Kjo do të jetë hera e parë që kompania me famë botërore do të interpretojë në skenat kineze të teatrit. Si një nga veprat e njohura të Shekspirit, "Henriku i V" ka në qendër të tij betejën e ashpër të Agincourtit. Vizita e kësaj trupe në Kinë është pjesë e turneut "King & Country". Ndërkohë një variant në kinezisht i "Henrikut të V" do të vihet në skenë në Shangai në tetor të vitit 2016, e cila do të drejtohet nga regjizori anglez Owen Horsley.

Kompania Mbretërore Shekspir po bashkëpunon me partnerët kinezë edhe për dy projekte të tjera, përkatësisht "The Shakespeare Folio Project" dhe " The chinese classics project", ndërsa në të ardhmen pritet që veprat e klasikëve të letërsisë kineze të përkthehen në anglisht.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China